E enjte, 25.04.2024, 12:23 PM (GMT+1)

Mendime

Fazli Maloku: Policia e Hashim Thaçit me tipare fashiste!

E hene, 16.01.2012, 08:59 PM


Policia e Hashim Thaçit me tipare fashiste!

 

Nga Fazli Maloku, Prishtinë

 

Intervenimi i djeshëm i policisë së Thaçit ndaj protestuesve paqësorë të Lëvizjes Vetëvendosje ishte krejtësisht e panevojshme dhe e pajustifikueshme. Protesta ishte tejet paqësore dhe mjaftë e disiplinuar. Shkalla e brutalitetit dhe ashpërsia e policisë në përdorimin e mjeteve si gazi lotsjellës, vrushkujt me ujë në një ditë plot acar, rrahje me shufra qytetarë të pafajshëm, të të gjitha moshave dhe gjinishë,  jo vetëm në rrugë, por edhe ndjekja nëpër ara, nxjerrja dhunshëm nga shtëpitë dhe dyqanet, nngrehja zhag nëpër asfalt, arrestimi i qindra protestuesish paqësorë, arrestimi i deputetëve të Kuvendit të kosovës dhe rrahja e tyre, kishte tipare të policisë fashiste millosheviqiane të njohura dhe të paharruara për shqiptarët.

Dita e djeshme-14 janar në fakt ishte një "gjendje e jashtëzakonshme" e pashpallur nga Hashim Thaqi dhe Qeveria e tij! Mbyllja e kufinjve, ku Kosova kufizohet me troje shqiptare, përjashtim bënte vetëm kufiri me Serbinë !! Postblloqet policore po thuaj në çdo kilometër rrugëve magjistrale, lgjitimimi i udhëtarëve në makina e autobusë, moslejimi i qytetarëve shqiptarë nga Shqipëria e nga Maqedonia të futën në Kosovë e dëshmojnë "gjendjen e jashtëzakonshme"!!

Por e gjithë kjo nuk ishte e papritur. Propoganda kërcënuese disa ditëshë nga vet Hashim Thaçi dhe Bajram Rexhepi, në adresë të Lëvizjes Vetvendosje, ishte përgatitje e terenit për një veprim të tillë. Edhe deklarata e Ambasadorëve të shteteve kryesore perëndimore dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte një legjitimitet për Qeverinë Thaçi, për një ndërhyrje të tillë ! Janë po këta ambasadorë të këtyre shteteve, të cilët i dhanë "qortim" Thaçit pse ky ndërhyri me polici për të vu rend dhe qetësi , zbatim të ligjit, në pjesën veriore të Mitrovicës, ku kriminelt serbianë ndaj policisë së Kosovës përdorën edhe armë zjarri, duke e vrarë një polic dhe e këshillonin që mos të përdorej forca, por problemet të zgjidhen paqësisht me bisedime !! Deri kurë Evropa do ti trajtojë shqiptarët në Ballkan si qytetarë të dorës së dytë?! Deri kurë Evropa vetëm ndaj shqiptarëve do ta justifikojë dhunën, vrasjet të cilat ua bëjnë të tjerët?! Sa fytyra i ka Evropa?!

Dhe krejt në fund një porosi për Hashim Thaçin dhe Bajram Rexhepin: Vëni gishtin kokës për gjendjen në të cilën e keni sjellur popullin shqiptar të Kosovës!!

Fëmija e juaj do të turpërohen para shokëve kur të prezentohen, se bijtë apo bijat e kujt janë!



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora