E premte, 19.04.2024, 02:15 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Shqiptarët - armiq të vetëvetes

E diele, 15.01.2012, 11:02 AM


SHQIPTARËT- ARMIQË TË VETVETES

 

Revolucionet enveriste alla R. Qosiste ende prezente në kokat dhe partitë shqiptare

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Të flitet, shkruhet, këndohet, analizohet, studiohet e çka jo tjetër për pupullinë të cilit i takon nuk ka diç më të vështirë ,dhe njiherit më të rrezikshme ngase mundesh të bëhesh pre dhe cak i sulmit nga anë të ndryshme të po të njejtit popull ë.  Këtu edhe nuk do të kishte asgjë të keqe sikur sulmet, sharjet dhe gjërat tjera që do bëheshin të ishin të faktueme dhe të kapshme për trurin dhe për atë se çka ishte tema ose fjala.

 

Përfaqsuesi i një grupi etnik apo edhe një kombi në momente të caktuara e ka ndoshta edhe obligim njerëzor dhe kombëtarë që në disa raste ti rreket rrahjesë së një qështjeje që ka të bëj edhe me popullin të cilit ai i takon, ngase çdo pjesëtar i atij populli i dinë më së miri të mirat dhe dobësit e asaj shoqërie pra atij kombi të cilit i takon. E vështirë është dhe mbetet që përfaqësues i një populli tjeter të merret me problematikën e një populli tjetër ngase jo vetem se nuk do të jetë real dhe i vërtet por në të njejtën kohë do kuptohet dhe shikohet edhe si subjktiv, ngase do të mund të nxirrte përfundime me prapavij të caktuar dashakeqe ose dashamire për një popull të caktuar duke u nisur nga simpatit apo edhe antipatit e tija personale. Nisur nga kjo besohet, sidomos në shekullin në të cilin jetojmë, se sot nuk duhet fshehur as e keqja po as nuk duhet lënë pa u përmendur e mira dhe të mirat që ka një grup, komunitet, etni apo edhe komb, e që kjo të jetë e kapshme athere të drejten për të thënë diç rreth kombit të vet e ka çdo njeri apo përfaqësues i atij apo këtij kombi.

 

Kombi ynë, kombi shqiptarë, popull me histori mijëra vjeqare, me traditë dhe resurse të mëdha si në aspektin historikë ashtu edhe në atë gjeografikë, një popull me nji civilizim të hershem me bagati me dhunti por edhe me probleme si pasoja të pushtimeve të ndryshme të gjata nga barbarë të ndryshëm  e të egër nepër shekuj, popull që në të njejten kohë pati dhe vazhdon ti ketë edhe dobësitë e veta të brendshme mjerishtë edhe sot e kësaj dite të pariparueshme, dhe e tërë kjo prapë me fajin e vet e kurrsesi të i vishet faji të huajit, ngase sot jemi dy shtete shqiptare me shqiptarët tjerë në trojet etnike që kanë mbërritur një nivel përfaqsimi dhe ngritje kombtare në fusha të ndryshme  jetësore.

 

Me shekuj luftuan shqiptarët për të ardhur në këto ditë që jemi, me mijëra vite shqiptarët mbijetuan dhe u ngriten të fortë edhe athere kur dukej se do na zhbëj Turqia, do na zhbëj sllavizmi me Serbinë dhe Greqinë në krye, por jo mbijetuam, u forcuam , u zhvilluam dhe në fund fituam edhe një shtet atë të Kosovës. Gjithë këto mundë të merren si punë, angazhim, dije, djers, luftë dhe bashkim i mendjeve dhe trupave tanë për të mbërritur këtu ku jemi, po tani më po shtrohet jo vetëm pyetja por edhe dilema; gjerë këtu mbërritem me të gjitha mundimet dhe me ndihmen e madhe të botës demokratike në krye me mikun me¨të madh të kombit shqiptarë SHBAnë, por si dhe kah më tutje?

 

>Athua po tregohemi të papjekur dhe të papërgatitur, të pavetëdijshëm dhe të pa koshiencë për tardhmen tonë, athua nuk po duam apo nuk po jemi në gjendje të çpihemi nga dehja e madhe e gëzimit që ne u çliruam nga shkau e Shqipëria u çlirue nga diktatura dhe diktatori me emër shqiptari, athua nuk po duam me qëllim të kapemi dhe të udhëtojmë me trenin e zhvillimit ekonomik dhe demokratik europian, athua po e presim degën në të cilën po mbahemi dhe rrëzimin tonë po e duam vet për inat të vetvehtes¨? Po mjerishtë nga të gjitha këto që u shkruan më lartë ka, dhe këtu duhet cekur dhe shkruar se çfarë i bëmë vetes këta 20 vitet e fundit, dhe çfarë jemi duke bërë edhe sot e kësaj dite.

 

- Shqipëria në vitin 1990 me mund dhe sakrifica, me tortura dhe me vrasje u çlirua nga diktatura dhe pushteti me emra shqiptarësh, pra u çlirua nga vetvetja ngase 50 vite nuk kishin qenë as rusët e as shkiet në Shqipëri që ta torturonin dhe sakatonin kombin shqiptarë, por ishin vetë shqiptarët komunistë shqiptarë që shkatërruan gati në themel dinjitetin dhe qenjën shqiptare, gati e kthyen në nji popull me emër” populli komunist stalinist enveristë” kombin tonë.

 

-Në të njëjten kohë në trojet shqiptare jashtë kufijve shtetëror si fillim në Kosovë filloi mobilizimi dhe bashkimi i kombit shqiptarë për të fituar atë që i takon, pra pavarësin, dhe si për inat dhe me qëllim po ato ditë regjimi komunist i R. Aliz mbushi anijet me shqiptarë drejt Italis ku u mbyten me qindra njerëz që donin të iknin nga ferri. Në Kosovë populli u vue me vullnet dhe entuziazëm pas vizionit të I. Rugovës dhe LDKsë për arritjen e cakut pavarësin e Kosovës, por mjerisht pak vite më pas njerëz me emra shqiptarësh filluan të kompromitonin këtë lëvizje me shantazhime dhe abuzime të natyrave të ndryshme vetëm e vetëm që të dobsohej fryma e fortë se pavarësia me ndihmen amerikane do jetë e pashmangshme.

 

-Viti i mbrapshtë në Shqipëri 1997. Që gjërat prapë ta marrin teposhtzen e madhe shqiptare u kujdesen kush tjeter pos soc-komunistet enverist nga Shqipëria dhe bashkëmendimtarët e tyre nga Kosova dhe përmbysen Institucionet e zgjedhura demokratike të Shqipërisë vetëm 7 vite nga çlirimi i zgjedhës diktaoriale enveriste. Atë vit Kosova përballej me sfida të mëdha edhe në aspektin ushtarak për të bashkërenditur politiken, diplomacin dhe ushtrin për çlirim kuptohet në emër të Institucioneve që ishin në Kosovë nga Presidenti e të tjerat, por mjerisht me ngjarjet në Shqipëri u krijue rrafshi që edhe Institucioneve të Kosovës dhe përgatitjeve të shumanshme tu ngulej thika pas shpine dhe të krijohej situata që të përmbyseshin ato dhe të zëvendsoheshin me krijesat marksiste leniniste enveriste për revolucion të vonuar të njeriut të dështuar dhe sëmurë psiqikishtë R. Qosjes me legenat e vet, kjo edhe do të ndodhta më vonë dhe me pasoja thuaj tragjike në kurriz të shqiptarëve. Në Shqipëri atë vit dhe vitet më pas vrahen në mes veti mbi 2200 shqiptarë, kallet shteti, vidhet shteti dhe shitet shteti shqiptarë sikur të ishte arë me patate.

 

-Marksistë leninistët e Kosovës të cilët disa edhe perlyen duart me gjakë në Shqipëri ,tani më filluan luftën për diferencimin e shqiptarëv në tradhtarë dhe patriotë, më luftëtarë dhe shpiuna, pra thjeshtë krijuan hapsirën për vrasjet ndërshqiptare, krijuan dhe realizuan gjëra të tmerrshme dhe me pasoja njerëzore, e tërë kjo për të uzurpuar mundin dhe punën e miliona shqiptarëve të Kosovës për liri e demokraci, pavarësi e mëvetsi. Që pasojat mos të ishin fatale njerëzit e menqur dhe atdhetarë të Kosovës u pajtuan dhe pranuan për hirë të së ardhmës, për hirë të gjakut shqiptarë, për hirë të kombit dhe për hirë të mos futjesë së gjakderdhjesë ndërshqiptare , që të jenë tbashkuar edhe pse të nënqmuar dhe të kërcnuar gjatë tërë periudhës së luftës dhe mjerishtë pasluftës.

 

-Me gjithë baticat dhe zbaticat e kohës dhe ngjarjeve lufta përfundoi por dora gjakatre shqiptare filloi të qëlloi me plumba mbi jetrat e figurave të çmuara dhe të forta kombtare, në Kosovën e pas luftës u vranë me qindra shqiptarë në kohën kur nuk kishte më serb në Kosovë, në kohën kur Kosova ishte e çliruar dhe e lirë, në kohën kur duhej fuqizimi dhe konsolidimi i shtetit, rendit dhe Institucioneve.

 

Për fat ato vite populli ia jipte voten të dashurit të vet, populli dëshironte urtësi, durim dhe zhvillim të gjithmbarshëm por kishte ende kundërshtarë, hajna, kontrabandues dhe shantazhues të cilët filluan të bënin tregti me shtetin vrastar, me shkiet që na kishin djegur dhe vra për së gjalli, pra filluan vlazërin tani më materiale ngase i lidhte edhe vëllazëria ideologjike enveriste-titiste.

 

-Shqiptarët pas lufte filluan të vjedhin njëri tjetrin filluan të mbyten për pronat e shkieve filluan të acarojnë raportet ndërvëllazërore, ndërfqinjësore dhe ndërregjionale. Një grup dhe shumë klane të caktuara  uzurpuan pasuritë shoqërore, uzurpuan objekte, toka, dhe pasuri tjera të patundshme, filluan pasurimin e tyre anormal por marramendës, filluan të bëhen elitë e luksit dhe i pushtuan qytetet kosovare me hunj dhe kallashe, pushtuan dhe katapultuan kryeqytetin njerëz nga regjione të caktuara në emër të luftës, në emër të patriotizmit dhe në emër të kombit- gjëra të tilla nuk mund të gjesh as edhe te disa fise apo popuj të prapambetur në Afrikë jo jo i gjenë vetëm në Kosovën e “patriotëve” enveristë.

 

Me 2007 në Kosovë shqiptarët, përmes partive politike apo thënë më mirë klaneve dhe grupeve kriminale vjdhin votat e nje¨ri tjetrit dhe sjellin në pushtet një qeverisja të hajnave, të të korruptarve, të të shantazhuarve dhe njerëzve të pa asnjë kredibilitet as njerëzor, as intelektual e as profesional..

 

Me 210 në Kosovë përseritjet vjedhaj si dukuri e një shoqërie e përsosur për vjedhje, kjo edhe si pasoj e një pasioni të krijuar, pushteti vjedh pse tmos vjedh edhe populli aty ku ka mundësi dhe gatishmëri. Vidhen votat ngase ato blihen me para, me milona të vjedhura nga pushtetarët, por ja që populli e do vjedhjen dhe ai që jap voten me para ai indirekt shëndrrohet në hajn dhe atë më te rrezikshëm se ai që vjedh prej fukarallëku nga mos pasja e gjanave elementare për jetë. Me këtë mjerishtë del në shesh se pas lufta në Kosovë përmes liderve dhe grupeve të caktuar interesi  kishte mbjellur sindromin e grabitjesë së çdo gjëje të mundëshme, vjedhejsë së shtetit dhe tardhmërisë...

 

Viti 2011, në Shqipërin e konsoliduar dhe të futur në NATO follon të përseritet pjesa e dytë e skenarit të revolucionit të vonuar të vitit të mbrapsht 1997, falangat sos-komuniste enveriste  me yryshe dhe falangizem sulmojnë shtetin dhe institucionet e shtetit të tyre. Në këtë tragjedi të poshtër shihen shqiptarët duke rrahur policinë e vet, duke goditur shtyllën e shteti dhe duke bërë turre  e shkaktuar djegjen e çdo gjëje shtetërore, dogjen automobilë, ndertesa e çka jo tjetër  vetëm e vetëm që të përmbysin qeverin e kundërshtarit të tyre politik të cilin me dëshirë do ta digjnin të gjallë edhe pse ai kishte stabilizuar shtetin e shkatërruar mu nga këta të 1997es, poshtersi e llojit të vet që vetëm ne shqiptarët dijmë ta bëjmë. Që rtragjedia të jetë mmë e madhe falanga soc-komuniste enveriste fut në lojë vrasjen e 4 shqiptarëve e që më von ta shfrytëzonin si pretekst për linçimin e qeverisë dhe Institucioneve shtetërore?!

 

Me 14. Janar 2012, një parti politike parlamentare organizon dhe udhëheq me një protest-demontratë kundër mos realizimit të një rezolute të Parlamentit të Kosovës për reciprocitetin në mes R. Së Kosovës dhe Serbise. Disa ditë rresht para se të ndodhte kjo në Kosovë, në media, në çajtore, në kafiteria, në zyre, në familje filloi ndarja e shqiptarëve pro dhe kundër, pra filloi të b¨het diferencimi sikur në kohën e demonstratave të vitit 1981, (në të cilat ishe edhe vetë pjesmarrës, i rrahur dhe i burgosur, familjarishtë i izoluar), kur njerëz të pushtetit të athershëm duhej të deklaroheshin dhe diferencoheshin pro ose kundër demonstratave studnetore dhe popullore. Kjo analogji sigurishtë se ngacmoi ndërgjegjen shqiptare, por edhe krijoi terenin e përshtatshëm për fillimin e grindjeve verbale e deri te ato fizike në mes pjestarëve të të njejtit komb. Deklarimet e të dy taborreve ishin më se të iritueshme, të vrazhda dhe tepër konfrontuese, përseri sikur në vitet e fillimit të luftës na doli në shesh dhe në pah ideologjia marksiste- leniniste-enveriste, tradhtarë dhe patriiot, luftëtar dhe frikacak, kombtarë dhe jo kombtarë, vetëm se kësaj radhe  ishte diçka më ndryshe  ngase këtu u ballafaquan njerëz dhe politikanë që dikur ishin bashkë dikur kishin një armik e ai armik ishte partia milionshe LDKja dhe Kryetari  e njiherit Presidenti Historik I. Rugova, pra dulein e filluan ish lojtarët e nji ekipi, dhe kjo luftë bajate dhe tepër e ulët tregoi edhe fytyrat e vërteta të të dy taborreve, saqë pas deklaratave të Thaqit për luften në skenë doli shoku i tij i  luftës i cili deklaroi se H. Thaqi ska qenë pjesë e luftës dhe se nuk e di nëse ka qenë në Kosovë gjatë lufte, pra kështu filluan të çpshtjellin lëmshin e patriotizmit dhe “ luftëtarizmit” të tyre. Të ndalemi te protesta, e cila duhet thën haptas se ka të bëj me dy figura të acaruara për egot e tyre dhe për inatet  e tyre personale, e jo për të mirën e Kosovës, nuk ka të mirë as nga kjo qeveri kuislinge dhe e futur deri në fyt në krim dhe kriminalitet, kontrabandë dhe korrupcion ,dhe atë me shkie të Serbise¨, por të mirë nuk ka as nga  pala tjeter ngase nuk mund të shihet se kanë ndonji program të mirëfilltë për zhvillimin dhe demokratizimin e Kosovës pos parullave bajate dhe boshe për një farë bashkimi kombtare, për një Shqipëri etnike e çka jo tjeter thua se ne shqiptarët nuk po e dashkemi këtë? Të dy taboret janë ish pjesë përberëse e një ideologjie ishin dhe janë ideologjikishtë enveristë andaj nuk kishte nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë të mira shqiptaria nga jo sëmundje  ideologjike.

 

Me 14 Janar në dy pika kufitare u rrahën shqiptarët, kësaj radhe jo më nga policia serbe por nga ajo shqiptare e R. Së Kosovës, me 14 Janar, qeveria do të thot se mbrojtem ligjin dhe kushtetuten, ndersa VV do të thotë na rrahen policia e kryemistrit ma zi se ajo e Serbisë dhe klështu do të thellohet hendeku, do të krijohen armiqësi të reja duke ditur vetëdijen tonë të pazhvilluar sa duhet rreth asaj se une do ia kthej rrahjen, do hakmerrem e ndaj kujt ndaj shtetit. Ne duhet të jemi të kjartë me veten tonë ne kemi Institucione dhe ato duhet respektuar por jo edhh dashur, këtu është dallimi rreth respektimit të normave demokratike.

 

-Në Kosovën e vitit 2012 pikat kufitare duhet ti ruaj policia dhe dogana dhe jo populli apo ndonjë subjeklt politik.Në vitin 2012 në Kosovë rendin dhe ligjin duhetta ruaj dhe realizoi policia dhe organet tjera të sigurisë, e deshëm ne apo jo qeverinë.Në Kosovën  e viti 2012 pushtete nuk duhet dhe nuk guxohet të rrezohen me turma dhe me protesta por me programe dhe me zgjedhje duke ruajtur dhe dhanë voeten drejtë aty ku dhe për ke duhet.Në Kosovën e vitit 2012 duhet luftuar në Parlament kundër keqqeverisjes, kundër keqmenagjimit të pasurisë shtetërore.Në Kosovën dhe Shqipërin e vitit 2012 duhet filluar me vetëdijësim se shtetin e mbajmë ne dhe se ne jemi përgjegjës për dështimet që ndodhin, ne duhet të fillojmë të hudhim dhe largojmë trashëgimit tona të prapambetura se shteti është një sinonim i së keqes, jo përkundrazi shteti është shtëpia e përbashkët për të mirën dhe të keqën e përgjithshme.

 

Dhashtë Zoti e na ngulitet në kokë se koha e revolucioneve bolshevike ka kaluar, duhet të ndodhin evolucione demokratike në kokat shqiptare përndryshe Serbia do të ketë gjithmon raste të pij shlivovicë me budallakitë tona...



(Vota: 13 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora