E enjte, 28.03.2024, 06:05 PM (GMT)

Mendime

Muhamet Hoxhaj: Borxh të madh i kemi Serbisë!!!

E enjte, 12.01.2012, 07:40 PM


Borxh të madh i kemi Serbisë!!!

"Po kur e kam pas parasysh sakrificën e 570 mijë (570.000) shqiptarëve, prej 1844 deri më 1999, m’u ka dukë se po e bëj një punë shumë të vogël për atë tragjedi të madhe që i ka ndodhur kombit tonë". (Prof. Dr. Nusret Pllana).

Nga Muhamet Hoxhaj*

Shifra dyshekullore flet vetë, andaj edhe kështu e titulluam shkrimin, se shumë borxh u paskemi sllavëve të ardhur nga malet e Karpateve, të cilët akoma i mbajmë sikur në një kopsht mbretërie me një kujdes të veçantë, kurse ata, në vend të respektit pse u ofruam mikpritje, tentuan të na mbajnë në një kopsht zoologjik.

13 vjet po bëhen kur Kosova arriti me një sakrificë të madhe, të humbjes së njerëzve, të ndahet nga okupatori sllavobarbar. Barbaria e tyre, gjenocidi që kanë ushtruar kundër popullit liridashës shqiptar, është i tmerrshëm. Edhe në ditët e sotme, kur popujt me vlera europiane mendojnë në ardhmëri më të mirë për vetveten, politika serbosllave gjuan me shkelma dhe harron se koha ka ardhur që ato të distancohen nga nacizmi i pavlerë i shtetit serb, një shtet që iu është dhënë nga zemra e mirë e tokës „Iliro Arbnore“, një shtet të cilin e kemi lejuar të ndërtohet me minierat e Kosovës dhe më në fund buka e jonë po na vret.

Vizita e Boris Tadiqit, krye(li)derrit serbosllav që ende vazhdon të trumbetojë me një politikë të prapambetur dhe me një qëndrim të kafshëve në kopshtin zoologjik për vendin e huaj, dëshmoi kësaj here më shumë se kurrë,  dhe tregoi se ne akoma biem në kurthat e tyre, dhe se negociatat të cilët po zhvillohen, sulmet të cilët nga parlamenti serb në veri të Mitrovicës po organizohen, populli serb në Kosovë i cili me çdo kusht i imponohet shtetësia serbe në vend të huaj, të bën të mendosh se cilët janë masat më të mira për të vazhduar një bashkëjetesë me ujkun sllavjan të ardhur si kojshi, por edhe me serbët e ardhuë në Kosovë si bashkështetarë.

Politika Shqiptaro-Kosovare, duhet me qartësi të mendojë për ardhmërinë e shtetit të Kosovës. Teksti dhe fjalët e Borisit duhet t’ua bëjnë më dije se ato nuk duhet menduar për rrugë të mëtejme në negociata apo biseda teknike, siç thuhet, po ato thjesht tashmë duhet që të mendojnë se ardhmëria e Kosovës është vetëm Bashkimi Europian dhe bashkimi me Shqipërinë dhe me trojet tjera etnike, edhe pse një bashkim i këtillë vështirë se mund të realizohet para se ta pranojë sovranitetin e Kosovës Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këtë e ka thënë Dr. Përparim Demi në një bisdë private me kryeredaktorin e Shqiptarit, Baki Ymeri, i cili e ka bërë publik në një shkrim të tij.

Mjaft më me pallavra arrogante të serbëve! Mjaft më me syverbëri për një politikë të pastërt me serbë! Ata kuptojnë një gjuhë, e ne gjuhën e tyre e kemi folur në kohën e luftës, dhe iu kemi përgjegjur me armë, se ndryshe nuk funksiononte, ndërsa në ditën e sodit kërkohet politikë e mençur, e pastërt dhe e sinqertë. Këtë nuk e kemi trashëguar nga sllavët, por interesante është se ne këtë e presim, dhe akoma ulim kokën dhe durojmë.

Vallë, deri kurë duhet të presim një durim të imponuar nga Europa dhe bota?

Por, duam apo s’duam, kështu është realiteti. Ky durim po na imponohet nga të tjerët dhe populli shqiptar i Kosovës akoma po hesht dhe po duron. Ndërsa politika e udhëhequr nga Qeveria e Hashim Thaçit, poashtu me pallavra të kota për ta verbëruar popullin, si me sintagmën „Kosova pa viza në Euuropë“, është një rrugë apo fitore që nuk do ta kishte shteti dhe nuk bën të shihet si sukses, përderisa papunësia, varfëria, korrupsioni,  pengesa që po ndal rrugët për njohje të reja, ruga ende e vështirë drejt Europës, sistemi shëndetsor, strukturat paralele serbe etj., po vazhdojnë me një politikë jo të sinqertë ndajë popullit, dhe as që po pregaditen projektet kryesore për të dalë nga kriza, kurse në disa media na tregohen përralla për dremitje fëmijësh, që nuk kanë kurrfarë dobie për kombin.

Deri kurë?

Vallë Qeveria jonë pse po i mbyll sytë në zhvillimin e suksesshëm për shqiptarët e Kosovës dhe po vazhdon të mendojë vetëm për mirëqenien e serbëve? Edhe kjo është një dukuri që duhet të largohet nga tavolinat e politikanëve tanë. Ato duhet t’i hapin sytë dhe të shikojnë që shqiptarët të jetojnë më mirë, sepse ne ishim ato që luftuam të kemi një jetë më të mirë, ndërsa serbët të cilët janë përgjegjës për gjenocid dyshekullor në Kosovë, avansohen me komoditete dhe me lajka.

Çfarë i kemi borxh Serbisë?

Pyetje retorike që i parashtrohet palës tjetër: Çfarë borxhi i ka Serbia Kosovës që kurrë nuk do të mund të na e kthejnë. Borxh që tashmë dy shekuj na e kanë dëmtuar me mbi 570 mijë viktima në njerëz. Gjenocid stil Holokausti gjatë dy shekujve të tërë. Barbari që nuk kërkon shumë qartësi. Shkelje njerëzore që smund të shkruhet me libra të tërë. Ata shkruajnë rreth 200 libra në vjet për Kosovën dhe kundër shqiptarëve, kurse ne çka bëjmë? Ata me vrasje, prerje, maltretim politik dhe ekonomik, kurse qeveritarët tanë me korrupcion dhe mashtrim. Kurë do të zgjohemi nga gjumi letargjik për ta kritikuar Qeverinë e Kosovës pse nuk e ka hedhur me kohë Serbinë në 'GJND' për krime lufte në Kosovë?

 



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora