E shtune, 20.04.2024, 07:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Adem Zaplluzha: Patën thënë

E enjte, 12.01.2012, 08:13 PM


ADEM ZAPLLUZHA

 

PATËN THËNË

 

(Mikut tim dhe rapsodit Agim Gashi)

 

Ai i donte kuajt e egër

I donte edhe stërkalat e shiut

Kur kishte takim me kujtesën

Nuk shtinte gjumë në sy

 

Herë këndonte ninulla

E herë

Këngët majëkrahut

Që dëgjoheshin tej shtatë fshatrave

 

Kishte lindur me këmishë

Thanë se nuk e merrte plumbi

Kafshonte erën

Kur ua prishte flokët nuseve

 

Me xhelozi ruante baladat

Dhe këndonte një këngë të vjetër

Për mëmëdheun e robëruar luftoi

Por nuk preu asnjëherë kurban

 

Ai vet kurrë nuk kishte fluturuar

Por i mësonte fëmijët se si fluturohet

Nëpër hapësirat e ndaluara të atdheut

Për çdo mëngjes i shënonte stinorët

 

Patën thënë se nuk e merrte plumbi

Sa herë që e burgosnin

Po aq herë kthehej ngadhënjimtar

Për t’i kënduar këngë atdheut



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora