Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Popat serbë

| E enjte, 12.01.2012, 08:29 PM |


Halit Bogaj

 

POPAT SERBË

 

Popat serbë mjekërrzi

Prapë  arritën në çmendi

Me  veprimin e përçart

Ngulën kryqin në asfalt

 

2

Bënin roje në Veri

Si atëherë në Kroaci

Ata ishin kujdestarë

Të vepronin si barbarë

3

 

Si pishtarë të armiqësisë

Shkelin udhën e njerëzisë

Si të këqinj dhe të mjerë

Nxisin luftën si gjithëherë

4

Por kanë mbetur si të ngratë

Në qëllimin afatgjatë

Popat kanë alergji

Për Kosovën Pavarësi

5

Po e shohin ku kanë mbetur

Të venitur dhe të tretur

Nëpër banda dhe taborre

Bëjnë veprime djallëzore