| E enjte, 12.01.2012, 08:29 PM |
Halit Bogaj
POPAT SERBË
Popat serbë mjekërrzi
Prapë arritën në çmendi
Me veprimin e përçart
Ngulën kryqin në asfalt
2
Bënin roje në Veri
Si atëherë në Kroaci
Ata ishin kujdestarë
Të vepronin si barbarë
3
Si pishtarë të armiqësisë
Shkelin udhën e njerëzisë
Si të këqinj dhe të mjerë
Nxisin luftën si gjithëherë
4
Por kanë mbetur si të ngratë
Në qëllimin afatgjatë
Popat kanë alergji
Për Kosovën Pavarësi
5
Po e shohin ku kanë mbetur
Të venitur dhe të tretur
Nëpër banda dhe taborre
Bëjnë veprime djallëzore