Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Elegji për At Gjergj Fishtën

| E enjte, 12.01.2012, 08:10 PM |


Elegji për At Gjergj Fishtën (1871-1940)

 

Nga Përparim Hysi

 

Po të falem Atë i Dashur

Që po shkruaj pak me vonesë

Por të lehtë nuk e kam patur

Që të thur për ty një vjershë.

 

Funddhjetori kur dhe frymën   *

U nise në “Kullë të Zotit”

Diktatura hodhi “brymën”

70-vjet e kusur motit.

 

I Françeskut të Azisit

Mbi klerikët qe Prelat

Ti qe Tata e Fisit

Për Atdhenë ke qenë Atë.

 

Atë për fe e për Atdhe

Atë për toskë edhe për gegë

Një kushtrim lëshove,the:

-Mblidhuni si kokrrat në shegë! * *

 

Të vogjlit i thirrshe”çiripupa”

Herë u thirrshe”çikirika”

Ti qe i mirë si buka

Ma i madhi ndër klerika.

 

Ideali katolik

Dhe ai françeskan

Kur Atdheu ka rrezik

Bashkë kristjanë e myslimanë.

 

Lidhe kishë edhe xhami

Bashkë kristjanë e myslimanë

Në rrezik,pra:jemi nji!

Kumti i madh si Françeskan!

 

Mu tek Ura e RRzhanicës

Luftë po bën ky,Marash Uca

Tek kalaja e Vraninës

Djeg barot bash Oso Kuka!

 

Dhe këndove me”Lahutë…”

Krejt me gjuhë popullore

Kënga hynte urtë e butë

Si me qenë krejt hyjnore.

 

Kudo shkeli këmba jote

E la gjurmën shumë të madhe

Fjala jote magjiplote

Si kushtrim e gjuhë kambane.

 

Kjo “Lahuta e malësisë”

Si “Iliada” e Homerit

Po s’të lanë e të bën”pis”

Ata larot e Enverit.

 

Tek vërshojnë në Gjuhadol

Erdhën dhe të dhunuan varrin

Ky regjim,ky diktator

Nuk e din që varri s’nxë Malin! ***

 

Se si mal u ngrite lart

Rrrojte nëpër këngë lahute

Ndaj këndoj për ty,o Atë!

Vitet shkojnë,por ti nuk humbe.

 

*ka vdekur më 30 dhjetor   1940

** varg nga “Lahuta e malësisë

***me kuptim metaforik.

 

E kam shkruar më 6 janar 2012, kur bie kryqi në ujë.