E premte, 29.03.2024, 11:59 AM (GMT)

Editorial

FBKSH: Ndarja e Kosoves dhe loja Domino...!

E shtune, 01.03.2008, 05:35 PM


FBKSH: NDARJA E KOSOVËS DHE LOJA DOMINO….!
 
24.02.2008: Krahas Rezolutës 1244 të OKB-së, edhe „Pakoja Ahtisaari“, shumë qartë e përcakton mos-ndryshimin e kufirit dhe pacenueshmërinë e territorit të Kosovës...

DEKLARATË PUBLIKE NR. 2 E ZËDHËNSIT POLITIK TË FBKSH-SË:

NDARJA E KOSOVËS DHE LOJA DOMINO….!

Krahas Rezolutës 1244 të OKB-së, edhe „Pakoja Ahtisaari“, shumë qartë e përcakton mos-ndryshimin e kufirit dhe pacenueshmërinë e territorit të Kosovës. Por, për gati 9 vite me rradhë, Kosova Veriore/ Mitrovica Veriore, Albaniku, ish-Leposaviqi dhe Zubin Potoku/ nuk është administruar as nga forcat ndërkombëtare (UNMIK dhe KFOR) dhe as nga ato vendore (SHPK dhe TMK), por atje dhe, mbi të gjitha në pjesën veriore të Mitrovicës, kanë vepruar ligjet e xhunglës, gjendje kjo që vazhdon edhe tani, kur u tha se atje janë stacionuar forcat e EULEX, të cilat detyrohen të ikin nga dhuna e bandave kriminale serbe, që duart e tyre i kanë të lyera me gjakun e popullit shqiptar të Kosovës Protektorat, që jo vetëm nuk janë luftuar nga UNMIK dhe KFOR por përkundrazi edhe janë përkëdhelur dhe ndihmuar regullisht.

Deri në vitin 1956 Albaniku (ish- Leposaviçi) dhe Zobin Potoku kanë qenë të Serbisë dhe, me qëllim të rritjes së numrit të popullsisë serbe në Kosovë, ish Jugosllavia ia bashkoi Kosovës, si dhe nga ana tjetër Serbisë ia aneksoi tri komunat e Kosovës Lindore: Preshevën, Medvegjën dhe Buajanocin. Prandaj, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), konsideron që Albaniku (ish-Leposavici) dhe Zobin Potoku t’i rikëthehen Serbisë, por jo pjesa veriore e Mitrovicës, sepse ajo jo vetëm që nuk ka qenë e Serbisë, por edhe krahas pasurive nëntokësore ajo (Mitrovica Veriore) përmban edhe ujin e Kosovës, që është gjaku i Kosovës, si dhe nga ana tjetër Kosovës t’i ribashkohet Kosova Lindore dhe kështu me rradhë, duke u krijuar komb-shtetet etnike në Ballkan, si: Shqipëria Etnike, Bullgaria Etnike, Greqia Etnike dhe pse jo edhe Serbia Etnike, por kurrën e kurrës JO „ Serbia e Madhe“, as „Shqiperia e Madhe“, as „ Bullgaria e Madhe“ dhe as „Greqia e Madhe“, gjë që përmes së cilës njëherë e përgjithmonë në Ballkan do të krijohej paqja e stabiliteti i përhershëm, dhe që do rrezatonte edhe në Evropën e Bashkuar dhe më gjërë, sepse do të arrihej balancimi i komb-shteteve në Ballkan dhe komb-shtetet e Ballkanit, ndër të cilët edhe komb-shteti shqiptar, me emrin Shqipëri, në Bashkimin Evropian do të integrohej si komb-shtet me dinjitet dhe prosperitet kombëtar.

Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) konsideron se ka ardhur koha e mbajtjes së Konferencës së Londrës II, e cila fillimisht do të abrogonte (zhvelftësonte) të gjitha vendimet e Konferencës së Londërs ( të vitit 1913) dhe kombit shqiptar do t’ia njihte të drejtën e vetëvendosjes, prandaj edhe kërkojmë që të gjitha forcat atdhetare shqiptare të bashkohen rreth Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH)dhe strukturave të tij.

Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,

Mr. Gafurr ADILI.

Tiranë, 24. 02. 2008.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora