E shtune, 25.09.2021, 07:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevat Muqaku: Ëndrra e lisit, valë e trazuar në liqenin e kujtimeve

E enjte, 12.01.2012, 08:44 PM


Ëndrra e lisit, valë e trazuar në liqenin e kujtimeve

 

Një vështrim për librin " Ëndrra e lisit " të autorit Milazim Kajtazi

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Muajin gusht, me të drejtë poeti Milazim Kajtazi e quan dhe e noton nga mërgimi, si muajin e tij dhe të shumicës së mërgatës shqiptare. Jo rastësisht në këtë muaj të vitit 2011, u kurorëzua një punë e madhe dhe e gjatë, e nisur me zell që nga fëminija, me botimin e përmbledhjes me poezi " Ëndrra e lisit ".

E përcjellën këtë vëllim, në mënyrë madhështore tri herë radhazi promovimet në mjedisin ku jeton dhe vepron poeti si dhe në qytetet Stuttgart dhe Singen, së bashku me autorët tjerë, në organizim të Shoqatës shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në Gjermani dhe Shoqatës për kulturë dhe integrim "Rinia".

" Ëndrra e lisit ", e merr mërgimtarin dhe zëdhënësin e tyre, që herë- herë shtrihet, ngritet, vdes dhe ringjallet, shpejt me vehte.

 

" Vargu im, ka një emër", prononcim i poetit me rastin e promovimit

 

Në vend të vajit Milazim Kajtazi ju këndon eshtrave të të parëve që pushojnë në vendlindje, atje ku duhet të ishte edhe poeti vet, ndërsa në vazhdim edhe fëminisë, rrugëve të cilat i shkeli çdo pëllëmbë gjatë kohës së rinisë, urës së ndarjes, vallës së djallit, lindjes së diellit, muajit maj,  tetorëve studentorë që shpirtin ja kënaqnin.

Psherëtinë thellë autori i këtij libri në vargun e tij, duke u konfrontuar guximshëm me temat; arratisje, shtëpi e harruar ku ogjaku më nuk tymon, e vetëm hijet bëjnë roje.

Hija e ligë e jetës së tij që e ndjek hap pas hapi, është mbret i shëmtuar, krijesë e natës, brum shqetësimi, që ia robëron ëndrrat, lumturinë, gëzimin dhe paqen.

Drenica dhe tërësia stërgjyshore e tij, si valë e trazuar në liqenin e kujtimeve, lundron dhe pikëllohet, provon në vazhdimësi këthimin e ndarjes në bashkim dhe pikëllimin në lumturi e buzëqeshje. Amaneti i nënëlokes, të cilës sytë edhe kur fryma i ndalet i lotojnë gjak, është gdhendur në vargun; " mos më qani, edhe pse jetën në vendlindjen parajsë i ligu u mundua të e zhbëj në ferr". Etjen dhe nostalgjinë e Milazimit për atdheun e ushqen shpresa për një jetë të ëmbël pas lirisë dhe dritës për të cilën fanarët e kombit dhe vegjëlia nuk kursyen as jetën, ndërsa pjesë e tij ishte edhe vet.

Një temë që e dominon këtë vëllim është mërgimi, të cilin nuk e ndriqon as dielli e as hëna. Është barrë e rëndë, vdekje për së gjalli, jetë në rrota, rrugë e pa kokë që s'i shihet fundi. Një tabllo tjetër që autori i këtij libri e përcjellë tek lexuesi, është pëshpërima ogurzezë, që zgërdhinë dhe i tregon dhëmbët plot me gjak të kuaguluar dhe të freskët, që i urrenë dhe ju trembet ikonave të ardhmërisë të cilat pranvera i ngrohu me vonesë kur jeta sillej si fantazmë mes parajsës dhe ferrit.

Poeti i mbetet besnik vetëdijshem fatit, syve, shpirtit të tij, njëjtë sikurse edhe yllit polarë, gjyshes dhe harrnit të tijë që i përjeton si të shenjëta dhe nuk i ndrron me asgjë.

Në vargjet dhe lisin e tij, të cilit patjeter duhet t'i ngrejë qatinë, Milazimi kujton miqët, njeriun e shpirtit me këngën e vjetër, pijet më të freskëta. Kjo është e kaluara e tij sa e dhimbshme po aq dhe krenare. E kujton të kaluarën e mundimshme, mediton dhe e imagjinon këndëshem këthimin në vendlindjen e tij. I kujton me qejf dhe krenari të përzier me dhimbje, anëtarët e familjes së tij- pjesë të trupit të tij, që i mungojnë shumë.

E urren farën e flliqur, heshtjen, vetminë, harresen e qëllimshme, jetën pise të moderuar, parazitët e kohës që të hanë për së gjalli, Jo rrallë, poeti e dëshiron si për inat, mbylljen e mallit përmes heshtjes, megjithëate e pranon se në përshëndetjen nga kjo botë do të jet e pranishme nostalgjia.

Milazim Kajtazi, porositë, që " varrin t'i pergadisin tek lugu i tij, të mos lakmohet dhe besohet buzëqeshja e verdhë e mërgimtarit, të mos i bëhet shërbim flliqurinave dhe jetës së rrejshme".

Gjat leximit, shfletohet jetë e tij me kujdes. Poetit i vjen keq për kohën e humbur, duke e urrejtur shpërpushjen e plagës së mërgimit, "lule e paqelur që edhe kur qelë nuk liron aromë". Shkruan hapur për fotografitë, mungesat dhe zbraztësitë që mbetën të tilla edhe sot në shpirtin e tij. " S' ka knaqësi më të madhe për motrën kur ia hapë deren vëllaut që këthehet nga mërgimi".

" Ëndrra e lisit ",  është libri i parë me poezi i poetit Milazim Kajtazi.

Poezisë kombëtare ju shtua një thesarë i mrekullueshëm ndërsa  lexuesi do ta ka më letë të kuptoi të vërtetën për mërgimin dhe faqet e tij. Autori I librit " Andrra e lisit ", përcjell më tutje tek lexuesit mesazhin e dëgjuar dhe të lexuar kaherë se " guri, rëndë peshon në vend të vet ".

Ideja per t'i bërë një vështrim- përshkrim këtij libri me poezi, më lindi nga vet autori i këtij libri, i cili shumë spontanisht përcjell tek miqët e fjalës së shkruar krijimet më të freskëta të tij sikurse edhe përshtypjet për librat e lexuar të autorëve tjerë.

 

Biografi e shkurtër

 

I lindur në Klinë te Mesme të komunës Skenderaj, Milazim Kajtazi mbaroi shkollën fillore në vëndlindje, të mesmen në Skenderaj dhe Mitrovicë ndërsa Fakultetin Xehetaro-Metalugjik në Mitrovicë. Emigroi në vitin 1991 në Zvicër, e provoi mërgimin edhe në Suedi, aktualisht jeton dhe vepron me familjen e tij të ngushtë në Gjermani.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora