E merkure, 24.04.2024, 07:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Bebeka Alla tashmë firma e TOB-it

E enjte, 12.01.2012, 07:54 PM


Inva Mula vjen pas 20 vjetësh për herë të parë edhe si sponsorizuese e artit, për artin që e krijoi

Fundvitin 2011 isha spektator në mbëmjen gala të TOB-it. Kudo ndihej atmosfera e festës, spektatori elegant priste hapjen e mbrëmjes. Dhe ajo filloi bukur  nën ndriccimin e dritave, shkëlqimit të skenës, tingujve të muzikës së orkestrës sinfonike. Kësaj atmosfere zoti Zhani Ciko i shton edhe prezantimin e dy kalendarëve  me personazhet e operave dhe baleteve , të ideuar dhe realizuar me një mjeshtëri të rrallë artistike nga piktor grimjorja dhe fotografja Bebeka Alla. Ky është pasioni i një pune të mbledhur, ku trasformimi i personazheve në                skenë është i përkohshëm dhe në këto kalendare mbetet  përjetësisht.

Bebeka Alla

“Unë kam dëshirë që gjërat të jetojnë jo vetëm si kujtime por dhe të preken dhe pikërisht kjo është një nga arsyet qe më shtyn në krijimtarinë time të eci perpara. Me hapjen e siparit, harrohen lodhja, vështirësitë dhe emocionet të rëmbejnë për të shkëlqyer…duartrokitje pa fund. Sipari  mbyllet, gjithshka i kthehet normalitetit, pikërisht ato emocione, ato duartrokitje, jam munduar të jem e kujdesëshme ti ruaj dhe t’ja u dhuroj  nëpërmjet kalendarëve. Një dhuratë dhe kujtim për artistët e skenës në fund viti. ….Dua të falenderoj Gelton Priftin, Erald Lamja (studjongrafike Vigette  Marketing),  Olta Myftarj dhe të gjithë artistët e TOB-it për bashkpunimin dhe në veccati falenderoj artisten e madhe Inva Mula që vjen pas 20 vjetësh për herë të parë edhe si sponsorizuse e artit, për artin që e krijoi”.

Inva Mula

“Sponsorizimi i kalendarit nga Fondacioni “Hi Clasic” është bërë me shumë dëshirë nga ana ime, për faktin se bëhej fjalë për të mbështetur një iniciativë që kishte lidhje me artin skenik. Ideja e mikes time, Bebeka Alla, për të prezantuar solistët e operës dhe baletit në ccdo muaj të vitit është shumë positive dhe me një vlerë të veccantë. Solistët e TOB-it vijnë pranë artëdashësve  në gjininë e artit figurativ nëpërmjet kalendarëve dhe unë mendoj  se kalendarët  shërbejnë  për të afruar publikun gjithmonë e më shumë drejt operës dhe baletit. Unë vetë ndihen e lumtur që për gjatë gjithë vitit 2011 do të jemë pjesë e juaja”.

Zhani Ciko

“Ka dy vjet që krijuesja jonë, mjeshtrja e grimit artistik , Bebeka Alla ka ideuar dhe realizuar me një shije të hollë dhe plot elegancë kalendarët  për operën dhe baletin .Ky realizim është mishërim i kulturës dhe pjekurisë krijuse  të mjeshtres tonë ,dhe kështu  ne kemi fatin ti shpërndajmë kalendarët, si kartolinën tonë në festat e fund vitit. Dua të them se këto kalendarë tregojnë pasurinë e shfaqjeve tona, tregojnë nivelin e realizimit artistik që kanë ato. Pervecc këngëtarëve tanë aty janë edhe këngëtar të huaj, që tregon bashkëpunimet brenda dhe jashtë shtetit që bën ky teatër për të qenë i integruar dhe mund të them se kalndarët janë dhe arsyea e krenarisë tonë për shkak se në mënyrë shumë konccize japin një objekt të kulturës së lartë. Nga këto kalendarë adhuruseve të operas i jep kënaqësi portreti i Inva Mulës,Eva Golemi, Mariana Lekës, Ylber Gjinit, Armando Kllogjrit,janë të gjithë artistët që mbajnë peshën e këtij teatri, por gjithashtu të shikojnë dhe larminë e roleve dhe veprave që realizojnë këta artistë, dhe vetëm duke lexuar portretet e artistave kupton se ccfarë larmie ka sezoni ynë artistik vjetor. Vlera e këtyre kalendarëve tashmë është pjesë e historisë së operas” .

 

-            Irini Nikolla; “Gjatë gjithë karrierës sime Beka më ka ndjekur nga mbapa dhe ndryshimi im në personazh është falë dorës së saj magjike”

-          Ylber Gjini; “ Natyrisht që jam ndjerë mirë sepse është hera e dytë që Beka merr përsipër që të realizojë një kalendar me solistë të operas dhe për mua ky është një vlerësim”

-          Ezdalin Gorani; “Ndjehem shumë mirë, kjo është njëra nga punët që Beka ka bërë me mua. I uroj suksese të mëtejshme”

-          Manjola Hasani; “Mua mu kujtua koha kur vija ne Teatrin e Operas dhe Baletit dhe vërtett jam ndjerë shumë mirë që isha në ktë kalendar” Faleminderit Beka.

-              Isida Mollaymeri; “Ndjehem shumë e priviligjuar si më e reja e TOB-it, sepse unë kisha     edhe një rol aty. Urimet më të mira për këtë kalendar ”

-          Ledia sula    TOB-it, për më tëper që ndodhen balerinët më të mirë në këtë kalendar dhe unë jam e priviligjuar që ndodhem aty”.

-          Dion Gjinika  “Zogu i zi për mua është një nga rolet e veccanta për trasformimin që  më është bërë,( nuk jam më Dioni) dhe kjo tashmë ka metur  edhe në një foto po kaq e veccantë artistike”

-          Dorina Selimi; “Ndjehem e vlerësuar se jam përsëri për herë të dytë pjesë e këtij kalendari ku janë të gjithë artistët më të mirë të TOB-it”

-          Sonila Babocci; “Kënaqësi e kemi sa herë që dalim. Kalendari i parë ishte bardh e zi, ndërsa ky i dyti ishte me ngjyra dhe më ndryshe. Jam e lumtur që jam aty duke parë se në këtë kalendar është edhe Inva Mula.”

-          Eva Golemi; “ Është diccka e veccantë për mua dhe jam ndjerë mirë që në kalendarin e parë . Kjo ishte hera e dytë që ne artistët e operas ishim pjesë e këtij kalendari. Mendoj se jemi me fat që punojmë me Bekën”

-          Rovena Shqevni; “Për ne të baletit ishte hera e parë që u bëmë personazhe të një kalendari dhe kjo është një gjë e mirë sepse portreti mbetet  si kujtim për atë që ti ke bërë. Jam ndjerë e vlerësuar”

-          Alisa Gjoni; “Gjithmonë ka një herë të parë dhe për ne balerinët. Ndjej emocione kur e shoh vehten pjesë të kalendarit”

-          Jonida Onuzi; “Dalja në një kalendar të jep një kënaqësi më vete sepse personazhi që ti je në një shfaqje mbetet më vonë në fotografi, dhe ky kalendar për ne të baletit ishte diccka ndryshe në fundviti”

-          Elvis Nallbani; “ Është një vlerësim për punën tonë dhe sidomos për rolet në shfaqje. Jam ndjerë shumë mirë që më në fund realizohet një kalendar edhe për balerinët e TOB-it”

-          Marjana Leka ; “Është shumë bukur të shikosh veten ndryshe nga të tjerat dhe sidomos personazh në kalendar. Kjo është një kënaqësi që po e përjetoj për të dytën herë”

-          Armando Kllogjri; “Si gjithë të tjerët edhe unë jam ndjerë mirë sepse ajo është fotografia ime më e bukur. Veccanti tjetër është që të gjithë artistët e TOB-it përfshihen në një kalendar me rolet që ata kanë luajtur nëpër shfaqje të ndryshme”, faleminderit Beka”

Emocionet që unë përjetova për të sjellë këtë shkrim nga mbrëmbja Gala, të gjithë artistët që intervistova shpresoj që edhe ju si lexues ti keni ndjerë sadopak. Pikërisht këtë përjetësi unë do të kem fatin që tua prezantoj edhe në fund të këtij viti që po jetojmë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora