E shtune, 20.04.2024, 12:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: A ka kritikë të sinqertë?

E enjte, 12.01.2012, 08:59 PM


A ka kritikë të sinqertë?

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Nëse një kritik jep konkluzione, qortime, vërejtje, gjykime, qoftë për ndonjë pikturë, vepër letrare ose vepër muzikore, është mese e obligueshme, së pari të jetë gjerësisht i informuar për problemin, e pastaj ta shpërfaq qortimin e sinqertë ndaj veprës së gabuar. Fjala kritikë rrjedh nga greqishtja e lashtë (kritikos=dikush që dallon, shquan), ose kritis- është njëri që sjell analiza apo gjykime të arsyeshme. Shtrohet pyetja: Kush janë kritikët modern dhe cili është roli i tyre?! Ata janë persona informativ të cilët gjykojnë apo shpjegojnë krijimet, dhe veprat e të tjerëve, pa marr parasysh cilës fushë arti i përkojnë. Ata shpesh nuk pajtohen me krijime të servuara ose nuk mbajnë qëndrim të njëjtë me autorin e veprës, dhe shpesh janë kundërshtues të arsyeshëm. Kritikët mund të shkruajnë për çfarëdo vepre dhe të shprehin publikisht opinionet e tyre, mirëpo këto opinione gjithnjë duhet të jenë personale, asnjëherë të mendimeve kolektive ose të citojnë në fillim të tekstit sikurse kemi hasur në shumë kritik modern letrar të cilët akuzojnë vepra për gabime të ndryshme, duke e kolektivizuar mendimin. Jo, kjo është gabim primitiv nga ana e tyre! Kritika në përgjithësi është një gjykim demokratik që ka të bëjë me një çështje të caktuar, ose një kundërshtim autorial, i cili na dërgon me një përmbyllje të debatit. Kemi kritikë pozitive si: lëvdata ose mirënjohja, kritikë negative: qortimi, ose vërejtja, kritikë ndërtimore që ka për qëllim përmirësimin e një gjëje dhe vetëkritikë rishqyrtim ose pikëpamjes vetjake. Për fat të keq, në kulturën tonë, ndodh vetëm kritika pozitive, e cila shpesh shprehet edhe në vende jo të duhura, sepse i përket qejfit të krijuesit, ose për t’i forcuar edhe më tej raportet e ndërsjella në mes krijuesit dhe kritikut. Këtë e hasim shpesh në shfaqje të cilat i përkasin nën nivelit artistik, por me vete kanë marr buxhetin e majmë dhe prezantohen në Festivale të ndryshme. Ose tek, filmi ku artisti duke krijuar bënë vlerësimin e veprës së vet, dhe ai është kritiku i parë. Kjo në fakt dëshmon se krijimtaria e tij nuk është në raport armiqësie, por miqësie dhe në dobi të mëtutjeshme, Por, jo, ai nuk është i denjë për vetëkritikë, dhe ia lë radhën kritikut që po ashtu, së pari shikon anën shoqërore, e mandej anën krijuese. Këta krijues nuk e dinë se mendimi kritik për veprat e tyre është shumë i dobishëm, por është edhe i pamjaftueshëm për ta bërë të panevojshme kritikën profesioniste. Kemi edhe fushën e pikturës, ku në Galeritë tona hapen ekspozita të ndryshme, disa me vlera vërtet artistike, dhe disa me jo vlera të cilat shërbejnë vetëm për mbulimin e mureve ose për arsyetimin e buxhetit. Këtu, gjithnjë pas hapjes së ekspozitës, drejtorët ose përgjegjësit këtyre institucioneve, duhet të organizojnë debat ose kritikë publike për veprat e ekspozuara, e jo të kapërcehet çdo gjë në heshtje, me lëvdata dhe kritikë pozitive. Kjo për fat të keq, ka kafshuar gjitha Galeritë në kryeqytet. Spektatorët, të cilët vijnë në Galeri, shijojnë veprat artistike, dhe s’mund të mos ju lindë një gjykim kritik për punime. Çdo akt i perceptimit artistik dyzohet dhe është patjetër dhe akt i përjetimit artistik, dhe akt i gjykimit kritik, pavarësisht nëse e kupton ose jo vetë spektatori. Spektatori gjithnjë përpiqet të jep një kritik profesioniste, sepse gjithnjë ka dallime në mes spektatorit jo profesionist dhe atij profesionit. Spektatori i rëndomtë paraqet veprën në ombrellën e kufizuar, ndërsa, kritiku duhet ta përjeton e pastaj ta shfaq opinion e sinqertë. E për fat të keq, kjo nuk ndodh në ekspozitat tona. Kemi edhe vepra letrare të cilat e shohin dritën e botimit, duke u vërshuar nga kritika pozitive lavdëruese, edhe pse janë të zhytura në gabime të mjerueshme. Secili prej nesh, madje edhe ata që asnjëherë nuk kanë shkruar poezi, mund të bëhen poet superlativ, dhe krejt kjo fal kritikës pozitive, e cila pa hezitim dhe pa përtesë është në gjendje të hulumtoj shprehje sa më lavdëruese për poetet e rastit. Secili mund të botoj libër, pa u kontrolluara nga askush, dhe ta publikoj atë në tregjet të banuara më Shqiptar, kjo sepse nuk ekziston kritikë dhe komision për ndalimin e veprës. Edhe pse krijimtari artistike ka lindur dhe ka ekzistuar para se të lindte mendimi kritik, vepra duhet ta shohë dritën pas filtrimit kritik. Në shumë përurime librash, ose të tubime poetike, apo ndarje çmimesh për poezinë më të mirë, vlerësimet janë shoqërore, të pa sakta, asnjëherë të sinqerta, andaj, vërshimet me nën vlerën poetike janë  gjigante. Ndërsa, edhe në sferën e muzikës kritika është stagnuar dhe hezituar jashtë mase. Vlera ka humbur identitetin, bukuria banale e jashtme, bëhet pjesë e vlerës së maskuar, dhe me epsh dominon në treg. Mendoj se kritika ka një vend të gjerë në artin muzikor. Shpesh kritika është e pa aftë të gjykojë për një koncert, për solistin, orkestrën apo dirigjentin dhe veprën, nga kjo na del se kritiku nuk ka njohuri të mjaftueshme për arsyet e kësaj fushe muzikore, janë të mangët për futjen dhe hulumtimin e brendshëm emocional dhe artistik të artistit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora