E merkure, 24.04.2024, 02:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Ukshin Zajmi: Në Gjilan filloi manifestimi tradicional “Flaka e Janarit 2012”

E enjte, 12.01.2012, 08:58 PM


Në Gjilan filloi manifestimi tradicional “Flaka e Janarit 2012”

 

Nga Ukshin Zajmi

 

Në Gjilan, filloi për të 21-tën here me radhë manifestimi shumëdimensional kulturor “Flaka e Janarit 2012”. Ky manifestim, që filloi në kohën kur pushteti serb në Kosovë bllokoi të gjitha mënyrat e komunikimit e të paraqitjes të vlerave kulturore, shoqërore e ekonomike të shqiptarëve, me moton “Flaka e Janarit…”, në mënyrë që në fillimvit të nis aktivitetet për të  nderuar të gjithë ata që ranë për të mirën e shqiptarizmës, filluar nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Kjo “Flakë e janarit…” nuk u shua asnjëherë, por, kuptohet pati batutat e veta qoftë organizative apo materiale, por, gjithnjë manifestoi me katër segmente kulturore: art muzikor, pamor, letrar dhe teatral.

Sivjet ky manifestim filloi me 11 Janar, me ç’rast u bënë homazhe të varrezat e dëshmorëve, u priten familjarët e dëshmorëve nga kreu i komunës së Gjilanit, u ndez Flakadani i “Flakës  së Janarit”, u promovua libri “Qëndrestarët” i Basri Musmuratit kushtuar dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha dhe u mbajt Festivali i muzikës për fëmijë “Xixat e Flakës 2012”.

Në vazhdim të këtij manifestimi, me 17 janar do të mbahet Akademia e Flakës “Tri dekada lirie” kushtuar 30 vjetorit të rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës dhe në kuadër të artit pamor do të hapet ekspozita mbarëshqiptare në këtë sferë të artit.

Prej 19 deri me 23 janar mbahet pjesa e artit teatral “Talia e Flakës…” në kuadër të së cilës artdashësit do të shohin pesë realizime skenike dhe do të përcjellin katër ligjerata nga kjo sferë. Do të ligjërojnë: Nebi Islami, Milto Kutali, Enver Petrovci dhe Bashkim Hoxha.

Në siparin e Teatrit të Gjilanit do të ngjiten këto pjesë teatrale: “Mon Liku” i Anton Ndrecës në regji të Ilir Boksit, interpretuar nga Trupa e teatrit të  Gjilanit, “Netë shqiptare” përzgjedhje e teksteve të Kutelit, Konicës e Çettës, në regji të Anton Kacës me Teatrin shqiptar të Shkupit, pastaj “Cubi i Kukurrecit” i Rushit Ramabajës me regji të Iliriana Arifit me Teatrin Kombëtar të Prishtinës.  Teatri “Istref Begolli” i Pejës do të paraqitet me pjesën “Kur loti ngrinë në qepallë” sipas teksteve të Kadaresë e Jusuf Gërvallës në regji të Jahi Jahiut dhe, Teatri “Aleksandër Moisiu nga Durrësi paraqitet me “Dashuri e Dytë në moshën e Tretë” me autor e regji të Haxhi Ramës. Në fund të “Talias së Flakës…” do të ndahen çmimet përkatëse.

Me 24 Janar do të promovohen librat e Azgan Haklajt dhe Selatin Novosellës, ndërsa me 25 janar do të mbahet Ora e Madhe Letrare dhe do të ndahen çmimet e konkursit letrar. Me 26 janar do të mahet edhe manifestimi i fundit, që kësaj radhe edhe “FestFlaka” festival i muzikës popullore.

Përndryshe manifestimi “Flaka e Janarit” që filloi në Gjilan, ai u zgjërua thuaja në të gjitha trojet shqiptare dhe në mërgatën e saj.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora