E premte, 19.04.2024, 03:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Hijet e harresës

E merkure, 11.01.2012, 08:23 PM


Tregim nga Xhevahir Cirongu

 

Hijet e harresës

 

Gjethet e pemëve kanë lënë pas klorofilin e gjelbër,duke zvëndësuar atë me nuanca ngjyrash të tjera.Kur vjen vjeshta,ato,domosdo marrin trajta shumëngjyrshe;në të kuqërremtë,të

verdhë, të kaftë, deri në nuanca bronxi.Natyrës i japin pamjen e një pikture,që edhe piktori  më i talentuar do ta kishte zili.E gjithë kjo pamje të rrëmben në botën e vetë,dhe të  ngroh shpirtin.

Edhe vetë njeriu,është pjesë e këtij pejsazhi.Duke qënë i tillë,në botën e brendshme të tij;duhet të mbizotrojnë shumëngjyrat e dashurisë njerëzore.

Ajo qëndronte e shtrirë në shtrat.Krevati,që është vendosur në një cep të dhomës,i është bërë pjesë e jetës.Nuk mund të lëvizë.As nuk flet dot.Trupi i saj, i pa zhvilluar për shkaqe të sëmundjes natyrale;me një dhimbje të fortë në kokë,e ka izoluar.Ka vite,që në  atë   shtrat,  Rezarta lundron ditë e natë.Aty në vetmi, në atë krevat të magjishëm, ëndrrat rinore i grumbullon brenda shpirtit ;e i ruan se mos edhe ato i fluturojnë nga dritarja si pëllumba.-Ah,moj Rezarta ime hallemadhe,- u dëgjua zëri drithërues i Gjedinës.Tha këto fjalë,nëna e Rezartës,e u çua për të hapur dritaren për të ajrosur dhomën.Në këtë kohë,pasi hapi një kanat të dritares;

vështroi drejtë plepit buzë rruge.Ishte vjesht.Gjethet e plepit qenë zverdhur.Era që  frynte, i këpuste nga degët,e ato fluturonin në mënyrë të zhdrejtë nëpër bulevardin e qytetit.Një shi i imët

sa po kishte filluar të bjerë.Lëvorja e plepit në trungun e plakur,duket si një plagë e monçme,e thyhet si një cop akull;që bije në tokë nga strehët e një shtëpie me çati të mbuluar me rrasa guri.

Në këtë kohë,pa dashur,edhe syt e Gjedinës po lotonin.As vet nuk e kuptoi pse iu lag gusha.

Pastaj,ajo nuk ishte jasht në shi!? Nga erdhën pikat e shiut deri aty,sa t'i lagnin edhe gushën!

E gjithë qënia e saj,në këtë kohë,ishte e përqëndruar tek pejsazhi shumëngjyrësh përtej dhomës

së saj,atje në natyrën vjeshtake.Sa e bukur është natyra,-tha me vete? Pse të mos ishte dhe shpirti i njerëzve sa dhe bukuria e natyrës?!Tek po mendonte këto fjalë,njëra dorë i shkoi  pa

vetëdije në mjekër,e cila i dridhej si fletët e një freskuese.

  -Oh!Unë kujtova se m'i lagu shiu,këta qënkan lotë?! Nxori shaminë nga xhepi i xhaketës, e fshiu gushën me gjithë fytyrë.Qetësisht,por me brengën që buronte nga thellësia e shpirtit,e që

ajo e mbante për vite të fshehur;ngaqë të mos e shikonin fëmijët e tjerë,shikimin e nguli prap tek

vajza e sëmurë aty në shtrat.Dritaren e la hapur.U afrua pranë s'bijës.Zgjati njërën dorë,dhe  e

përkëdheli në ballë.Në këtë kohë,shqiptoi me ngadalë emrin e vajzës.

 - Ah,moj Rezarta ime,Rezartë!Këto fjalë dollën nga goja si tinguj drithërues,që dalin nga teli  i

kitarës.Zërin e nënës,vajza që lëngonte prej vitesh aty në shtrat;e gjithë fjalët e tjera nuk i dëgjonte me vesh,ngaqë nuk dëgjonte,por me anë të përkëdheljeve të duarëve,e ndjente ngrohtësin  e tyre thellë në shpirt e në çdo qelizë të trupit.Vërtet,atëhere kur lindi Rezarta,kishin

çelur lulet e mejit.Edhe gurët derdhën lot gëzimi.E kush s'u gëzua atë ditë?!Zogjtë këndonin në

degët e pemëve për gonxhen e sa po lindur!Me të vërtet,ajo ishte një vajzë e bukur si një lule

maji...!Por,ja....Vitet iknin,e kjo lule,dalngadalë vyshkej çdo ditë?!...Edhe banorët e pallatit,në

fillim ngelën të mahnitur nga bukuria e saj vajze!Por ja,tani u befasuan nga kjo rrudhosje e papritur të vajzës s'gjorë.Të gjithëve u dhimsej shpirti,por më shumë nënës që e lindi.Ashtu , e

lodhur nga pagjumësia e natës;ngaqë i kishte shërbyerë vajzës, u ul në njërën karrige që ishte aty afër derës.Në dhomë kishte rënë qetësia.Vajza po flinte.Ora po shkonte nëntë e mëngjesit.

Brenda dhomës dëgjohen vetëm tik-taket e orës që ishte varur në mur.Gjedinës iu përlotën prapë

syt.Mori frymë thellë,dhe shikimin e nguli atje mbi trupin e vajzës.

 -Ku iku bukuria e vajzës sime,ku?!...Tha këto fjalë me zë të ulët nëpër buzë;dhe në faqe lotët ngrinë si breshër në stuhinë e verës.Pas pak, në derë dikush trokiti.Në derë qe vendosur dhe zilja,por ishte me difekt.Vështroi në syrin magjik,se kush mund të ishte mbrapa derës.Nuk mundi ta dallonte,sepse ishte e vrarë nga pagjumësia e natës.

 -Hape,moj hape,se jam unë Pavlina!Në dhomë ky zë erdhi si i mekur,ngaqë dera ishte mbyllur.-Eh,kush qënkërka...!Nxitoi drejtë komedinës për të marrë çelsin.E  vendosi  në bravë,

e dera u hap.Pooo...ti Pavlina qënke?!...Po,po,e tiii....dhe krahët e të dyjave u zgjatën drejtë njëra-tjetrës.U përqafuan fort.Ajo, zbriste nga fshati malor për në qytet tek motra.Hynë  në dhomën e pritjes.Kishin një kohë të gjatë pa u takuar.Ishte Pavlina ajo që pagëzoi me emrin e bukur, Rezarta kur lindi në atë ditë maji.Ajo bashkoi rrezet e arta të diellit atë ditë,e i derdhi në

trupin e mbesës që sot e thërrasin Rezarta!Biseduanë gjatë dy motrat,dhe rrënjët e mallit thyen dhe gurët e malit.Ndërsa, atje mbi krevat,në heshtje qëndronte e gjora vajzë.Flokët i derdheshin në jastëk si lastarë të shelgut lotues;kurse trupi i thatë si një dru i prerë me lëvore gjysëm të gëdhendur.Rezarta nuk mund ta përqafonte tezen e vet si dikur...!As nuk mund ta shikonte,apo të dëgjonte një fjalë të vetme!E vetme shpresë komunikimi nga dashamirësit, i  ka mbetur përkëdhelja e trupit të saj.Përkëdheljet me duar në trupin e Rezarta Finarit,kanë mbjellë pemë e lule shumëngjyrshe brenda shpirtit të saj.Vetëm ajo e shikon këtë panoramë,ndaj dhe jeton.Por, edhe i vetmi ilaç shpresdhënës për jetën?!...Në kohën e drekës,rreth tavolinës,u afruan edhe Ornela e Lorenci.Ata, s'bashku me Pavlinën drekuan.Nga gëzimi, gati sa nuk fluturonin.Edhe ne do të vimë në fshat tek ty teze,-thanë me një zë dy fëmijët e Gjedinës.Dhe shtuanë:Me vete do të marrim edhe Rezartën!Biseda u ndërpre në mes,ngaqë ra zilja e telefonit.Alo, kush je?Jam unë,doktoresh Sofia!Si është Rezarta? -Mirë,mirë!Do vish t'i bësh gjylpërën?!Po,moj po.

Mbasdite jam aty.Sakaq, ra sinjali i telefonit.Edhe Rezartës, i dhanë ushqim nga ajo drekë e pasur.Pastaj, në faqe u derdhën lot si sumbulla rakie në godë.Ato shkëlqenin si gurë diamantesh,

por me hidhërimin e dhimbjes që buronte nga zemra e thyerë e viteve të hijes së harruar.

Gjysmën  e zemrës të asaj  vajze trupvogël;e ngrohnte dora e nënës kur e prekte.Kurse,gjysma e zemrës tjetër, qe bërë si akull nëndëborë.Nga buzët që lëviste,e që putheshin si dy petale lule, kërkonin një tjetër dorë për ta përkëdhelur.Dora tjetër,dhe gjysma e zemrës së akullt,ishin arratisur përtej mureve të hijes së harresës.Prandaj,buzët që lëviznin ngadalë të asaj vajze,dukeshin sikur thoshnin: "Lulet e ngjyrat e shpirtit tim kanë vetëm brenga.Brenga,brenga..."

 



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora