E premte, 19.04.2024, 02:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Koha sirtar ëndrrash

E merkure, 11.01.2012, 08:22 PM


Shahin Ibrahimi

 

Koha sirtar ëndrrash.

 

E humba buzëqeshjen qosheve të errësirës,atje ku një tufë me barishte kishte zënë myk.

Kalimi i viteve, si në zemrat e vrara të njerëzve kishte depërtuar dhe kishte lënë gjurmë dhe atje. Shikimi më shkoi diku lart në horizont duke menduar plakjen e trarëve, ku mola trokiste pa reshtur dhe brente drurin e mjerë.Buzëqeshja mu venit,kur pashë një bulëz uji,që zbriste duke qeshur nga tjegulla e thyer drejt tavanit.

Mundohej tavani i gjorë të duronte por më kot,se uji kish depërtuar atë, duke lënë njollën e verdhë në gëlqeren e bardhë. Ndërsa unë rendja mbas mendimeve të mia,cicërima e një zogu më dukej se po tallej me mua,me shikimin tim,por jo, më përshëndeste,më thoshte mirëmëngjez o mendimtar.Duke parë nga vinte melodia,një copë gazetë e vjetëruar nga koha, e përplasur atje nga forca e erës më bëri përshtypje. Një mori mendimesh të kundërta filluan të më bluajn nga mbrënda për një farë kohe dhe pyetjes tunduese s`po i përgjigjesh dot.

:---Ç`ishte vallë,kush e ka vendosur?

Ngadalë mora shkallën duke menduar,çova dorën drejt saj,një rrjetë marimënge më doli si posobllok para mu duk se më tha ndal.Mbrapa gazetës vjetër vinte cicërima e zogut me ton vajtues për ushqim. Nëna e pa shkallën që u vendos,poshtë folesë u afrua e heshtur, e frikësuar, më qëndroi përballë preku fytyrën në një fije bari pranë,ndoshta fshiu lotët,apo i tha barit që të më shikonte dhe të më fliste ai,mos t`ju prishja qetësinë. Mendova ugur apo mallëkim

Aty ishte fshehur diçka, filloi lufta e brëndëshme brënda meje,thesar apo mllef.Mendimi ugurëzi i të kaluarës,ndonje dorë keqë dashëse kishte vënë për mallkim të futur në këtë gazete se për mire jo. Në vorbullën e këtyre mendime u ngjita në shkallë dhe po shikoja i menduar gazetën që dukej sikur e kishte vendosur njeri me dorë. Të dy shkulin vargonjt e robërise dhe të mizorisë . Kush do e ketë bërë vallë?,humba i mëshiruar në mëshirën e mendimit, prisha rrjetën e marimangës që u largua dhe tërhoqa gazetën që nuk kish gjë mbrënda.

Zogjtë e vegjël më panë,heshtën nga frika,ajo ish një mburoje për ta nga era e veriut e vendosur nga fati.Ëndërra ime zgjati shumë pak. Ëndërra dhe më vonë gazeta u bënë shkak të ndrroja restelin, që po kalbej dhe tjegullën që ishte thyer. Në vënd të gazetës vura nje rryp dërrase për ti mbrojtur zogjtë nga era. Zbrita ,hoqa shkallët dhe i thashë vetes:-Ëndrrimtar koti,paragjykime që na ka lënë mosha për lakminë e tjetrit dhe brezi jonë me kalimin e kohës po i harron.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora