E premte, 29.03.2024, 05:38 AM (GMT)

Mendime

Përparim Demi: Altoparlantët

E merkure, 11.01.2012, 07:52 PM


Altoparlantët

 

Nga Përparim Demi

 

Altoparlanti dikurë ishte një kuti prej kartoni ku brënda kishte di?ka që vibronte duke prodhuar tinguj të ndryshëm. Në ushtri po dikur, kjo kuti ngjitej në një shtyllë në mes të repartit, rreth së cilës ulej krejt efektivi i repartit për të dëgjuar fjalimet e Enverit. Në ndërmarrjet socialiste e ngjisnin tek porta, që t’i priste puntorët në mëngjes me këngën e famshme ”Me gëzim po shkoj në punë...”. Në përgjithësi e gjejmë këtë vegël në ?do radio, televizor, telefon, kompiuter, makinë etj., në forma dhe madhësi nga më të ndryshme dhe  më të ?uditëshme.

Megjithëse e njohim atë prej gati 80 vjetësh, që në kohën e mbretit Zog, nuk ia kemi gjetur një emër shqip. Ua morrëm borxh italianëve në atë kohë për shpejtësi, në vend që ta gadisnim një tonin, dhe ai mbeti sot e kësaj dite. Alto-parlant-i, folësi me zë të lartë përkthehet nga italishtja. Ajo ”i-ja” shquese është jona për besë, mos me na e hëngër hakun për kontributin. Englezët për shëmbull nuk e morrën nga italianët, po i ranë shkurt, i thanë box, që do të thotë kuti, thjesht ëëë. Rusët e përkthyen në gjuhën e tyre, ???????????????? – folsi me zë të lartë. Rumunët i thonë difuzor – shpërndarësi, mirë dhe kjo, ka kuptim, vegla që shpërndan zërin. Ne e lamë origjinal si? e morrëm.

Kështu na hyri në fjalor një fjalë e huaj e cila u shtri sa mundi dhe po përdoret gjithandej. Sot përve? kuptimit të drejtpërdrejtë, që rrjedh nga funksioni i tij, kjo fjalë përdoret mjaft dhe në kuptime të tjera, të tërthorta. E gjejmë dhe si mbiemër cilësor apo emër personifikues, që përdoret për njerëz që përsërisin fjalët e dikujt tjetër. Njeriu altoparlant ose shkurt altoparlanti i filanit apo fistekut. Në kohët e vjetra, në ?do fshat kishim nga një altoparlant. Personi që dilte në mes të fshatit me daulle dhe bërtiste fort të dëgjonte mileti ?farë fermani kishte lëshuar Sulltani, apo njoftonte nganjëherë dhe kush kishte vdekur apo lindur. Kuptohet që njoftime të tilla bëheshin për njerëz me rëndësi, për familjet e mëdha e  jo për harbutërinë. E, ky njeri atëherë quhej tellall – po qe se e mban mënd dikush!

Sot kjo vegël ka përdorim të gjërë. Ne gati shumicën e gjërave i dëgjojmë nëpërmjet altoparlantëve. Rrallë na bie rradha të dëgjojmë zërin origjinal. Shumë nga këto vegla janë modernizuar, ta bëjnë zërin si ta duash. E do më të fuqishëm, e do më të dobët, e do zë metalik apo të gërvishur, sipas qejfit të sejcilit që e përdor. Kanë futur elektronikë sa të duash, bile altoparlantët e sotëm janë në gjëndje që të flasin edhe vetë, pa folur ti  kurgjë, ose ti thua di?ka në mikrofon dhe altoparlanti flet tjetër gjë. Bile mund të thotë atë që ti as që e ke menduar ndonjëherë. Shkenca ecën përpara.

Të kuptohemi, altoparlantët përdoren zakonisht kur duhet me i mbush mendjen një turme të madhe njerëzish. Zakonisht përdoren nëpër konferenca, kongrese partie, në stadione nganjëherë etj. Megjithatë egziston dhe varianti i ”telefonit të prishur”, kur përdoret në një bisedë kokë më kokë, në ndonjë qoshe kafeneje, apo nëpër zyrat e shtetit. Në përgjithësi, kam vënë re se në tavolinat e rrumbullakta, politikanëve u fusin nga një mikrofon në gojë dhe venë kufie në vesh (një lloj altoparlanti), megjithese janë pranë njëri tjetrit dhe mund ta dëgjojnë fare mirë direkt. Ndoshta tani konsiderohet mungesë respekti të vësh dikë të flasi pa altoparlant.

Ajo që e bëri shumë popullor këtë fjalë është funksioni i përsëritjes, i shpërndarjes së zërit, të lajmeve, urdhërave, kërcënimeve, si i thonë ultimatum ndryshe. Me kalimin e kohës një pjesë të këtij funksioni të shpërndarjes e morrën gazetat. Psh. në kohën e diktaturës kishim ”Zërin e Popullit” që ve? e popullit nuk ishte. Më korekt do ishte ta quanin ”Zëri i Partisë”, ose pse ta fshehim, më tro? do ishte ti thonin ”Zëri i Enverit”, jo për gjë, por që të themi të drejtën ashtu si? ishte – altoparlanti i tij personal. Kush donte në atë kohë të dinte se ?farë mendje kishte Enveri për një gjë, lexonte gazetën e tij. Disa e studionin, për të kuptuar atë që nuk shkruhej, studionin sintaksën e përdorur, tonin, metaforat, figurat letrare etj. Kujt nuk i interesonte ta dinte, e përdorte në nevojtore. Prap mirë qe, se e kishte një funksion. Në fakt, në atë periudhë ky ishte i vetmi variant për higjenën personale, të gjithë e kishim nga një gozhdë në hale për gazetën.

Sot kemi shumë altoparlanta dhe akoma më shumë gazeta, nga të gjitha llojet. Shqipëria po ecën para me hapa të mëdha. Këto kollajllëqe nuk i kemi pas para 90-tës. Helbete po ecim dhe ne me shokët drejt Evropit. Kështu që gazetat nuk mund të quhen të gjitha me ”Zëri i ....”, se janë shumë zëra dhe mileti do ngatarohej keq, s’do merrej vesh se i kujt është dhe me kë e ka. Prandaj dolën gjithfarë lloj emrash, që të ketë vend për të gjithë. Psh dikush ka qejf ta quaj Shekull, tjetri Panoramë, dikush vë thjesht një numër, si në dhomat e hotelit që të mos ngatërohen etj., ama gjithsekush ka zotët dhe klientët e vet. Sejcili e di deri ku ta hedhi hapin, sa fjalë dhe të kujt fjalë mund të përdori, bile dhe në ?farë gjuhe i lejohet ta thotë. Shqipëria aq e vogël por zëra ka shumë, kjo është ve?oria jonë, ajo që na dallon. Ne keq kishim sa ta mësonim se ?’është nj’ajo demokracia, pa tani dim vetë si e bëjmë. Si ma do, me lesh apo përshesh.

Një nga treguesit kryesor të zhvillimit të Shqipërisë mund të konsiderohet dhe shtimi i numrit të altoparlantëve, si dhe shumëllojshmëria e tyre. Nga të kthesh kokën të dalin para. Ca bërtasin aq fort sa ta shpojnë daullen e veshit, ca të tjerë, gëq-mëq, nuk u merr vesh asnjë fjalë se ?farë thonë. Duhet të përdorish të tjera marifete që zëri i tyre të përceptohet nga veshi i njeriut. Mesa kam vënë re, sot tendenca e fundit është që altoparlantët t’u përshtaten veshëve. Nuk mund t’i vësh një altoparlant gjigand një veshi të vogël, se e ?an të gjorin. Nga ana tjetër as një veshi gjigand nuk mund ti vësh para një altoparlant mikroskopik, se as që e vë re, sikur të mos egzistojë fare. Pra veshët e njerëzve sot janë përcaktues për modën e altoparlantëve. Mirë, ka raste që për hir të altoparlantit, mund ti bëhet transplant veshit që të përshtaten. Veshët mund të trashen, të hollohen, të zvoglohen, ose në rastin më të keq mund të marrish një vesh hua që të dëgjosh altoparlantin që të bëri sevda.  Sot rekomandohet që ti pastrosh mirë veshët para se të dëgjosh një altoparlant, kjo mesa di unë ka hyrë dhe në instruksionet e përdorimit të altoparlantëve. Bile është bërë e detyrueshme nga ”Drejtoria për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, përndryshe ha gjoba të forta.

Unë s’kam asgjë personale me altoparlantët, kushdo qofshin ata dhe kudo qofshin, por kam krijuar përshtypjen se kemi filluar të jemi dependentë prej tyre. Më duket sikur na e kanë ozurpuar dhe jetën tonë private, nuk po jetojmë dot pa to. Aq sa shpesh, sa zgjohemi që në mëngjes, nuk duam të bëjmë gjë tjetër ve?se të dëgjojmë se ?farë po na thot altoparlanti sot, dhe kur debatojmë me miqtë përdorim fjalët e altoparlantit. Kur rastis që debati të hapet mes dy njerzve që dëgjojnë altoparlant të ndryshëm, puna përfundon keq, nxehen gjakrat dhe s’ka zot që ti bëj me një mendje. Po transformohemi gradualisht dhe ne vet në altoparlanta. Këta do na e pushtoj trurin dhe trupin bashkë, po kthehemi një bi?im ciborgu (njeriu gjysëm robot), si në filmat SF. Njerëz të mirë dhe lexues të dashur, kujdes nga altoparlantët.

 

(Bukuresht, 07.01.2012)



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora