E enjte, 25.04.2024, 10:56 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: ''Mjekët'' mashtrues po vdesin dhunues...

E merkure, 11.01.2012, 09:02 PM


“MJEKËT” MASHTRUES  PO  VDESIN  DHUNUES…

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Brezi i nderuem i mjekëve të njohun në Shkoder me titullin “doktor”, me të vertetë i merituem jo vetem per aftësitë profesionale, por edhe per moralin qytetar të Tyne, asht kenë dhe mbetet perjetesisht i paharrueshem në Shkodren e vjeter dhe të ré, ndonse ndonjë perjashtim nuk e njollosë historinë e lavdishme të qendreses së Tyne antikomuniste n? pergjith?si.

Emnat e doktorëve Gjon e Injac Saraçi, Federik Shiroka, Pjeter Prela, Sheldija, Luigj Radoja, Spahija, Basrija, Pogu, Naraçi dhe të ardhunëve në Shkoder mbas vitit 1944, Karagjozi, Dhimiter Lluka, Ferdinand Bungo, Mborja, Lito, me qellim të “dyfishtë”, por që në fakt të gjithë janë tregue mjekë të vërtetë ndaj popullit shkodran, në të gjitha drejtimet, madje tue rrezikue shpesh edhe lirinë e vet, gja e cila komunistëve nuk u kushtonte asgja...

Veprimtaria e Tyne humanitare asht një liber në vete në ndihmë të Popullit shumë të vuejtun të Shkodres dhe e pakrahasueshme me qytetet tjera, kur Shkodra, në vitin 1946, kishte 26 qendra masakrash dhe torturash me një popullsi rreth 28.000 banorë. Mjekët dhe infermjerët e spitaleve të burgjeve ishin edhe ata gjysë të arrestuem kur thirreshin në ata podrume me mjekue viktimat e katilëve të sigurimit pandjenja dhe të gjakosuna nder çimentot e palame dhe të flliquna nga ndytsinat e parazitët e kudondodhun aty. Nuk ishte dëshira e atyne bishave zgjatja e jetes së qytetarëve të dhunuem, po ishte andja e tyne e pangopun me vazhdue torturat mbi trupat e sakatuem dhe mos me i lanë “me vdekë” se, vdekja e viktimës, prangueme nder ata qeli, per kafshët e sigurimit ishte shpetim i vërtetë.

Lè të flasë dosja nr. 3616 e ndodhun sot në arkivin e ministrisë së mbrendëshme...

Me daten 6 nandor 1946 u arrestue në Vlonë Imzot Jul Bonatti, afer 70 vjetëve.

Isha në Romë...prej aty më kanë sjellë me aeroplan për në Shqipni anglezët.”

Ishte viti 1945 kur e sjellin në Shqipni dhe mbas një viti asht në hetuesi. Dënohet gjoja 5 vjet, mbasi nuk kishin fakte per ma shumë...dhe pak kohë mbasi u dënue Imzot Bonatti, dërgohet në spitalin psikiatrik të Durrësit, gjoja për mjekim. Kur ishte aty, shkoi me e takue mbesa i Tij. Një ditë Ai i kishte tregue asaj: “Kam provue tortura të  pandigjueme e të palexueme. Masakra me knaqë shpirtin e tyne pa asnjë arsye...”.

Vazhdoi për disa muej ajo rrugë e mnershme për Profesorin e shkretë... Imz. Bonatti ishte zotnues i disa gjuhëve të hueja, i lauruem në letërsi n? Padova t’Italis? dhe per filozofi n? Austri, i palodhun në punë shkencore, përkthyesi i njohun i “Lahutës së Malcisë” në gjuhen italiane, i dashtun dhe i respektuem nga populli i Vlonës.

Ishte Meshtar i devoçëm dhe i përvujtë. Sillet në Shqipni.. e çohet në manikomjo .. .fantazia e kriminelit asht e aq sa e çthurun, edhe e pafund...

Imzot Prof. Jul Bonatti një ditë thanë se ndrroi jetë! Ndrroi jetë... një fjalë goje!

U gjet në një dhomë copa copa, i shkyem nga të sëmurët e “pavetëdijshëm”.

Kush ishin këta të sëmurë? A me të vërtetë mendoni ju lexues se ishin të sëmurët e “pavetëdijshëm” ata që e mbytën Imz. Bonattin me daten 5 maji 1951..?

-Jo, jo! E prap po përsëris, jo!..

-Ishin të sëmurët e “vetëdijshëm”, që patologjikisht ushqehëshin me mish njeriu dhe mundësisht me Atdhetarë, ishin po kriminelët e pashoq, që nuk ngopeshin me një dru mbas koke para se t’i pushkatonin viktimat, ishin Hasnedarët e Themelët, ishin Kapisyzët e Dul Rrjollët, ishin e... ishin Aranit Çelat me Hazbitë e Shehët, Hoxhët e Alitë, që kishin gjetë një Haxhi (Qamil) Lleshi të Shekullit XX, me mbytë e me vra njer?z me vulën e “popullit”, tue pi gjakun e Tij, e me gishtin tregues tue vrritë si qentë e terbuem: “Ky është tradhëtar, ...”!

Dhe “dosja 3616...4700...5800...”, e numuri vazhdonte pafund me firma“mjekësh” mashtrues, që “do të zbatonin urdhërin e shokut komandant”...Urdhën që vazhdon edhe sot! Mbas brezit të vjeter të mjekëve, erdhi një brez tjeter...erdhi një brez që edhe ky po shuhet! Po shuhet, por “betimin” me ruejtë sekret krimet e komunizmit të kryeme nën veshjen e sa e sa “bluzave të bardha” anadollake po e mban deri në fund...

Qeveria e parë “demokratike” e vitit 1992, perveç presidentit Berisha, kishte edhe mjekë të tjerë, madje edhe jo pa randësi, ishte ministri i jashtem, mjeku Alfred Serreqi, nga Shkodra, që na ka nderue me “firmen e tij” para 20 vjetësh kur Shqipnia u antarësue në Konferencen Islamike, me 2 Dhjetor 1992.

Janë “mjekët, dr. prof e akademikët”, që po drejtojnë shtetin shqiptar. Janë“ata” që shumë vite perpara, kur perfunduen “Universitetin Enver Hoxha”, kanë ba edhe “betimin”.. Ashtu edhe “juristët” kam ndigjue se “betohen”, po per çka betohen as sot nuk e di!! Janë dy fakultete që kanë nxjerrë mija kuadro...e, sigurisht, jo të gjithë të njollosun e mashtrues. Por ata që sot vazhdojnë me kenë në poste politike e deri dje ishin të besueshmit e sigurimit të shtetit, kur u duhej me firmue aktet e rreme të vrasjeve dhe të zhdukjeve në labirintet e hetuesive, të ministrive dhe spitaleve e çmendive, po që endè sot nuk e tregojnë të pakten “një” prej masakrave të sigurimit shtetit, “ata” prap sot si dje vazhdojnë me kenë jo vetem “mashtrues”, por ideatorë e bashkpuntorë aktiv të krimit t’organizuem në Shqipni.

Nuk besoj se Shqipnia mund të sherohet nga njerëz të pandergjegjshëm, që nuk kanë fare burrni dhe guxim me rrëfye të kaluemen e vet jo se jo, po as dhunën e atyne organeve që deri dje kanë pi me andje të pashueme gjakun e Popullit të mjeruem e të vuejtun tue lan? nder ma t? mbrapambetunit e gjith? Europ?s.

Këta pushtetarë sundues prandej as nuk i prekin “tituj e dekoratat” e kriminelëve, se jo vetem nuk janë as ata vet? të panjollosun me krime, po janë bashkfajtorë me ata të cilet menduen e projektuen “mashtrimin” e Shqiptarëve... për Liri dhe Demokraci edhe në vitin 1991...kur mundsia e integrimit n? Europ? ishte ma shum? se kurr?.

E as kjo veper tradhëtare e tyne sot nuk quhet dhunë ndaj Popullit..?

Nuk janë fort larg grykës së varrit, po jetojnë me shpresë se “krimet e kryeme ndaj Atdhetarëve ishin të meritueme”, mbasi Ata Atdhetarë ishin që na larguene nga “vëllezërit e gjakut”... kjoftë para 100 vjetësh, ose edhe ma vonë, per një “Flamur” të Gjergj Kastriotit...



(Vota: 10 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Sundimtarë! Rreni veten... por jo popullin! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXIV) Fritz Radovani: Zotni M. Gorbaçov viziton kopshtin zoologjim t? Tiran?s... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXIII) Fritz Radovani: Lirika nga At Gjergj Fishta Fritz Radovani: Kultura europjane dhe ''pyka'' turke... Fritz Radovani: Kur gegët do të ndiejnë veten n'atdheun e vet?! Fritz Radovani: Një propozim për atdhetarët e trojeve të Shqipnisë Fritz Radovani: Katër Maria... Heroina rreth Rozafës... Fritz Radovani: Tallja asht ma e randë se vrasja e tyne Fritz Radovani: A ishin trima ''çlirimtarët'' tanë Fritz Radovani: Edhe shqipet po ikin nga çerdhet shekullore... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXI) Fritz Radovani: Kam vetëm një pyetje për shqiptarët muslimanë Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVIII) Fritz Radovani: ‘’Një re e zezë’’ që nuk po na ndahet!...

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora