E marte, 23.04.2024, 08:53 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Për Kosovën vendosë populli i Kosovës, e jo Serbia

E merkure, 11.01.2012, 08:57 PM


MËRGIMTARËT TANË TË PREOKUPUAR ME GJENDJEN NË KOSOVË

 

PËR KOSOVËN VENDOSË POPULLI I KOSOVËS, E JO SERBIA.

 

Nga: Ramiz DËRMAKU

 

Një fjalë e urtë e popullit thotë; Ku dhemb dhëmbi, shkon gjuha.Gjendja e rëndë ne të cilën po kalon sot Kosova, po i shkatërron fizikishtë e psiqikishtë mërgimtarët tanë. Ata përmes bisedave te tyre bëjnë orvatje ta shuajnë dhembjen e mallin që kanë ndaj atdheut, por edhe dashurinë që kanë ndaj Tij. Ata shprehin mendimet e tyre , dhe ne ketë mënyrë atyre u duket sikur po komunikojnë me vendlindjen. Ne sot na ftoi për kafe veprimtari i çështjes kombëtare z. Ramiz Hetemi, nga Rahovica e Ferizajit, i cili mbi 18 vite jeton në qytezën Tetnang dhe vëllezërit Fatmir e Myfail Mahmuti nga Ferizaji në Langenargen Republika e Badenwürtembergut. Ne, pasë një përshëndetje të përzemërtë dhe urimive për vitin e Ri, duke u dëshiruar që ky vitë të jetë realizuesë i qëllimeve tona shëndetësore, personale, familjare, shoqërore dhe atyre kombëtare. Ne në vazhdim po japim një pjesë të bisedës që zhvilluam me këta mërgimtarë. Jashtë fryente një erë e fortë, e cila trazonte ujin në liqe të Bodenses, siq ishin trazuar zemrat e mërgimtarëve tanë. Këta mërgimtarë të lodhur nga puna e rëndë fizike që bëjnë dhe në anën tjetër të djegur nga dhembja e malli ndaj vendlindjes, në vend se këto ditë pushimi ti kalojnë duke pushuar, apo shetitur me fëmijët e tyre, ata të zhgënjyer tërsishtë me Qeverin e Republikës së Kosovës, me deputetët e Parrlamentit të Kosovës, liderët partiak, dhe tani me Ministrinë e Diasporës, flasin dhe përmes fjalëve siq thotë Mefaili, ne shprehim atë mllefin tonë etj; Të gjithë këta udhëheqësa qeveritarë dhe shtetërorë po themi se i kemi zgjedhur vetë.., dhe të gjithë para se të zgjidheshin në poste deklaronin (bile disa edhe betoheshin para kamerave televizive dhe mediave të shkruara ) se do ta shkrijnë atomin e fundit të energjisë për ndertimin, institucionalizimin, zhvillimin dhe realizimin e kërkesave të popullit, por çdo herë duke i zbatuar metodat demokratike. Të gjithë këta; liderë qeveritar, këta deputetë, këta ministra, etj, që populli i zgjodhi…, për ta ndertuar shtetin tonë, këta sot po bëjnë gara se cili po pasurohet më shumë. Ne thotë Fatmiri, jemi të zhgënjyer tej mase me liderët tanë, qofshin ata të opozitës apo të pozitës, të gjithë i kanë mobilizuar forcat e tyre fizike e materiale duke vjedhur pasurinë shtetërore; janë korruptuar, janë bërë karieristë, xhelozë, jo tolerantë dhe në vend se gjatë aktiviteteve te tyre të përdorin metodat demokratike, ata përdorin ato komercialiste, karieriste, bajraktariste, familjariste shprehin mendimet dhe zhgënjimet e tyre, si ndaj Qeverisë së Kosovës, gjithëashtu edhe ndaj Parlamentit dhe Institucionve tjera deri tek gjykatat. Deri sa ne shkëmbyem ca fjalë përshëndetëse me këta veprimtarë bashkëshortja e Fatmirit, na solli kafet e pjekura në xhevze. Monotoninë e heshtjes e theva unë autori i këtij shkrimi, Mendoj se Kancelarja gjermane z. Angela Merkel, ka zënë vend të merituar jo vetëm tek unë, por tek të gjithë shqiptarët, për qëndrimin e saj të palëkundur, ndaj çështjes së Serbisë. Kancelarja Merkel ka bërë edhe më shumë se që kemi të drejtë të presim ng ajo. Si lidere e vërtetë evropiane në kohë të vështira për Evropën dhe rajonin tonë. Gjermania nën qeverisjen e saj ka qëndruar e pa lëkundur nga pozicioni që ka detyruar edhe BE-në , edhe Serbinë të ecin në drejtimin e duhur, ndersa Qeverinë në Prishtinë e ka turpëruar se me faktin se i mbronë interesat e Kosovës më mirë se sa institucionet e Kosovës. Në bisedë ndërlidhet Fatmiri; Vitin e kaluar kur Kancelarja gjermane z. Angela Merkel, e vizitoi Serbinë sy me sy i pati thënë Boris Tadiqit, se Serbia nuk ka çka të kërkojë nga Evropa pa e pastruar oborrin e vetë nga korrupcioni. Ky mesazhë të cilin ia tha Merkel Tadiqit, ishte një mesazh i fortë për regjimin barbarë serbë, se ka kaluar koha kur ju keni vendosur për fatin e Kosovës. Kjo me fjalët e saja për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës, dëshmoi edhe një herë se është një lidere e vërtetë e përmasave evropiane dhe botërore. Në anën tjetër ndërhyri Fatmiri: Është e pa kuptueshme për mua.., se si një lidere e një shteti tjetër – ti mbrojë interesat e një shteti tjetër (e në rastin konkretë- shtetit të Kosovës) e lidershipi shqiptarë heshtë ? Ofshanë Fatmiri, sjell kokën dhe vazhdon.., kjo le të mbetet në ndërgjegjën e liderëve tanë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel i tha hapur regjimit serbë, ate që askush deri tani nuk ja ka thënë Serbisë (asnjëri nga liderët, europian dhe botërorë). Kjo edhe një herë dëshmoi se është një lidere e vërtetë e përmasave europiane dhe botërore. Qëndrimi im por edhe i shtetit gjermanë është i pa lëkundur nga pozicioni gjë që e ka detyruar BE-në por edhe Serbinë të ndjek rrugën e drejtë për të cilën edhe vetë është deklaruarë para organeve kompetente gjatë marëveshjes. Mefaili, vëllau i vogël i Fatmirit, orvatej të inkuadrohej në bisedë, mirëpo respekti që akoma ai ruante ndaj vëllaut dhe mysafirëve shumë rrallë inkuadrohej në bisedë. Gjatë vizitës së saj në Beograd, pas kritikave dhe akuzave të shumëta që ia bëri regjimit të Beogradit, Merkel i tha hapur liderëve serbë; Nuk keni çka të kërkoni ju në Kosovë ?! Ky ishte një mesazhë i fortë dhe mjaftë bindës, se Serbia.., më nuk mund të vendosë për çështjen e Kosovës, por për te vendosin ata vetë. Po, tha Ramiz Hetemi, ne nuk jemi të kënaqur aspak me liderët, Qeveritarët, e deputetët e Parrlamentit, ministrat, etj , të cilët po bëjnë gara se cili më shumë po pasurohet, por duke e dëmtuar rëndë çështjen materiale dhe ate kombëtare në arenën ndërkombëtare. Si është e mundur një shtetë aq i vogël dhe posa i formuar të korruptohet aq tepër sa të rradhitet në vendet më të korruptuara në nivel botëror thotë Fatmiri. Biseduan edhe për luftën e UÇK-së, për arësimin, shëndetësin, për vrasjet enigmatike që ndodhën në Kosovë, para luftës ( vëllezërit Gërvalla, e Kadri Zeka) si dhe pasëluftës. Po ti bëshë një rikthim prapa historisë së kaluar kur mërgata jonë për çlirimin e Kosovës nuk kurseu asë jetën, e sot nuk na respektohemi e nderohemi nga populli e asë nga Institucionet tona, thotë Mefaili. Kur ne po hskojmë në vendlindje-Kosovë, të gjithë po na thonë ; ja tani është koha e budallenjëve.., ju nuk dini asgjë.., etj. Po kur shkonë pranë sportelit për të rregulluar, nxjerrë ndonjë dokumentë, jo që duhet të presim deri në fund.., por kur të na vie radha .., nga ne punëtorët çofshin ata në kuvendin komunal, apo gjykatë thonë pa fije turpi…, a ke diçka për mua.., e thënë këtë fjalë pa fije turpi. Po, u bisedua edhe për mungesën e shkollës plotësuese shqipe, e cila nuk funksionon në këto qytete të Bodenses, ata biseduan për pasivitetin dhe neglizhencën, për shumë dukuri negative të cilat dita në ditë po rriten në mërgim. U bisedua edhe për mosaktivitetin e personelit konsular në Stuttgart, të cilët që nga fillimi i punës akoma nuk na kanë vizituar ne, thënë shkurtë nuk kanë shprehur dëshirën që një të diele apo të shtune të na vizitojnë, dhe të na informojnë me gjendjen në Kosovë. Pastaj u bisedua edhe për dhunën që po ushtrojnë burrat shqiptarë ndaj grave në mërgim. Kryeministri i Kosovës z. Hashim THaqi, filloi aksionin për vendosjen e rendit e ligjit në zonat doganore, e harroi ai se armikun e ka mbrenda pra në Kosovë. Ai s#pari duhet ti eleminojë të gjitha strukturat paralele serbe që veprojnë në Kosovë, e pastaj ta ruajë kufirin e jo siq thotë një fjalë e popullit: Pa e fshi oborrin .., mos del në sokakë. Biseduan po çka nuk biseduan, por të gjitha që thanë ata ishin një brengë, ishin një, plagë, ishin një dhembje që ata e ndjenin ne shpirtin e tyre. Ata na thanë se tani të gjitha shpresat i kemi drejtuar tek lideri i VETEVENDOSJES; z ALBIN KURTI. Pra, akrepat e orës tregonin se ora ishte 23°°, ne duhet të ktheheshim në shtëpi, se nesër është ditë pune. Por si të ndahemi, si të largohemi njëri nga tjetëri.., por ja kjo është jeta e gyrbetit, kur bie me fjetë e nuk të zë gjumi…, nga malli, mërzia dhe mungesa e ATDHEUT - KOSOVËS.

 



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora