Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Liman Zogaj: Buzë kufirit ma bëni varrin

| E marte, 10.01.2012, 08:02 PM |


Liman Zogaj

 

BUZË KUFIRIT  MA BËNI  VARRIN

 

Dr. Skënder Supishtit

 

Nënë

Ma  shiko lotin

Varur  n çepallë

Si gur i ngrirë

Më dërmon dhembja

Më djegë malli

Për at tokë

Për Nënë shqipërinë.

 

Të lemeritur

Skutave të botës

Me plagë,të sakatuar

Me shpirtin nëpër dhëmbë

Por,të gjall mbetem gjallë

E sot

Pse s flet shqipë

O zogë i shqipës

Por, gjermanisht më thua:

Jam shqipëtar.

 

Kush se flet

Gjuhën e Arbërit

/jam i gjall

Të mos thot më kurr

është lugat

E hije varri

Digjet vet

E ngjallë kaurr.

 

Qe tremijë vjet

Pa e pa Atdheun

N burg pa grila

Pa liri

Nuk i them  vehtës i gjallë

Kur me pranga

E kam Shqipërin.

 

Hiena e gjakut

na vret natën

edhe dielli kur ka dalë

me gjakë të zoqëve

e skuqem detin

skuqem gur

e skuqem malë.

 

Pse Shqipëtar

E bekon Shqipërin

Kur me shpatë

Po pret Enveri

Pse shqipëtar

Po mbyllë kufi

Kur n kufi

U kthy Skënderi.

 

Buzë kufirit

U shtang zogu

Ju pre kënga

E nisi vajë

/jam Skënderi

Biri i ytë

Dëgjom Nënë

Për ty po qajë.

 

Her në Turqi

Her përtej diellit

Si një qyqe pa fole

Merre n gji

jetimin Nënë

pse smë thua

/Ke Atëdhe.

 

E ke mbushë

tokën me varre

dhe Burruli

ishte varr

ku e ka djepin

ku e ka shtratin

ku e ka varrin

Nanë më thaj

Ky i shkreti

i yti djalë.

 

 

PSE

 

Pse nuk  jam lule

E çelur a e vyshkur

Te “Rëra e hedhur” në Shëngjin

A në Lladroc te” Guri i Kanës”.

 

Pse nuk jam gurë

Në gjoksin e shkëmbit

E ta  mësoi çëndresen

Nëpër furtuna.

 

Vetëm njëher

Të isha Dillë,

Si drita

Do ta mbuloja Atdheun.