E enjte, 28.03.2024, 04:12 PM (GMT)

Mendime

Agim Gashi: A munden shqiptarët të gjejnë prijës të mirë?

E marte, 10.01.2012, 07:59 PM


A munden shqiptarët të gjejnë prijës të mirë?

 

Shkruan Agim Gashi

 

Posa kishte filluar lufta e II Botrore.Kudo mbillte shkatrrime e vrasje në masë. Për britanezët dhe aleatët e saj punët nuk u ecnin mbarë. Disa qeveritarë e kishin parë se duhej bërë ndryshime dhe se kryeministri i atëhershëm Nevil Çamberlejn duhej ndërruar. Por si?- kur ai nuk donte ta linte fotelen e kryeminstrit?! Në një seancë parlamentare Leopold Ameri iu drejtua kryeministrit:“Largohu po të them mjaft më me ty.Në emër të Zotit ik“. Pas tri ditësh zoti Çemberlejn dha dorheqje. Në vend të tij erdhi Uinston Çërçilli.

 

Për ne shqiptarët nevoja për një udhëheqës që do ta përmbushte mirë rrolin e tij, është mëse e domosdoshme dhe kërkesë historike.

Një familje e thjeshtë, që ti bëj të lumtur gruan dhe fëmijët, kryefamiljari duhet të jetë në lartësinë e duhur të rolit të tij. Të mendojmë atëherë se çfar kërkohet nga një udhëheqës kombëtar.Sdo mend se ne gjithmonë e kishim të vështirë ta gjenim një udhëheqës të mirë.

Rrjedhimisht për mijëra vjet janë bërë kurorëzime, revolucione, grushtshtete, emrime, zgjedhje, vrasje e ndryshime të pa numërta regjimesh.Mijëra mbretër, kryeministra, princër, president, sekretarë të përgjithshëm e diktatorë kanë hipur e zbritur nga  pushteti, kishin pra ngritjet dhe rënjet. Më kujtohet edhe Migjeni ynë kur thoshte: „Ky shekull orë e çast ndërrohet,/Të mëdhenjët bien poshtë e të vogjlit qohet“! Pra me këtë mund të them se as kombet tjera, e ndërsa ne më së paku, kemi arritë të gjejmë udhëheqës që do të jetë i pranishëm për të gjithë e të qëndroj për shumë kohë në pushtet.

Në përgjithësi, nëqoftëse një udhëheqës do të sjellë paqë e siguri, kushte të mira për jetë bashkëkombësve të tij, mund të jetë i sigurt se populli do ta mbështes me rrespekt por edhe do të ia zgjasi pushtetin.Ndersa e kunderta, kur populli humbë sigurinë që ka tek ai, shumë shpejt do ta humbë kolltukun e butë për tia zënë dikush tjeter. Atakimi i pushtetit tek ne shqiptarët është i çdo ditshëm sepse vetë pushtetarët nuk e kanë besimin e plotë të qytetarëve.

 

Si u ndërruan disa pushtet?

 

Kushtet e kqija për jetën, taksat e larta, mungesa e ushqimit, papunsisë e shumë rrethana tjera, sollen në Francë në fundshekullin e 18-të Revolucionin Françez, kur në vitin 1793 masat popullore rrëzuan pushtetin dhe mbretin e tyre Luigjin e XVI-të dhe e denuan me vdekje në gijotinë.

Më vonë lufta e I-rë botrore sjell fundin e perandorive më të fuqishme botrore. Zia e bukës, në vitin 1917 në Shën Pjetersburg, Rusi, solli Revolucionin e Shkurtit ku si pasojë hoqi nga froni Carin Nikolla i II-të dhe solli regjimin komunist.Ndërsa në nëntorin e vitit 1918 Gjermania donte paqë por aleatët nuk donin pa u bë ndryshime. Kështu si pasojë e kësaj, perandori gjerman Vilhelmi i II-të u detyrua të largohet e të shkonte në Holandë si i mërguar.

Ndërsa në vitin 1989 u hoq Perdja e Hekurt.Rexhimet që konsideroheshin të forta si shkëmbinjët, për një moment u thërmuan, kur popujt e shumë shteteve hodhen poshtë komunizmion dhe vendosen pushtete demokratike. Në këtë vazhdë renditet edhe Shqipëria e cila rrëzoi diktaturen pesdhjetvjeçare ku rrezet e demokracisë u lëshuan edhe në Kosovë ku mendje të ndritura filluan Levizjen mbarëkombëtare për të dalë njëherë e përgjithmonë nga robërimi qindvjeqar i Serbisë.

 

Si duket Kosova e pasluftës?

 

Kosova e pasluftes përpëlitet me shumë paknaqësi popullore. Njerzit këtu kanë humbur shpresat për të gjetur ndonjë udhëheqës të mirë e sidomos pas vdekjes së Dr. Rugoves.

Ndjenjat e zhgënjimit dhe indiferencës dalin në pah sidomos kur ofrohen zgjedhjet. Një gazetar nga Afrika i quajtur Xhef Helli, dikur komentonte:“Indiferenca ose abstenimi në votime mbizotron kur njerzit ndihen të pafuqishëm për ta ndryshuar jetën e mjerë që e bëjnë...“!Në zgjedhjet e fundit në Kosovë nuk mbërrinte 40% të votuesve!

Mosvotimi don të thotë paknaqësi, vuajtje, uri, padrejtësi...dhe ky veprim është thirrje masave për ndihmë, ndihmë nga ata që mendojnë se ska mbetë kush të kujdeset për ta.Populli i shef gjërat kjartas edhe pse në momente e ruan qetsinë.

Të gjithë duam që ta kemi një kandidat të përsosur por fatkeqësisht nga politika jonë nuk ka të tillë. Ska, andaj ne duhet të knaqemi me këta që i kemi, sepse  këtij populli nuk i ka mbetë rrugë tjeter përveçëse të „knaqet“ me udhëheqës të përfolur e të papersosur.

Deri tani asnjë nuk mundi ti plotsoj nevojat tona, sepse ata që dinin pengoheshin nga të paditurit dhe nga mafia politike, e cila vepron edhe sot me të gjitha  mjetet për ta mbajtë pushtetin me të njeten tempo të korrupcionit, hajnisë, shantazheve, frikës e deri te likuidimet.

 

Kush duhet ta udhëheqë Kosoven?

 

Shqiptarët duhet të mendojnë esull dhe të binden se kur i ep voten një presidenti apo kryeministri, një qeverie me mandat disa vjeçar, po ia ep voten dikujt që po ia besojnë jeten, të ardhëmen e fëmijëve të tyre, të ardhëmen e shtetit në përgjithësi.Këtë mirëbesim populli duhet ta ruaj dhe ta futi si angazhim të jashtëzakonshëm.Përse?

Kosova është e stërmbushur me probleme për të cilat duket se ska zgjidhje. Ky popull e di fare mirë se mungesa e rrymës, ushqimit, papunsisë, shtimi i krimit e i korrupcionit , drogës, tenderizmit, dhunës familjare e politike, përplasjeve në mes klanesh politike e të interesit, polici jo efikase, pa ushtri e armatim....kanë zgjidhje bile minimale, andaj duhet menduar e kerkuar një udhëheqje politike të shëndoshë, të pa njollosur dhe çka është më e rëndësishmja pa mallverzime votash.A ka Kosova njeri që do ta merrte rrolin udhëheqës të çrrënjosë të gjitha këto dukuri negative? Cili njeri do të kishte autoritet dhe vullnet të duhur që këtij populli ti dhuroj bukë, ujë e kujdes shëndetsor? Cili do të jetë ai i cili do ta përmirësonte mjedisin tone për një ardhëri më të lumtur?

Shumëherë për ti ndërruar udhëheqësit e dobët, në shumë vende është përdorur edhe dhuna e paknaqsisë së popullit.

Kosovës nuk i duhet dhuna falë rrethanave tona. Këtë populli e di mirë edhe pse disa qarqe e dëshirojnë një gjë të tillë. Nuk duhet dhuna por guximi në vetëvete, guximi popullor që me armën më të fuqishme të verdiktit të tij, ti ndërron ata që e zhgënjyen për shumë vite.

Dhuna Kosoven e ka sjellë buzë greminës.Vrasje e krime makabre akoma sillen vërdallë Kosovës, jo që dikush e do këtë, por nga mungesa e ligjit, neglizhenca dhe “nevoja” e politikës sonë, i lë të lirë të shetisin e veprojnë kriminelët e të gjitha ngjyrave.

Thjesht njerzit sot janë mbushur frikë, pasiguri e shqetsim. Andaj pra duhet zgjedhur njerzit e duhur.

Askush nuk është i përsosur që me shkopin magjik përnjëherë ti largoj dukuritë e tilla por sëpaku të duket njëherë një fillim i së mbarës. Kosova ka njerz të tillë!

 

Populli ynë është i lumtur!

 

Dikush mund të thotë se si qenka e mundur të jetë i lumtur pas këtyre katrahurave  makabre të kohës së kaluar në robëri dhe pas luftës në vetërobëri?

Unë do them se është i lumtur pasiqë ka uri të tepërt për drejtësi dhe poqë. Duhet vetëm të  vetëdijsohet njëherë e përgjithmonë duke e larguar frikën nga vetja e tij dhe një ditë do të ngopet drejtësi të mirëfillt duke e shijuar lirinë e vërtetë. Tani për tani tek ne sundon padrejtësia!

 

Pse përndjeken ata që kanë guximin të jenë të popullit?

 

Dihet botërisht se me fillimin e luftës, gjatë luftës e sidomos pas luftës deri në ditët e sotme, janë vrarë, persekutuar, frikësuar e kërcnuar shumë figura të popullit. Këto figura, këta njerz me plot bagazh kombëtar e patriotik ndiqeshin sepse grupacionet politike e mafioze friksoheshin se po i humbin privilegjet e tyre, postet dhe zonat e interesit dhe krimit e haraçit. Krim e haraç ka edhe sot, andaj edhe sot ka të burgosur, të përndjekur e të mërguar. Unë them se pjesa më e lumtur e popullit janë mu këta njerz, sepse duke i poshtruar, vrarë, persekutuar e gënjyer për ta, ata që i bënë këto veprime, neser do të jenë të vetëposhtruar, të vetëpersekutuar, të vetëvarë e të vetëgënjyer. Ai që me zemër flijon pasurinë, shëndetin, e knaqësinë familjare për një të ardhëme më të mire për popullin, janë vetë hyjnorët e atdheut mu siq ishin Dr. Rugova, Adem Jashari e shumë figura tjera kombëtare që u vranë nga armiku dhe nga dora gjakatare shqiptare. Vrasja nga armiku është shumë më e lehtë se sa nga ajo dorë që ngre gishtin e krimit kunder vllaut të një gjaku për interesa politike e vetanake.Mu këta njerz akoma sot sundojnë mbi qiellin e tokës shqiptare. Ndërsa të përndjekurit bëhen edhe më të forte kur e dinë se po përndiqen për hirë të drejtësisë dhe i bënë ata të jetojnë të përsekutuar ndaj qështes shqiptare. Këta njerz dhanë çdo gjë që kishin, bile edhe jetën e tyre sepse ishin të përkushtuar ndaj qështje madhore të atdheut e popullit. Këta ndjehen të rehatshëm sepse nuk kursyen së dhënuri atë që munden dhe paten.

Pse pra tek ne ka akoma të tillët që pa fije turpi duan që këtij populli tua marrin të gjithat, madje edhe lumturinë? Mos të pandeh askush se të bëmat e sejcilit nuk i di populli.I di e madje edhe ato që u bënë në msheftësi të tejskajshme.

A po e shifni se ky popull po e qon kohen ngadalë për ta fituar krenarinë e vrarë nga ju?

Një ditë Kosova do të përmendet për së mbari për udhëheqës të mire e ndoshta edhe e bashkuar me trungun e vjetër.I urojmë ardhnëri!



(Vota: 11 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora