E premte, 19.04.2024, 05:10 AM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: Tragjedia më e madhe nuk është brutaliteti i njerëzve të pistë, por heshtja e njerëzve të mirë

E marte, 10.01.2012, 09:01 PM


Tragjedia më e madhe nuk është brutaliteti i njerëzve të pistë, por heshtja e njerëzve të mirë

 

Nga Aurel Dasareti, Sydney, Australia (specialist i shkencave psikologjike)

 

Ka ardhur koha të veprojmë, përndryshe, popullata shqiptare, e shtrënguar nga varfëria do t`i marre rrugët e botës, pjesa që mbetet do të vdes nga varfëria. Jemi shumë të paktë ta vrasim njëri-tjetrin. E keqja e garës së minjve është se, edhe nëse fiton, prapë mi mbetesh.

Klika politike shqiptare e zgjatën jetën e tij politike duke i rrejtur të shtypurit se do bëhet mirë, përkundër faktit se ata shumë mirë e din se do bëhet edhe më keq.

 

Kodoshët e vetëshpallur “politikanë” akoma nuk e kanë kuptuar se, çdo ngjitje në hierarkinë e posteve nuk është një hap drejt lirisë por drejt detyrimit. Sa më të mëdha të jenë pushtetet e zyrës aq më i rreptë është shërbimi, sa më i fortë personaliteti, aq më e mënjanuar është liria.

 

Nuk mund të presim ndihmë nga të huajt, nga ata që tërë ditën predikojnë për të drejtat e njeriut.  Sot nuk janë me rëndësi të drejtat e njeriut por luftërat për territore.

 

Pasi praktika ka treguar se ne si Komb, nuk lidhemi për asgjë të bëhemi tok – për të mbijetuar; na mbetet vetëm të rreshtohemi pas veprave dhe emrit të Gjergj Kastriotit legjendar. Nacionalizmi ka luajtur një rol shumë të madh në zhvillimin botëror gjatë këtyre dy shekujve të fundit. Lirisht mund të themi se nacionalizmi pozitiv, i cili kërkon të drejta demokratike e etnike, mundësi zhvillimi ekonomik, shoqëror dhe kulturor për çdo popull dhe minoritet etnik, me respekt të plotë për popuj të tjerë sipas parimit “to live and let live” (afërsisht “jeto e lëri të jetojnë”) rreshtohet me forcat më përparimtare të botës dhe bën pjesë në proceset demokratike ndërkombëtare.

 

Varfëria

 

Varfëri do të thotë para së gjithash mungesa e burimeve jetike, të tilla si, strehim, ushqim apo veshje. Shpesh, termi përdoret edhe për të përshkruar një mangësi në përgjithësi.

Varfëria mund të definohet si:

 

-Mungesa e mundësive për të jetuar jetën që korrespondon me kërkesat specifike minimale. Këto kërkesa mund të jenë shumë të ndryshme në varësi të kohës dhe vendit.

 

-Termi varfëri nuk është vetëm për individë ose grupe të njerëzve, por përdoret edhe për shtete,vende dhe njësi administrative.

 

Ne gjithashtu mund ta shohim varfërinë në shumë kontekste:

Kemi varfëri ekonomike; me këtë nënkuptojmë vuajtje ankthi/shqetësime materiale, kjo do të thotë mungesa e parave, të mirave materiale dhe burimeve (burimi nënkupton themelin për një proces dhe mund të jetë çdo gjë: nga njerëzit apo materiale, ideve apo shpresës).

Gjithashtu, kemi varfëri sociale; që do të thotë të jesh i përjashtuar nga shoqëria, por  njëkohësisht të jesh i varur nga komuniteti për të jetuar një jetë që shoqëria pret prej teje. Shoqëria, për shembull, pret që ne do të marrin pjesë në jetën e komunitetit dhe do të krijojmë familje.

 

-Kur njeriu jeton në varfëri nuk ka mundësi të vendosë për situatën e tij të jetës

 

Si mundet të matet varfëria

 

Kur ne matim varfërinë kemi në konsideratë një kufi, pragun e varfërisë. Kjo do të thotë niveli minimal i të ardhurave që konsiderohet si i domosdoshëm për të arritur një standard adekuat të jetesës në një vend/shtet të caktuar. Nëse një individ gjendet nën këtë kufi varfërie,  atëherë quhet i varfër.

Ekzistojnë dy matje të varfërisë:

 

-Varfëria absolute

-Varfëria relative

 

Varfëria absolute

Me varfëri absolute nënkuptojmë pragun e varfërisë që nuk kënaq kërkesat themelore më të nevojshme. Varfëria absolute do të thotë një mungesë e plotësimit të nevojave bazë themelore si, ushqim, veshje, strehim, qasjen në arsimin bazë si dhe të kujdesit primar shëndetësor.

 

Varfëria relative

 

Varfëri relative konsiderohet kufiri i varfërisë së individit për të jetuar një jetë të denjë në krahasim me të tjerët në të njëjtin komunitet, për shembull, në lidhje me banorët e tjerë të një vendi/shteti.

Varfëria relative është varfëria në lidhje me një grup. Kjo është jo vetëm një çështje e mbijetesës dhe kënaqja e nevojave bazë, por se standardi i jetesës është parë në krahasim me shoqërinë ku jetoni.

Dashuria, solidarësia, drejtësia, arsyeja, janë të ndërlidhura, shprehje të të njëjtit orientim frytdhënës që e kam quajt  ”sindroma që inkurajon jetën”.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora