| E marte, 10.01.2012, 09:01 PM |
Konsolidimi dhe forcimi i shtetit
Nga Hilmi Saraçi
Megjithë punën dhe përpjekjet e Qeverisë për të ndryshuar gjendjen e vështirë në shumë fusha të jetës, kjo sikur ende nuk është duke shkuar në drejtim të duhur, respektivisht në luftimin dhe menjanimin e dobësive të pranishme. Kjo do të arrihet vetëm me një angazhim serioz të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve tjera që veprojnë në betejen për rend dhe ligj .Fitorja në betejen kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është me rëndësi të veçantë. Kjo nënkupton konsolidimin dhe forcimin e shtetit .Kryeministri , Hashim Thaçi ka paralajmëruar këto ditë se do të ndërmarrë masa ndaj përfaqësuesve të resorëve qeveritare që nuk i plotësojnë me kohë detyrimet që kanë . Sipas disa burimeve , zhvillime konkrete do të ketë në fillim të muajit shkurt, pikërisht kur mbushet një vit i formimit të koalicionit qeverisës . Si duket në këtë kohë Thaçi do të paraqesë një qëndrim për secilin resor qeveritar duke u përpjekur të bëjë një reformatim në qeveri për të cilin është rekomanduar nga lartë (raporti I progresit ndërkombëtarë për Kosovën në të cilën apostrofohen shumë mangësi në institucione, sidomos në Qeverin e Kosovës). Këtë qëndrim e ka forcuar edhe deklarata e ministres për integrime evropiane , e cila ka theksuar se monitorimi dhe zbatimi i planit të veprimit ka filluar, ndërsa raporti i parë do të publikohet në shkurt të vitit
Memorandumi në mes të MFSK-së - MPB-së dhe reformatizimi
Në këtë fushë memorandumi i nënshkruar në fund të vitit të kaluar në mes të Ministrisë së Forcës së Sigurisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, siq flitet nuk e ka pëlqimin e kryeministrit Hashim Thaçi dhe nese aty konstatohet se ka diçka joligjore , atëherë ai memorandum do të anulohet., sepse “memorandumi nuk mund të nënshkruhet pa pëlqimin e kryeministrit, se memorandumet e tilla vetëm bëjnë zhurmë dhe nuk e ndryshojnë gjendjen…”(Hajredin Kuqi). Me këtë memorandum Forca e Sigurisë se Kosovës në rast nevoje , mund të angazhohet edhe në punë policore . Mendoj se këtu nuk ka kurgjë të keqe sepse kjo do të ndihmonte dhe do të koordinonte shumë punë në fushën e sigurisë dhe lirisë së qytetarit. Mendoj se për këtë (memorandum) ka pasur njohuri kryeministri , Hashim Thaçi...
Për ecurinë e nënshkrimit të këtij memorandumi ministri i Forcës e Sigurisë së Kosovës , Agim Çeku ka sqaruar se kjo (memorandumi) është bërë me dijen edhe të NATO-s si dhe ekspertëve të tjerë të kësaj fushe në Qeverinë e Kosovës. Mirëpo nese konstatohet se kjo marrëveshje është joligjore, mendoj se kjo mund të ketë mbështetje me rastin e reformatimit ku do të bëhen disa ndryshime në qeveri, sidomos kur disa ministra mund të largohen dhe të emrohen në vende të tjera…
Dialogu i ardhshëm dhe vizita e Tadiqit
Kosova dhe
Pa normalizimin e marrëdhënjeve me
Kryekomandati i KFOR-it në Kosovë gjenerali Erhard Drevs nuk beson që marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për menaxhimin e integruar të kufijve mund të realizohet brenda 6 apo 8 muajve të ardhshëm siq mendohet ,duke shtuar se KFOR-i do të angazhohet edhe në të ardhshmen në veri si në mbarë Kosovën, për sigurinë dhe lirin e qytetarve të Kosovës. Kjo sikur nuk po ndërmirren masa të duhura për menjanimin e barrikadave dhe mundësinë për qarkullimin e lirë të qytetarëve në këtë pjesë të vendit (veri). Ai (Drevs) ka theksuar se lajmet për zvogëlimin e forcave të KFOR-it amerikane në Kosovë, janë plane të vjetra”.
Zëvendësndërmjetësi i OKB-së për statusin e Kosovës , Albert Rohan, ka vlerësuar se pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Serbia kurrë nuk mund të jetë pjesë e BE-së, sepse çështja e njohjes së Kosovës do të mbetet e hapur dhe do të shtrohet më së largu nëse një ditë Serbia do të jetë e gatshme për t’u antarësuar në BE. .. Ministri i brendëshëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka pranuar se për Kosovën sërbët duhet të flasin vetëm me SHBA-të “Unë ua kam thënë këtë amerikanëve-njerëz hajde të përcaktojmë se cili është interesi jonë i përbashkët”…
Përpjekjet e zyrëtarëve serbë për të ndikuar në “frontin e gjerë të aleatëve në BE”
Prandaj zyrëtarët më të lartë të Serbisë ka ditë që i kanë filluar komunikimet intensive me zyrëtarët e shtetevë më me ndikim evropiane .Sipas shtypit serb, përpjekjet e Beogradit pasaçërisht janë drejtuar në tubimin e një “fronti të gjerë të aleatëve në BE, në mënyrë që një numër i madh shtetesh antare të bindin Gjermaninë të lëshojë pe në qëndrimin e saj të fortë ndaj statusit të kandidatit të Serbisë. Kështu përfaqësuesit e shtetit të Serbisë janë në lidhje të vazhdueshme me bashkëpunëtorët e kancellarës gjermane Angela Merkel. Mirëpo Daçiq dhe të tjerët zyrtarë të lartë të Serbisë janë të vetëdijshëm se përpjekjet ambicioze, dominuese ndaj Kosovës tani e përgjithmonë kanë përënduar dhe për zgjidhjen e problemeve në Kosovë dhe në Botë, amerikanët e kanë fjalën kryesore- ata janë në anën e të drejtës ndërkombëtare, në anën e Kosovës…Amerikanët, nuk do të largohen nga Kosova për një kohë, siq bëhet me dije deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm (2013). SHBA-të nuk planifikojnë ta ndryshojnë numrin e trupave të tyre të angazhuara në misionin e NATO-s në Kosovë. Mirëpo vendimi për tërheqjen e trupave amerikane mund të merret në çdo kohë, por deri kah mesi i vitit të ardhshëm do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë . Mësohet se aktualisht në kuadër të KFOR-it janë të angazhuar 745 trupa amerikane me bazë në Kampin Bonsteli në afërsi të Ferizajt…