Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilia S. Karanxha: Ikonografia e Pirros së Epirit në Rilindjen Evropiane

| E marte, 10.01.2012, 09:05 PM |


IKONOGRAFIA E  PIRROS SË EPIRIT NË RILINDJEN EVROPIANE

 

Pikësime nga një studim

 

Nga Ilia S. Karanxha

 

Ikonografia e Pirros të Epirit  në rilindjen evropiane  edhe pse e pasur dhe e larmishme  mbart në vetvehte mentalitet e kohrave  në lidhje me vlerësimin e kësaj figure të shquar të antikitetit.  Legjendat apo historiografia që u trashëguan nga mesjeta  dhe ato  që u përhapën në fillimet e rilindjes evropiane (Plutarku: Jetët paralele) u perceptuan e u interpretuan  në përgjithësi  në dy kënd vështrime të ndryshme  gjë e cila reflektovi  mjaft qartë edhe në artet figurative.

Mentaliteti kryesor që pati edhe jeohnën më të madhe,  për pasojë edhe ikonografinë më të bollshme,  ishte ajo që e konceptonte Pirron si një nga strategët më të shquar të antikitetit, pra lartësohej sa më shumë figura e tij, për të treguar në vazhdim supermacinë e Romës që  mundi  të mposhte një strateg të tillë.  Në të njëjtën kohë  gjendeshin të gjitha mjetet për të  justifikuar  legjitimitetin e ekspansionit  romak drejt  jugut të Italisë.  Përkashi  Pirros qëndron figura e  Fabricios që  ngrihej në piedestalin më të lartë si modeli i konsullit romak të drejtë e të pakoruptueshëm.  I verbëri Appio Calaudi (350 para K. – 271 para K) është babai   i kombit që  kundërshtoi  para senatit romak paqen e propozuar nga Pirroja. Luftrat shikohen e pasqyrohen nga këndvështrimi roman gati gjithmonë triumfante e figura e Manio Curio Dentatos(330 p. K. - 270 p. K) sot në  Hermitage (Shën Petërburg) na është paraqitur nga  piktori i shquar italian Giovanni Battista Tiepolo (1696 -1770)  si një superhero në dalldisje ekzaltuese  edhe pse beteja e fundit e Pirros në Itali (Benevento 275 para K.) pati  më shumë karakterin e një tërheqje strategjike se  sa një humbje katastrafoke.

Linja e dytë në ikonografi ve më shumë në fokus  jetën e  Pirros sa dramatike  po aq edhe të madhërishme  tek i cili shikohet e vlerësohet pozicioni i tij në mbrojtjen e fiseve dhe të kulturës helene-mesapike në Magna Grecia  përballë ekspasionit romak apo atij kartagjenas. Në këto pozicione  shkovi  i pari  poeti, dramaturgu dhe shkrimtar romak me origjinë mesapike  Kuinto Enio (Quinto Ennio  Rudiae 239 p. K. –  169 p. K) i cili  ndryshon nga  historianët analistë të periudhës republikane në veprën e tij Annales (Vjetarët) e paraqiti Pirron dhe luftrat e tij në Itali me ngjyra shumë pozitive duke influencuar në vazhdim mjaft literaturën latine.

Paraqitjen më të hershme ikonografike mbi Pirron e Epirit për momentin i hasim në kodet me minaturë të veprës  Historia antike deri  tek  Qezari (Histoire ancienne jusqu'  à César)e cila u përpilua në  Lille në vitet 1209-1214 dhe u bë më tej shumë popullore në Francë. Në vazhdim  vepra pati edhe ripunime të tjera  dhe deri nga fundi i shek. XV u realizuan  68 kode  dorëshkrim pjesa më e madhe  e të cilave ruhen në  bibliotekën kombëtre të Parizit.  Në njërin  prej këtyre kodeve që i përket fundit të shek. XIII (kodi: 295(2893)) për ilustrimin e veprës  mes të tjerave  në miniaturë  është  paraqitur një betejë e Pirros që sulmon ushtëritë romake me elefantët e tij.

Një përmëndje    hershme mbi  shpirtmadhësinë e Pirros kundrejt shërbëtorve të vet  e gjejmë në veprën e  Konrad von Ammenhausen (rreth 1280-  1350)  mbi lodrën e shahut (Schachzabelbuch – 1337) e para e këtij lloji në Evropë  e hatuar në 19.336 vargje. E shkrojtur  në gjermanisht  me pikësynime edukativ në formë alegorike  tregon  të drejtat dhe detyrat e kastave të ndryshme. Vepra  pati një popullaritet  shumë  të madh e sot njihen rreth 20 kode dorëshkrime të saj  ndërsa në fund të shekullit të XV dhe gjatë shek. XVI  vepra u përkthye dhe u botua në një sërë gjuhësh duke e bërë  kështu librin më të lexuar në Evropë pas bibliës.

Përsa i përket episodit në lidhje me Pirron  (Die Grossmut des König Pirus gegenüber seinen Dienern) e gjejmë  në një variant pak të ndryshuar edhe tek Plutarku që na flet jo për shërbëtorë por  për një grup djelmoshash të  pirë që ofendonin prestigjin e dinjitetin  Mbretit  kundrejt të cilëve Pirroja me shpirtmadhësinë e tij  i fali pa morë asnjë masë ndëshkimore kundrejt tyre.  Në një  prej   kodeve  dorëshkrim të Konrad von Ammenhausen  që ruhet në bibliotekën (Württembergische  Landesbibliothek) e Stuttgart  e të përpiluar më 1467 episodi i mësipër  është ndriçuar në f. 39v.   Kodi  që përmban në tot 327 fletë dhe një numur të madh ilustrimesh të tjera u ralizua  në atelienë e  Diebolt Lauber (para 1427-  † pas 1471 )  i famshëm në Gjermani edhe  në zbukurimin e shumë  kodeve të tjerë.

Qysh nga mesjeta  ishte trashëguar në Evropë edhe  përmbledhjet (epitome) nga vepra e Trogus Pompeus nëpërmjet një të qojtuiri Iustinius  prej të cilit veç emrit nuk  dihet gjë tjetër.  Në kodin dorëshkrim të kësaj vepre që ruhet në Oxford  Bodleian Library  fleta  80r  është ndriçuar me

me katër miniatura ku dy të fundit paraqesin njëra një betejë të Antigonit kundra Pirros tjetra sulmin dhe vrasjen tragjike të Pirros në Argo.

Ja pra disa paraqitje të hershme ikonografike mbi Pirron e Epirit të cilat qëndrojnë në tranzicionin evropian nga mesjeta tek Rilindja.

 

Firenze 8.I.2012