E premte, 29.03.2024, 06:26 AM (GMT)

Mendime

Shaban Peraj: Edhe sa duhet pritur shqiparët në Mal të Zi

E marte, 10.01.2012, 07:59 PM


Edhe sa duhet pritur shqiparët në Mal të Zi

 

Njëra prej veçantive më të rëndësishme që na ka dobësuar ne shqiptarëve në Mal të Zi është naiviteti ynë ndaj hileqarëve me fytyrë miku që na kanë rrethuar gjithandej.

 

Shkruan: Shaban Peraj

 

S’ka dyshim se shqiptarët në Mal të Zi po vazhdojnë të ballafaqohen me një krizë të thellë politike, ekonomike, sociale e kulturore, gjë që këto fenomene vazhdojnë ta rëndojnë edhe më tepër situatën tonë. Ajo që e ka karakterizuar vitin e kaluar për ne shqiptarët në Mal të Zi është dështim politik i radhës, ndaj nuk kemi pse të mendojmë se kemi ngritur imazhin tonë, me që shumë vendime e ligje të sjellura në parlamentin malazez nuk japin shpresë e besim tek pushteti aktual për të na tajtuar të barabartë me popujt tjerë që jetojnë në Mal të Zi. Shkelja e të dejtave tona legjitime bën që ne të nëpërkëmbemi si popull autokton në trojet tona etnike. Njëherë u nëpërkëmbëm me ligjin e ri për zgjedhje të këshilltarëve e deputetëve, për çka na u cënua e drejta e fituar më parë ku ishim si njësi e veçantë zgjedhore për të pasur pesë deputetë, tani kjo nuk vlenë më dhe vështirë që shqiptarët të krijojnë mundësi për përfaqësim në parlamentin malazez me më shumë se dy përfaqësues. Pastaj si shpërblim për fundvitin e kaluar u miratua ligji për rendin dhe qetësinë me çka shqiparëve u privohet e drejta për përdorim të simboleve kombëtare, çka përbën një diskriminim të radhës për ta, pavarësisht kontributit të dhënë nga shqiptarët në referendumin për pavarësi të Malit të Zi. Përkrahja e dhënë prej tyre tashmë është e qartë se nuk dha rezultatet e pritura, me çka u shkel çdo marrëveshje e arritur gjatë proceseve politike në demokraci. Kjo jo vetëm se na lenë në vendnumëro, por po na dëmton në avancimin e të drejtave tona legjitme, si në aspektin e përdorimit të simboleve kombëtare, të përdorimit të gjuhës shqipe, ndaj janë të arsyeshme reagimet e shumta e shumë serioze për periudhën në vazhdim me çka kërkohet nga përfaqësuesit tanë të ngrejnë zërin lartë për të sensibilizuar opinionin e gjërë, po edhe Brukselin para se Mali i Zi të marrë kandidaturën për në Bashkimin Evropian.

Nga vetë mënyra se si u zhvilluan ngjarjet, viti i kaluar mund të quhet vit i dështimit politik të shqiptarëve në Mal të Zi, po edhe i Tiranës e Prishtinës karshi nesh. Kjo edhe për një arsye më tepër, pasi as Tirana e as Prishtina deri në këto momente nuk e thanë asnjë fjalë për cënimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, ndaj dështimi është i qartë, marrja e ndonjë qëndrimi zyrtar është i vonuar në momentin kur të gjithë shqiptarët në trojet e veta e kanë të rregulluar përdorimin e simboleve kombëtare, kurse ne akoma duhet të ballafaqohemi me sfida të shumta për të ruajtur e mbajtur gjallë identitetin tonë kombëtar. Si fitorja ashtu edhe dështimi qëndrojnë te një fjalë, intresi kombëtar është i përbashkët, dhe ai duhet të ketë një strategji që kënaqë nevojat e të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Ndryshe, në qoftë se lëmë boshllëk te një pjesë e kombit nuk kemi pse ta quajmë të përfunduar çështjen tonë kombëtare, kështu bien mundësitë për të kryer bashkëpunimin ndërshqiptarë, ndaj dy qendrave kryesore u takon të përcaktohen se çfarë qëdrimi kanë lidhur me pozitën e shqitarëve në Mal të Zi. Kjo detyrimisht kërkon që autoritetet të bëjnë më shumë punë në këtë vit që filluam, për të zbutur gjendjen ekzistuese të shqiptarëve në Mal të Zi, jo vetëm ate politike, po edhe ate ekonomike në mënyrë që të mos ballafaqohemi me probleme në vazhdimësi.Do të ishte mirë që të largohen të gjitha barrierat e krijuara në bërjen e politikës mbarëkombëtare, duke pasur qasje serioze edhe ndaj pjesës tjetër të kombit që nuk jeton në kufijt natyral, pasi ngjarjet politike te ndodhura për shqiptarët në Mal të Zi kërkojnë më shumë kujdes për zgjidhje të menjëhershme dhe jo vonesa. Së këndejmi, shqiptarët në Mal të Zi nuk guxojnë të lejojnë të zhbëhen e të asimilohen, po as të dorëzohen e të nënshtrohen përballë politikës aktuale, ata duhet të qëndrojnë fortë të bashkuar njëri me tjetrin pavarësisht synimeve të ngushta karrieriste që po na dëshmojnë përfaqësuesit tanë politik.Këto të këqija nuk na erdhën vetëm nga njëra anë, edhe ne kemi fajet tona, së pari brënda vetës tonë e pastaj nga të tjerët. Sot në Mal të Zi politika shqiptare është më e përçarë se kurrë, por kjo nuk guxon të na hjedhë në depresion, nuk guxon të na bëjë të dorëzohemi, jo tani kur ndodhemi në prag të vitit jubilar, atij të 100 vjetorit të Pavarësisë së shqiptarëve. Këta tanët dëshmuan dhe po dëshmojnë se nuk kanë vizion kombëtar, nuk kanë strategji për një zhvillim të qëndrueshëm politik, ekonomik e kulturorë, ndaj për fatin e keq tonin disa përfaqësues politikë akoma mendojnë se mund t’i zgjidhin problemet tona duke dhënë deklarata politike me qëllim që tu hedhin pluhur syve qytetarëve shqiptarë në Mal të Zi, gjoja se po punojnë rreth avancimit të çështjes shqiptare! Deklaratat e tyre vlejnë vetëm për ta sa për të mbijetuar politikisht e për të bërë përfitime personale. Nëse marim parsysh rrethanat në të cilat ndodhemi sot e duke u nisur nga interesi kombëtar e kemi për detyrë imediate të jemi të bashkuar përmes një platforme të përbashkët duke lënë anash për momentin partitë politike shqiptare këtu tek ne. Puna e tyre u pa tashmë, ndaj nuk dihet edhe sa kohë duhet të presim që ne të trajotohemi të barabartë me popujt tjerë që jetojnë në Mal të Zi!?



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora