E shtune, 20.04.2024, 07:36 AM (GMT+1)

Mendime

Flet Presidenti i Shoqatës së Invalidëve FIBA të Italisë, z. Xhuzeppe Trieste

E shtune, 01.03.2008, 06:48 PM


"Ne duam të na trajtojnë si të barabartë.
Puna nuk bëhet vetëm me këmbë apo me dy duar
Puna bëhet më shumë me mendje
Duam të bëjmë dhe një FIABA në Shqipëri
Puna jonë duhet të lehtësojë shtetin nga detyrimet"

Nga Albert Zholi

Jeta e z. Xhuzeppe Trieste, është një jetë e mbushur me surpriza. Ai që në fëmijëri pëson një aksident automobilistik, ku humbi të dy këmbët. Pra ngeli invalid pasi të dy këmbët nuk mund t’i përdorë që prej asaj kohe. Por jeta nuk e mposhti. Përkundrazi! Këtu fillon dhe etja e tij për jetën. Me një kurajo të paparë, ai gjen veteveten dhe dukse studiuar, punuar, duke u marrë me sport, kërkuar bashkpunim, arriti të krijojë një shoqatë të fuqishme në Itali atë të invalidëve të quajtur FIABA. Një shoqatë që tashmë ka një reputacion ta padiskutueshëm në qeveritë italiane si dhe në shoqëri. Sipas tij, rendimenti në punë nuk vjen vetëm po të jesh plotësisht i saktë fizikisht. Puna mendore të jep rezultat të madh edhe duke qenë në kushte invalidi. E takova në ambiente e Hotal “Tirana”, ku ai me një ekip të shoqatës dhe mikun e shqiptarëve intelektualin Mikele Lagana, kishte  ardhur për të bërë prezente pranë qeverisë shqiptare dhe krijuar bashkëpunim me shoqatën e invalidëve shqiptarë.

-Z Xhuzeppe, cili është qëllimi i ardhjes tuaj në Tiranë, duke pasur parasysh që lëvizja juaj kërkon shumë impenjim dhe lodhje fizike.

-(qesh). Ndoshta juve ju duket e sforcuar, por tashmë u bënë vite që jam mësuar me lëvizjet. Kam lëvizur dhe lëviz në shumë vende të Europës, për punë në interes të komunitetit që unë përfaqëasoj. Edhe në këtë rast kam ardhur të bisedoj me qeverinë shqiptare për një bashkpunim të mundshëm me Shoqatën e Invalidëve të Shqipërisë. Shkëmbimi i eksperiencave, ndihma reciproke, janë në qendër të bisedimeve me qeverinë shqiptare dhe me shoqatën simotër.

-Mund të na thoni diçka nga organizimi i shoqatës suaj?

- Po . Shoqata jonë është një shoqatë e legalizuar në bazë të ligjeve të shtetit italian dhe ka një emër sinjifikativ FIABA. Fillesat i ka 47 vjet më parë, pra në vitin 1960, kur Italia organizoi Olimpiadën për të aksidentuarit. Në vitin 1976 u njohëm si shoqatë, por edhe si Konfederatë sportive. Ndërsa organizimin më të plotë me emrin e tanishëm e arritëm në vitin 2000. Kjo shoqatë ka një shtrirje në gjithë territorin e Italisë dhe me një numër të konsiderueshëm anëtarësh. Ne kemi lidhje dhe bashkrendim me qeverinë, Presidencën, si dhe me të gjitha Shoqatat e bisnesit italian, me Prefekturat dhe komunat. Ne kemi përfaqësuesit tonë në të gjitha këto institucione. Jo vetëm kaq, por ne bëjmë lobing për të arritur qëllimet dhe objektivat tona në interes të komunitetit që përfaqësojmë.

-Si President i kësaj shoqate kaq të njohur, si ju lindi ideja për këtë organizim?

-Koha të bën të mësosh dhe të veprosh. Në fillim ishte një ide e amullt. Jo fortë e qartë. Por kur pashë që numri i invalidëve në Itali shtohej, ndërsa kujdesi për ta nënvleftësohej nga çdo qeveri, filluam të organizoheshim. Dihet që dhe Italia (ashtu si Shqipëria sot), pas Luftës së Dytë Botërore ishte një vend që eksportonte emigrantë. Italia ndoshta është vendi që ka më shumë emigrantë në botë për frymë të popullsisë. Pas Luftës së Dytë Botërore për rindërtimin e vendit, janë bërë shumë aksidente në punë. Interesat e këtij komuniteti nuk mbroheshin. Ata liheshin në heshtje. Korrupsioni, varfëria bënë që në ato momnete të viteve të para të pas luftës, askush të mos mendonte për ta. Dhe unë isha një ndër ta shumë vite më vonë. Por duke parë një numër kaq të madhe mendova, kështu do të rimë? Kush do i mbroj të drejtat tona? Kush do na integrojë në jetën e përditëshme? Dhe thashë që të parët duhet të jemi vetë ne. Askush nuk kujtohet po nuk lëvizëm vetë. Po s’qau fëmija, nuk i jep gji nëna. Eshtë një fjalë e urtë që e përdorni dhe ju.

-Ku konsistoi puna juaj në fillim?

-Në sensibilizimin e opinionit dhe sidomos të politikës, që, ekziston dhe një komunitet i veçantë i invalidëve që duhen ndihmuar. Ata nuk kërkojnë lëmoshë. Ata kërkojnë ndihmë. Duan të mësojnë, të punojnë, të drejtojnë. Secili sipas mundësive dhe aftësive fizike dhe intelektuale. Se shumë mendojnë se, duke qenë pa këmbë apo pa një dorë, pa sy, janë të pavlefshëm në shoqëri. Jo, këtu ishte dhe është gabimi. Në shumë vende pune në administratë puna do tru, jo këmbë. Ka punë që bëhen me një dorë. Ka dhe punë për të verbërit. Ne duam të jemi të dobishëm, sepse i kemi mundësitë. Ky prezantim, dhe këto kërkesa në rritje për qëllimet tona, nuk kishin si të mos merreshin në konsideratë. Shumë prej nesh tashmë janë të punësuar në administratën publike, por edhe atë private, duke bërë punë intelektuale, po aq sa dhe një njeri normal. Bile në punë të veçanta dhe më me rendiment.

-A e gjetët ndihmën e duhur nga politika e vendit?

-Me shumë vështirësi. Asgjë nuk vjen menjëherë. Por me durim. Për çdo ditë fitonim terren. Krijonim lidhje të reja. Kërkonim dhe ndihmë nga organizmat ndërkombëtarë. Sot mund të them me shumë bindje se kemi arritur shumë rezultate.

-Konkretisht çfarë mund të na përcillni?

- Po . Ne kemi arritur të organizojmë dhe një spartakiadë të veçantë sportive në vitin 1981 me komunitetin tonë. Ky eveniment kërkonte shumë punë. Shumë mobilizim. Por i dha frytet. Spartakiada përmbante shumë disiplina të sportit. Sporte në rreth 13 disiplina.  Ecja me karrocë, basketboll, shah, hedndbooll...Ishte një sukses. Interesimi ishte i madh. Opinioni na mbështeti. Por ajo që ne e quajmë sukses është se tashmë ne kemi arritur në një marrëveshje speciale me qeverinë (ligj i veçantë), si dhe me shoqatat e ndërtuesve që çdo ndërtim që të bëhet qoftë shtetëror qoftë privat, duhet të ketë dhe firmën e specialistit tonë. Pra, specialisti ynë duhet të japë mendimin për vendet e parkimit, menxën, ashensorët, dhomat e fjetjes që t’i përshtaten lëvizjes së lehtë të invalidëve. Pra, ne tashmë jemi bërë faktorë jo vetëm në luftën kundër korrupsionit, por edhe për mendime më racionale në të gjitha fushat në ndihmë të njerëzve me aftësi të kufizuara. Deri tani lëvizjet tona kanë qenë të kufizuara dhe shumë të mundimshme, por me këto ndërhyrje jeta jonë është bërë më e lehtë dhe më e pavarur. Shumica janë integruar tërësisht në jetën qytetare të përditëshme.

-Kush është qëllimi kryesor i shoqatës sot?

Qëllimi kryesor është që kudo që të jemi, ne me punën tonë, me aktivitetet tona të na shohin në shoqëri si të barabartë, të na japin vendin që na takon, të na peshojnë mendjen si të një njeriu normal nga ana fizike. Të na shohin trurin, punën dhe jo të na paragjykojnë në punë. Pra motoja jonë është: “Ëndrra të bëhem diçka në jetë”. Edhe unë të kem ambicie. Ambicie njerëzore, se si të arrijmë të rrisim cilësinë e jetës dhe të komunikojmë natyrshëm me njëri-tjetrin.

-A ka emigrantë shqiptarë në shoqatën tuaj?

-Sigurisht që ka. Ata trajtohen si të barabartë. Dihet tashmë që aksidentet më të shumta, vitet e fundit në punë ndodhin me emigrantët. Shoqata jonë është e hapur pa dallim. Ne në bazë të statusit jemi të barabartë.

-Kur është dita e festës apo e shoqatës tuaj?

-Këtë e vendosëm së bashku me qeverinë. Dita e FIABA-s, është e diela e parë e çdo Tetori. Kemi hapur dhe një llogari bankare nacionale për të mbledhur ndihma. Ditën e festës organizojmë dhe një llotari. Llotaria FIABA. Të ardhurat nga shitja e biletave i kalojnë shoqatës. Në vitin e parë jashtë parashikimeve u shitën rreth 2 milionë bileta nga 1 milion që ishin parashikuar.

-Mendoni se i keni arritur objektivat?

-Jo. Kërkesat janë në rritje. Ne duhet të punojmë akoma më shumë për të rritur nivelin social të të gjithëve. Po të punojmë vetë, shoqëria do të punojë më pak për ne. Taksat e qytetarëve do shkojnë në drejtim tjetër, për ambiente sportive, shkolla, parqe, rrugë, qendra kulturore. Ndihma e shtetit do të jetë më e vogël. Ne do të jemi më të dobishëm. Jemi në rrugë të mbarë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora