E merkure, 24.04.2024, 03:05 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Sundimtarë! Rreni veten... por jo popullin!

E diele, 08.01.2012, 08:58 PM


SUNDIMTARË!  RRÊNI  VETEN…POR  JO  POPULLIN !

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Dy ditë perpara mora vesh se Shqipnia tashti kishte pasë edhe “mbret”!...

Nuk më çuditi aspak pikllimi i “sundimtarëve” tanë! Një ma pak!...

Kishte pasë edhe “dr. prof. e akademikë”, që ishin pikllue! As kjo nuk më habitë!

Për fëmijë gjaja ma e kandëshme janë “përrallat me mbret”...edhe pse kur fillojnë me kuptue dhe e dijnë se gjysa e atyne tregimeve janë “rrêna”, po prap kënaqen...e sidomos kur ai që i tregon di me i diftue bukur. Akademikët tanë ua kanë marrë doren tregimeve të tilla aqsa, jo vetem fëmijëve, por edhe të mëdhejëve ua kanë mbushë menden se “ajo që themi dhe shkruajmë né është historia”...

Kur pata pa një foto tue u falë një sasi e madhe njerëzish në Tiranë, e poshtë ishte shenue se këta ishin në rrugen Ahmet Zogu, pata pyetë një kushri timin: “Po rruga me emnin Luigj Gurakuqi, a asht prap në Tiranë?” Ai mu pergjegj: “Po!”. Fillova me mendue se si mundet me ndodhë që tradhëtari dhe heroi me qendrue perballë njenitjetrit po në të njajtin kryeqytet!? Sado pleh me kenë një grup sundimtarësh, si asht ai i Tiranës,  s’ duhet me harrue se mbi ata pleha Populli thot? “dy gjela s’ këndojnë!” O njeni, o tjetri!

Me siguri do të fitonte“mbreti”, sigurisht, gjithata muhaxhirë nuk do të shtronin shiltet e tyne dhe me ra permbys mbi një asfalt që mban emnin e një Luigj Gurakuqit, kur dihet se vrasësi i Tij, ishte aq i aftë sa tri vjet mbasi vret Luigjin dhe Bajram Currin, ishte edhe i vetshpallun “mbret” me ndihmen e disa kusarëve që u mblodhën në një nga hotelet e Beogradit, në “Bristol”, dhe aty me Pashiqin e Serbisë, nenshkruen pazarllekun e tyne të njohun, në gushtin e vitit 1924, e mbas kater muejsh Ahmet Zogu erdhi me disa, po u themi çetnikë të serbëve, po ma shumë hajdutë e cuba, dhe rrëzuen qeverinë me një lloj pagese, që qeveritarët tanë ia kanë marrë doren: “Tue i dhanë Serbisë Trojet Shqiptare”!

Mbreti i vetshpallun me “vullnetin” e Popullit Shqiptar, edhe pse njihej një vrasës ordiner, që me vrasjen e Trimit të Vlonës, Avni Rrustemit, bahet “mbret i Shqiptarëve” kur jo ma pak se ¾ e Shqipnisë janë nën sundimin e serbëve e grekëve edhe sot e asaj ditë...madje, dhe na paska “formue” Shtetin Shqiptar, se ka perpilue Kushtetuten, Kodin Civil e Penal të shtetit! – Po cili nen i asaj “Kushtetutë” shpallë mbret një vrasës që në vitin 1924 merr gjakun e dajës së vet, tradhëtarit Esad Pashë Toptani, simbas “Kanunit të tradhëtarëve të Matit”, dhe në 1924 firmon aktin e tradhëtisë për me rikthye në Shqipni me çetnikë të Serbisë, tue i dhurue Trojet Shqiptare, e tue i shtue “kapar” Shen Naumin e Vermoshin me Krahina të Kelmendit...dhe, porsa hyp në kolltukun e siguruem nga Serbët, vret Gurakuqin, Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Don Gjon Gazullin, etj. etj.

Ikë bash ky hajdut i thesarit të Shtetit Shqiptar në vitin 1939...pa shkrepë një pushkë dhe lëshon “mbretninë” në dorën e kumarxhijve të Luftës së Dytë Botnore, mbasi ka me vete edhe shtatë arka me ar, brilanta e vlera të grabituna nga Populli, dhe me pafytyrësi u kerkon anglezëve në Londer n? vitin 1943 se: “Unë kthehem në Shqipni, por më hiqni prej andej Klerin Katolik Shqiptar!”

Nuk e kishte lexue artikullin e “Ora e Maleve” në 1924: “Gabove Hilë!”...

Anglezët nuk kishin nevojë me ardhë e me i pastrue rrugen Ahmet Zogut, ata me anën e “atyne” që kishin gjetë agjentin puçist të 1924 në Bristol, kishin sigurue masonist e terrorist anadollak edhe ma të zotin se até, i cili nuk kishte aspak nevojë me ardhë këtu anglezet dhe “me i hjekë Klerin Katolik”, po me i hjekë vet ai ma mirë se anglezët...

 

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës

Italjane. Pyetnij Çatin Saraçin ku asht...? "besa" ndihma!...

Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.

Shkelqësis Tij  Ahmet Zogu  Tirana (Albania)

Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)

Çatin Saraçit  Hotel de la Ville...”

Shenim nga F.Radovani: Mirënjohje të përjetëshme Atdhetarit Gjon Kamsi!

 

Të pranosh se Shteti Shqiptar kishte mbret Ahmet Zogun domethanë me u pajtue me Shqipninë e coptueme të 1913, dhe pikërisht këtu qendron tradhëtia e Ahmet Zogut dhe e Enver Hoxhës, që në angazhimin me kolltukun e Shtetit për me vjedhë dhe me u pasunue ata vetë, edhe pse shumica e Shqiptarëve ishin të pushtuem nga Serbët dhe Grekët, pranojnë edhe me deklarue: Ahmet Zogu, në Londer: “Unë kthehem në Shqipni, por më hiqni Klerin Katolik...” ndersa, Enver Hoxha në 1946 në Konferencën e Paqës në Paris, “Tani né nuk kemi asnjë problem kufinjësh me aleaten tonë, Jugosllavinë...”

E si mund të nderohen k?ta tradhëtarë t? Atdheut nga Populli Shqiptar sot ?

Tradhëtarët e Atdheut sot po sundojnë Shqiptarët Musliman? e Kristjan?!

Kam pershtypjen se Shqiptarëve as kjo nuk u ban pershtypje!!

Shqiptarët e dijnë edhe até se “sundimtarët e sotem janë vëllezër gjaku me turqit”!

Nanë Tereza në Rinas tha në vitin 1997: “O Zot, hiqi mallkimin Shqipnisë!”

Melbourne, Dhjetor 2011.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXIV) Fritz Radovani: Zotni M. Gorbaçov viziton kopshtin zoologjim t? Tiran?s... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXIII) Fritz Radovani: Lirika nga At Gjergj Fishta Fritz Radovani: Kultura europjane dhe ''pyka'' turke... Fritz Radovani: Kur gegët do të ndiejnë veten n'atdheun e vet?! Fritz Radovani: Një propozim për atdhetarët e trojeve të Shqipnisë Fritz Radovani: Katër Maria... Heroina rreth Rozafës... Fritz Radovani: Tallja asht ma e randë se vrasja e tyne Fritz Radovani: A ishin trima ''çlirimtarët'' tanë Fritz Radovani: Edhe shqipet po ikin nga çerdhet shekullore... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXI) Fritz Radovani: Kam vetëm një pyetje për shqiptarët muslimanë Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVIII) Fritz Radovani: ‘’Një re e zezë’’ që nuk po na ndahet!... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVII)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora