E enjte, 25.04.2024, 07:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Agron Shabani: Një histori e shkruar me gjak, vuajtje, lot, shkëlqim, mburrje dhe krenari (3)

E diele, 08.01.2012, 08:58 PM


Nga Ditari i kujtimëve të paharruara:

 

Një histori e shkruar me gjak, vuajtje, lot, shkëlqim, mburrje dhe krenari...

 

Nga Agron Shabani

 

Në vazhdim: Në një ish Jugoserbosllavi çfarë (nuk) e njohim të gjthë ?!!!....

 

 4. Atëbotë në vendin tonë ishin kohë dhune,terrori,aparthejdi, etnocidi,kulturocidi, urbanocidi dhe gjenocidi të tmerrshëm dhe tepër makabër të regjimit të atëhershëm serbojugosllavë kundër njerëzve dhe popullit (kombit)tonë shqiptarë në Kosovë dhe vise të tjera etnike dhe historike të shqiptarëve nën ish jugoserbosllavi.Mbase, kohë burgosjësh, vrasjësh, arrëstimësh, përndjekjesh dhe intërnimësh makabre dhe tepër sadiste të studentëve, profesorëve, intelektualëve dhe patriotëve të njohur shqiptar në vendin tonë.Mbi  rininë studentore dhe patriotike, gjegjësisht, mbi intelektualët dhe atdhetarët e shmutë shqiptar në Kosovë e kudo, regjimi i hekurt ushtarako-policor i Beogradit asokohe po shkrehte plumb, zjarr , hekur dhe flakë baroti. Pa fije turpi as mëshire atëbotë duke i vrarë,burgoshur, përndjekur dhe internuar me qindra ose mijëra student, intelektual ose patriot të shqur shqiptar nepër burgjet ose kazamatët e ndryshme serbojugosllave.Thënë shkurt e shqip, popullit (kombit) dhe atdheut tonë atëbotë iu kishte shkuar dikund thellë thika e serbit në asht dhe laku i zgjatur i sundimit dhe robërisë së egër serbopansllaviste në fyt. Nuk kishte se ku të shkonte me keq.Në anën tjetër ndërkaq, edhe përkunder "arkitekturës" dhe një´ ínfrastrukture të përbashkët´ shtetërore, politike,monetare, finansiare, industriale,ekonomike,politike etj. E ashtuquajtura "federata" e atëhershme jugosllave me kalimin e kohës gjithnjë e me shumë sikur kishte zënë ti ngjasonte një "klubi ekskluzivë" dhe paternalist -proteksionist  të Serbisë ose Beogradit zyrtarë.Për të mos thënë këtu një "klubi ekskluzivë" të një regjimi kolonial ose gjysëmkolonialiste që patjetër të shpiente të mendoje dhe reflektoje asokohe në etapat ose periudhat e dikurshme të absolutizmi, imperializmit, "Aleancës së Shënjtë" ose "Pentarkisë së Madhe", "Antantës së Madhe" dhe kështu me radhë.Gjithnjë duke menduar këtu në monopolin, hegjemonizmin, ekspanzionizmin,paternalizmin dhe absolutizmin e gjithëmbarshëm kolonial ose gjysëmkolonialist të popullit dhe regjimit serbian ndaj popujve dhe vendëve të tjera që përbenin asokohe të të ashtuquajturën "federaten" e atëhershme të sllavëve të jugut.Ndaj popullit ose kombit tonë shqiptar sidomos.

 

5. Absolutizmi se këndejmi, në pjesën me të madhe ose substanciale të tij ndodhët i ndërlidhur dhe identifikuar me figurën dhe personalitetin kontraverz dhe tepër despotik të mbretit të njohur francez, Lujit(Luigjit) të XIV-të dhe luftërat e ndryshme ekonomike,kabinetike, komercionaliste dhe kolonialiste në Europën e asokohshme të shekujve 17 dhe 18. Kur perandori i lartëpërmendur frëng ( Luji i XVI- të) duke e mbiquajtur dhe paramenduar vetën e tij si  ´mbret të tokës, mbret të detit dhe mbret të diellit":Asokohe zbatonte një poltikë të vrazhdë koloniale, ekspanzioniste dhe absolutiste ndaj popullit dhe vëndit të tij në veçanti si dhe ndaj vendëve dhe popujve të tjerë në përgjithësi.Duke i aplikuar dhe zbatuar në këtë vorbullë metodat e njohura cezariste dhe kolonialiste të një absolutizmi të përgjithshëm shoqëror dhe qytetar i cili i nënkuptonte absolutizmin dhe monopolin e përgjithshëm shtetëror dhe politik,absolutizmin diplomatik, absolutizmin ushtarak,absolutizmin tokësor, absolutizmin detar,  absolutizmin fetar, absolutizmin kulturor,absolutizmin industrial, absolutizmin tregtar, absolutizmin  finansiar, absolutizmin ekonomik  dhe kështu me radhë...Deri në pafundësi.Dhe, të gjitha këto së bashku të projektuara dhe etabluara asokohe nga Zhan Batista Kolberi- minister i thesarit dhe finansave, Le Tellier -minister i luftës, Le Lionne-minister i punëve të jashtme dhe të tjerë.Në këtë kontekst, mendimtari dhe filozofi i shquar frëng, Monteskie(Montesquieue) si udhëheqës ose kryetar i njohur i parlamentit të atehershëm francez me seli në Bordo , duke i çortur dhe akuzuar metodat e mesipërme autoritare dhe absolutiste të Lujit të XIV dhe të tjerëve në këtë drejtim: Në kuader të veprës së tij të famshme me titull "l ´ Esprit de Lois" (Lexo: "Mbi Shpirtin e Ligjit) atëbot:ë pos tjeash do të theksonte se shpirti i mendimit dhe veprimit të lirë njerëzor ose qytetar me gjasë sikur paraqesin shpirtin e kohës sonë. Ndërkaq, mendimtari, humanisti dhe filozofi i shquar gjerman, Christian Wolf nga ana e Tij do shprehej asokohe se: Të gjithë ata që udhëheqin ose qeverisin me shtetin (shtetët) dhe shoqërinë( shoqëritë) e ndryshme njerëzore ose qytetare në çdo kohë dhe hapësire, duhet të sillen ndaj qytetareëve ose popuillit (popujve) të vet si prindërit ndaj femijëve.Përderisa, Zhan Zhak Rusoi ishte dhe mbeti si arkitekti ose instruktori me i rëndësishem ose kryesor i të të ashtuquajturit "konceptit" ose "formulimit radikal" dhe substancial të demokracisë së njohur qytetare dhe parlamentare duke u shrehur asokohe së prballë vullnetit të shumicës (lëxo: Vonte de tous ) parlamentare ose politike në qeveri ose parlament- duhet njohur dhe respektuar vullnetin e përgjithshem ose gjeneral (lëxo:Volonte Generele) të popullit ose shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare.Duke i nënkuptuar kësaj radhe edhe ndarjen ose dihotominë e prefëruar të autorizimëve dhe kompotencave të njohura në mes legjislativit, gjyqësorit dhe ekzekutivit.  Mbase, gjithnjë fjala mbi Lujin e Katërmbëdhjetë( 14) dhe periudhën e mesipërme të absolutizmit dhe kolonializmit  të atëhershëm francez etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu  edhe të të ashtuqquajturat kombet ose fuqitë e para koloniale ose gjysëmkolonialiste të kontinentit të vjetër europian dhe me largë si Spanja( nën Cortesin dhe Pizaron), Portugalia, Franca (nën Lujin ose Luigjin e XIV-të, Luigjin e XVI-të, Napoleonin etj.),Holanda, Anglia, Rusia, Turqia dhe kështu me radhë. Ndonëse, sëcila prej tyre me tiparet dhe krakteristikat e veta politike,absolutiste,ushtarake, finansiare, ekonomike dhe të tjera përballë merkantilizmit( merkantalizmit) ,utilitarizmit , liberalizmit dhe sekularizmit të njohur detar,tregtar,politik, finansuiar dhe ekonomik në nivel kontinental dhe interkontinental.Me merkantilizëm ose merkantalizëm në radhë të parë e nënkutojmë forcën ose fuqinë e gjithëmbarshme të shtetit ose shoqërisë mbi bazën e njohur monetare, finansiare dhe ekonomike.Respektivisht, politikën fiskale së bashku me ekonominë dhe tregun e lirë të mallrave dhe kapitalit. Shih për këtë, për vlerësimet e njohua shkencore dhe metodologjike të Adam Smitit, Robert Ovenit, Dejvid Rikardos, Sharl Furiesë, Keynesit dhe të shumë ekspertëve të tjerë të fushave të njohura sociale dhe ekonomike:Prona e përgjithshme ose kapitali së bashku me "forcat" e ndryshme joproduktive dhe burokratike-politokratike asokohe e sot ngelën fajtorët dhe pënguesit kryesor  të paqës sociale dhe harmonisë së gjithëmbarshme shtetërore, shoqërore ose qytetare kudo në botë. E dekoduar ose deshiftruar  si formulë ,maksimë ose  idiomë e përgjithshme  ekonomike dhe politike në kohën e sundimit dhe tiranisë së egër të regjimit të hekurt ushtak dhe policor të Begradit: Kjo do të thoshte se të të gjithë popujt dhe vendët  tjera(republikat ose krahinat)nën ish jugoserbosllavi duhësh të punonin dhe krijonin asokohe për Serbinë dhe Beogradin. (Kujto këtu parullen e dikurshme "Trepça radi, Beograd se gradi! Në shqip: Trepça punon, ndërsa  Beogradi ngritët dhe ndërtohet me punën dhe kapitalin e njohur të Trepçës etj.). Në këtë vorbullë, serbët dhe regjimi i tyre në Beograd atëbotë(besa madje, edhe sot e kësaj dite) kohën dhe vitët e njohura të dritës dhe epokës se re moderne ose bashkohore si të thuash nuk i njohen dhe nuk i llogaritën as pranuan kurrë.Nuk e njohen dhe nuk e pranuan kalendarin e njohur Gregorian.Madje, as sistemin e njohur heliocentrik të Galileut  ose Kopernikut.Jo kurrë.Por vetëm të të ashtuquajturin kalendarin julian dhe " sistemin" e tejkaluar egocentrik dhe gjeocentrik të Ptolomeut dhe Ivan Groznit nga Rusia.

 

Duke menduar në filozofinë nacionale dhe politike të Dr.Ibrahim Rugovës dhe Alternativës së Atëhershme Nacionale dhe Demokratike...

 

6.  E ngritur dhe projektuar  mbi " bazën e kalbur" të të ashtuquajturit "trializmit" të njohur serbo-kroato-slloven.Gjegjësisht, mbi "themelët" e paqëndrueshme të "Dinastisë së Karaxhorxheviçëve" (Lëxo: "Mbretërinë e dikurshme serbo-krotato-sllovene) të ngritur dhe projektuar asokohe në bazë të paradokseve,padrejtësive dhe naivitetëve te njohura politike,ushtarake dhe historike të fuqivë të ndryshme kolonoliale dhe imperialiste me 1914, përkatësisht, me 1918. E ashtuquajtura " fetedrata" e atëhershme jugosllave (Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, 1945-199O) me tepër i ngjante një të të shtuquajture "kulle të Babilonisë" në të cilën krahu i djathtë i saj si të thuash  asnjëherë nuk kishte njohuri se çfarë po bënte dhe mendonte i majti ose anasjellts. Dhe,jo një federatë të mirëfillët shtetërore, nacionale dhe politike. Në këtë vorbullë, populli shqiptarë në Kosovë dhe në hapësira të tjera nën ish jugoserbosllavi, në bazë të "kushtetutës" së njohur të Rankoviçit dhe të aparatit të atëhershëm ushtarako-policor në Beograd e "gëzonte statusin" e një pakice të vogël nacionale ose etnike nën administrimin(jurisdiksionin) e dyfishtë serbo-jugosllav. Ndërkaq, në bazë të "kushtetutës" së vitit 1974 , Kosova do te njihej si një "Krahine Autonome dhe Socialiste"-prap nën sundimin ose jurisdiksionin e përbashkët serbo-jugosllave. Së bashku me Vojvodinën.Duke e" fituar" kështu statusin e kombësisë ( dhe kurrë të kombit) në federatën e atëhershme serbojugosllave. Kjo edhe përkundër faktit se shqiptarët përbënin popullin ose kombin e tretë për nga numri i banorëve  në federatën e atëhershme jugosllave.Dhe, kjo gjer me suspendimin e "autonomisë" së Kosovës nga ana e regjimit kriminal dhe gjakatar të Millosheviçit me 28 mars të vitit 1989.Përkatësisht, me rastin e ngritjes dhe themelimit të Alterantivës Kosovare, respektivisht,  të LDK-së dhe partive të tjera politike dhe demokratike në vendin tonë në vjeshtën e hershme të vitit 1989 nën udhëheqjen e Dr.Ibrahim Rugovës dhe bashkëpunëtorëve të tij.Lidhja Demoratike e Kosovës, së këndejmi, e konceptuar, përceptuar dhe anticipuar asokohe si Një Levizje e gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale e popullit shqiptarë në Kosovë dhe në hapësira të tjera do të ngritej dhe themelohej në muzgun  dhe agoninë e përgjithshme shtetërore dhe politike të ish Jugosllavisë. Gjegjësisht, në ´buzëmbrëmjen´e luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare në Slloveni dhe Kroaci që shënuan edhe fillimin e fundit (shkatërrimin) e të të ashtuquajturit "kompozicionit" të atëhershëm shtetëror dhe politik të sllavëve të jugut qe  komandohej ose "pilotohej" nga aparti i egër ushtarako-policor serbian me seli në Beogradit.Në këtë menyrë me plot të drejtë mund të thuhet se Dr.Ibrahim Rugova së bashku me miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të shumtë në kuader të LDK-së , PSHDK-së ose Alternativës së atëhershme polititke, nacionale dhe demokratike në vendin tonë ishin si të thuash  një ndërë instruktorët ose arkitektët me të rëndësishëm ose kryesorë të shpërbërjes dhe shkatërrimit të përgjithshëm dhe përfundimtar të ish "perandorisë se vogël" serbo-jugosllave. Gjegjësisht, ish Jugosllavisë.Duke e shënuar në këtë sfond ndarjen e përgjithmonshme  dhe përfundimtare të dritës nga terri, të jetës nga vdekja, të lirisë  së shumëpritur nga robëria e gjatë shumëshekullore të njerëzve dhe popullit tonë shqiptar në Kosovë dhe hapësira të tjera etnike dhe historike të iliroshqiptarëve dhe kështu me radhë. Për me tepër ndërkaq, Levizja e lartëpërmendur politike dhe demokratike e Dr.Rugovës dhe bashkëpunëtorëve të tij, pos tjerash mund të krahasohet dhe profilizohet me Levizjet e njohura çlirimtare, shtetërore dhe nacionale të popujve dhe vendëve të ndryshme në kontinentin e vjetër europian dhe me largë në shekullin nënëmbëdhjetë (19) etj.Respektivisht, me "Levizjen Ilire" të popullit koroat( nën Jurij Krizhanicin dhe patriotët tjerë) gjatë vitëve 1835-1848 për çlirim (liri) dhe pvarësi të përgjithshme shtetërore dhe nacionale nga "kurora mbretërore" ose perandorake  e Austrohungarisë etj.Apo, mbase me Levizjet e shquara " Risorgimento" ose "Giovine Europa" ( lëxo: Europa e Re) të Guseppe Mazzinit dhe ptriotëve të tjerë italian në shekullin 19 e kështu me radhë. Dhe, kjo në radhë të parë falë qëndrimit  dhe një kursi të atëhershëm  liberlal, historik  dhe patriotik të Atit të Shënjtë (Papës Piu i IX-të) në Vatikan dhe reflektimëve të njohura implikative dhe eksplikative të Revolucionëve të njohura në SHBA-së dhe Francë në strukturat dhe superstrukturat e ndryshme intelektuale, shtetërore dhe nacionale të popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej kontinentit dhe planetit tonë.Ashtu siç kanë qenë ndikimet dhe influencat e shumëta e të shumëfishta (epokale dhe historike) të Papa Gjon Palit të II-të dhe Selisë së Shënjtë në Vatikan në Levizjet e njohura çlirimtare dhe patriotike të polakëve, kroatëve,sllovenëve,çekëve, shqiptarëve dhe të tjerëve në dekadat e fundit të shekullit të kaluar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora