E merkure, 17.04.2024, 12:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Ioana Greceanu në gjuhën shqipe

E diele, 08.01.2012, 08:42 PM


Ioana Greceanu në gjuhën shqipe

 

Nga Baki Ymeri

 

„Rekviem për njeriun prej kubi” (Editura Junimea, Jash, 2011), është një vëllim i ri bilingv, një vepër briliante me një lëndë të pasur lirike, që doli këto ditë në dritë në bashkëveprim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Sipas Dr. Luan Topçiut, „Antologjia e poezisë kontemporane rumuno-shqiptare, që i përket poeteshës së shquar Ioana Greceanu, e vlerësuar nga poeti i ndjerë rumun Cezar Ivanescu (shqiptar nga mamaja), e përkthyer nga ambasadori i kulturës shqiptare në Rumani (Baki Ymeri), përfaqëson një akt të rëndësishëm për njohjen e shpirtit krijues rumun në Shqipëri dhe Kosovë, duke i afruar edhe më shumë këta dy popuj dhe kultura të fisëruara në kontekstin e globalizimit dhe integrimit europian.  Mu për këtë, e përshëndesim me emocion dhe ngazëllim këtë eveniment të rëndësishëm, përmes të cilit një poete e shquar rumune, bukuroshja Ioana Greceanu, sjell mesazhin e fuqishëm të kreativitetit në peisazhin kulturor shqiptar, unitar përmes esencës dhe aspiratave.”

 

REFERENCA KRITIKE

 

Nexhat Rexha: Kur psherëtima absorbohet  nëpër labirintet e jetës ajo depërton në thellësitë  e vargut  dhe krijon mundësitë për të kapërdirë edhe  kohët nëpër të cilat kalon me sensualitetin krijues shiriti i ngjarjeve nëpër hapësirat universale. Në vargjet  e veprës së Ioana Greceanu, shtrohen përjetimet dhe formësimet në korelacion të përditshmërisë, duke i peshuar ngjarjet dhe vendosjen e tyre nëpër  shfaqjet e arsyeshme, që krijojnë rëndësinë organizative të shtjellimit origjinal  me kostumin e natyrshëm të brendisë së veprës. Autorja përmes fjalës së përcaktuar ka shprehur dimensionalitetin e zgjedhjes  së figurës, që i jep kuptim dhe mesazh asaj që shtron për të komunikuar  me brendësinë e thjeshtëzuar gjithnjë me një kriter të matur dhe funksional. Tërësia e këtyre poezive  konsiston me stilistikën e kuptimit të brendshëm dhe fuqizon figurën në ekzistencë të pavarur. Kjo dhe çështja e parashtrimit  të shkrimit si sintezë  fuqizojnë vërtetësinë reale dhe atë imagjinatave  në kontekstin e korrespondimit sa më  afirmativ për të portretizuar atë që  mbindërton  dhe avancon fuqia e  saj krijuese. Ioana Greceanu në formësimin e vargut ka vënë në dispozicion përjetimin e shkapërderdhur nëpër fate, që do të thotë se i jep jetës funksionalitet jo për vendnumërim, por për ecje përpara dhe nuk dëshiron  heshtje, por kërkon lëvizjen e gjërave për së mbari.

 

Geo Vasile: Që nga faqet e para të vëllimit të saj, Ioana Greceanu paralajmëron një gamë të gjerë ekspresive, që nga senzacioni i saj se e ka përjetuar “dikush”, pastaj e ka “braktisur” këtë krijesë Cronos, apo se është gjah i preferuar i kohës kryengritëse, përgjatë së cilës parakalojnë meditime elegjiake, thuajse fetare deri në pendesë: “Kohorta fëmijësh të palindur/ ma popullojnë gjakun”... Aftësia për të antropomorfizuar një abstratkcion filozofik të tipit “dhe koha dremit në urnën e hirit”, na shpie te Lucian Blaga, ai që si filozof i kulturës, i vlerave dhe njohjeve, ka lansuar terma si eoni dogmatik, njohja luciferike, neologjia e skëterrshme, aspirata formative, shadërvani i kohës, ujëvara, lumi etj., duke qenë njëherit edhe poet i shpërndarjes florale, i perëndimit të përgjakur si një kortinë mbi fshehtësitë e botës... Duke e parandjerë se dashuria është e pashkëputshme nga dhurimi i vetvetes, a prekshme vetëm përmes daljes nga lëkura e vetvetes, se i vetmi shpërblim për jetën e pranuar është pranimi i vuajtjeve të tjetrit, poetja shkruan një nga poezitë më emocionuese të dashurisë, do perla poetike që mund të kundrohen si një degë e historisë së letërsisë rumune... Leksiku i vëllimit të saj ateston preferencën e autores për gjendjen e minusit, trishtimit, melankolisë, depresionit të tejdukshëm që mund të kaplojë fuqinë e një makine që ngjitet përpjetë, të ngritjes nga pluhuri i materialitetit të plumbtë, saturnik, një peshqesh për “rrugën mbretërore” që të lartëson në mbretërinë e qiellit...

                                             

Cezar Iv?nescu: Ioana Greceanu është, padiskutueshëm, një poete fort e mirë, pronare e një diskursi poetik të mugët, të rafinuar, inteligjent, që s’ta gërvish veshin, pa vende të pëbashkëta, një fjalim poetik që i nxjerr në sipërfaqe zonat e thellësive të shpirtit. Që nga fillimi e deri në mbarim, vëllimi i saj poetik të josh ta lekturosh përmes një egaliteti stilistik të pamëkatshëm, në njëfarë drejtimi të veçantë, të parashikueshëm. Duke e zotëruar plotësisht një teknikë poetike pa kusur, Ioana Greceanut nuk i mbetet veçse të bëhet e paparashikueshme, dhe, nëse mundet, edhe sublime.

   

Emanuela Ilie: Në një botë të kërcënuar nga spektri i mondializimit, i globalizimit, poetja ka guximin për të plasuar prioritetin e organit superior, madje edhe të shpirtit të përgjumur, praktikisht të atrofizuar, pra të vdekshëm, siç thot autorja me fjalë të tjera, duke i shkurtëzuar me nervat tanë cerebralë „nervat apatike të shpirtit/ për t’ia dhënë nervozitetin/.../ për ta bërë të dridhet në të egërsia e trurit”... Dialektika fillimisht hegeliane Pronari-Skllavi, gjendet, do të thonim, edhe në qendrën e lirikës së Ioana Greceanu-t, po qe se lexojmë në të parën Trurin tutelar apo Tekstin e përbërë nga dhespoti i ri i ndjenjave të përbashkëta, përndryshe të gjunjëzuara, të investuara me nerva. Një pjesë substanciale e vëllimit është e determinuar tjetërsoj nga ajo poetike dhe metatekstuale: meditimi mbi nervat gjen vend, shkallë-shkallë, ndaj meditimit mbi tekstin respektiv, faqe, në sfond, të të njëjtit realitet të reduktueshëm në një „skelet të shkruar”(...), të gjitha këto duke qenë dëshmi të një inteligjence të rrallë, sidomos shpirtëtore, produketet e ardhshme të së cilës janë të mirësieardhura me siguri.”

 

Octavian Soviany: Poete „pa gjeneratë”, pak e ndjeshme ndaj modave të fundit poetike, Ioana Greceanu kultivon një lirikë të interiorizuar dhe meditative, të introspekcioneve të pamëshirshme, që fillojnë gjithmonë nga observacioni „klinik”, nga rektima e indeve organike, por sidomos të fibrës nervoze. Ngase për te „gjendja e poezisë” gërshetohet me një bymehje të neuronëve, është një qarkullim i shkurtë i kontekstit, në kohën kur çdo akt krijues definohet përmes perspektivës së së autores si një „shqetsim” në të cilin intersektohet shpirtërisht dhe trupërisht. Poemës së „rropullive”, e kultivuar nga promocionet e fundit poetike, autorja do t’ia kundërvejë, përndryshe në mënyrë pragmatike – poemën ençefalogramë që e propozon të befasojë elektricitetin sekret të indit cerebral, prej nga lind mrekullia e mendimit. Është një poezi e lindur nga një hipetrofi e inteligjencës, që vetëkontemplohet dhe vetëprojektohet në dimensione kosmike, në virtytin e raporteve të analogjisë ndërmjet mikro dhe makrokosmit.

 

Traian T. Coshovei: Një poezi të rrumbullakësimit të metaforës që e sfidon feminizmin e zyrtarizuar sot, shkruan Ioana Greceanu. Paradoksi i kësaj poezie qëndron në ngjyrën e dritës së një gjendjeje shpirtërore që e kaplon fuqinë nga hija e një autobiografizmi të ngritur në „rangun” e një ditari ekzistencial. Me rëndësi është ajo se nuk kemi të bëjmë me një formë të refuzimit, por me një formë të implikimit në një gjendje negative sociale, të cilën poetja e demaskon. Ioana Greceanu ka autenticitetin e një diskursi independent përballë konjukturave, duke dëshmuar një qëndrim që e përcakton dhe individualizon në poezinë e sotme rumune.

 

Dan Mircea Cipariu: Një përzjerje e shprehjes së rëndë dhe livreske, poezia e Ioana Greceanut refuzon shablonin dhe inkuadrimin stereotip në ekzistencë dhe në efektin e literaturizimit të jetës. Lektura publike e Ioana Greceanut në kuadrin e shprehjes Poezia në shikim të parë, edhe nga ky motiv është një ngjarje artistike autentike.

BOX



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora