E premte, 19.04.2024, 11:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Teuta Shala-Peli: Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha - “Kontributi atdhetar i Hyrije Hanës”

E diele, 08.01.2012, 08:57 PM


Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha,

KONTRIBUTI ATDHETAR I HYRIJE HANËS

 

Nga MA. Teuta Shala-Peli

 

Ditë më parë në opusin shkencorë të Prof. dr. Sabile Keçmezi- Basha,  u shtua edhe një monografi shkencore e punuar enkas për atdhetaren dhe gruan e sakrificës për çështje shqiptare, zonjën e madhe- Hyrije Hanën apo siç e thërrisnin miqtë Dada. Viti 2011, mund të thuhej edhe ndryshe se për profesoreshën Keçmezi-Basha ishte vit i suksesit në krijimtarinë shkencore e letrare të saja.

Dua t’i referohem argumenteve se duke e lexuar biografin e autores, befasohem këndshëm se vetëm brenda këtij viti (2011), Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha ka botuar hiq më pak se pesë (5) libra. Tri libra shkencore si: 1. “Kosova në shtypin e mërgatës shqiptare (1945-1999)” II, (Lajmëtari i lirisë; Përpjekja kosovare); 2.” Kosova në shtypin e mërgatës shqiptare (1945-1999)” III, ( Qindresa shqiptare; Kosovarja e re; Krahu u shqiponjës) dhe “Kontributi atdhetar i  Hyrije Hanës”, të botuara nga shtëpia botuese “Libri shkollor”.

Po ashtu brenda këtij viti ka botuar edhe librat me poezi: “Kujtesën e ka kap skleroza” dhe “Metaforë iberike” të botuara nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës. Me të gjitha këto botime, autorja ka dëshmuar katërçipërisht se me punën e vet prej shkencëtareje të palodhur dhe prej krijueses së frytshme komunitetit shkencor e letrar i ka dhuruar të dhëna të bollshme si në fushën e hulumtimeve shkencore po ashtu edhe vargje të bukura për rezistencën dhe kërkimin e lirisë në shtigjet e mistershme të universit.

            Duhet shfletuar dhe lexuar librin për Hyrije Hanën dhe lexuesi i vëmendshëm do të gjej dhe do të has në shumë gjëra të pa thëna e të pa ditura deri më sot për veprimtarin dhe kontributin atdhetar të Hyrije Hanës duke filluar që nga LANÇ-it e deri më fundin e jetës së saj (2 korrik 2004). Hyrije Hana është e vetmja grua në Kosovë që përjetoi tri herë jetën e saj prapa grilave të burgjeve serbe dhe gjatë tërë jetës qëndroi vertikalisht dhe kurrë nuk u dorëzua dhe okupuesit hapur ia hodhi në surrat se ajo donë bashkimin shqiptar dhe se Kosova gjithmonë ka qenë, është dhe do të jetë Shqipëri. Në libër flitet dendur për të bëmet e saja, për jetën ilegale, për vëllanë e vetëm të saj –Xheladin Hanën që UDB-eja serbe tinëzisht e kishte pushkatuar më 1948.

Autorja me argumente shkencore flet në gjashtë pjesë të librit për Hyrije Hanën në dimensione të ndryshme të jetës. Tri burgosjet e saja janë edhe kapitujt kryesor të librit, por vazhdimisht duke mos lënë anash bashkëpunëtoret e saja si: Kadri Halimin, Ali Aliun, Ramadan Hoxhën, Metush Krasniqin e Omer Qerkezin. Një vëmendje e veçanet i kushtohet edhe jetës së Hyrije Hanës në vitet e pas vitit 1981.

Në fund të librit përfshihen edhe kujtimet e disa personaliteteve që e kishin njohur Hyrije Hanën për së afërmi. Duhet theksuar se libri është punuar në pjesën më të madhe në bazë të dokumenteve arkivore duke mos lënë anash literaturën relevante si dhe shtypin e kohës.

E botoi “Libri shkollor”, 2011, f. 330



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora