Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Ilia M. Dilo

| E shtune, 07.01.2012, 05:58 PM |


Ilia M. Dilo

 

 

KOMBI IM

 

Kombi im

I lodhur i tjetërsuar

Në kryqëzimet e kohërave

Me kokën kthyer pas

Kërkon të gjykohet e kaluara.

 

Plagët e jataganit

Mbi trupin tënd

Në shekuj plagë të pashëruara

Kombi im

I shpërndarë në pesë kontinente

Jeton me shpresën

Se një ditë plagët do të shërohen

Dhe zëri i Gjergjit

Do të ushtojë në çdo kënd

Të trojeve tona

Si nje bekim

I ardhur nga vetë Zoti.

 

Ringjallje!

Kombi im i shëndetshëm

Në kryqëzimet e kohërave

Do të shikosh përpara

Me devizën

Pankartë shkruar në ballë:

Të gjithë të bashkuar

Të arrijmë kohën e humbur

Të prijmë në krye

Si dikurë të parët tanë!

 

URIM NËNËLOKES

 

Urime Nënloke, Urime

Ky shekull qoftë i mbarë

U mbledhshim të gjithë pranë vatrës

Ashtu, si në kohën e parë.

 

Bashkë me Ty uroj gjithë njerëzimin

Paqe, lumturi dhe gëzim

Jemi të gjithë vellezër të një gjaku

Pa dallim ngjyre, gjuhe dhe besimi.

 

Vellezër dhe motra Ju uroj

Nje Vit te Ri të mbarë

Shpend emrin e kam

Bir i Shqipes së Arbërit jam.

 

Ditë e natë ruaj këtu, në një mal

Tek një shpellë natyrore kështjellë

Mos korba fluturon prapë

E në Atdheun tonë ndërton folenë.

 

E dua baltën e vëndit tim

Baba Tomorrin, Shpellën e Dragobisë

Lapidarin e ngritur në Orosh

Dhe Vatrat  e Shenjta të Shqipërisë.

 

Vëndin e Shënjtë në Sauk

Ku Madhështorja Nënë

Një degë dafine mban në dorë

Kurorë për Bijtë e Rënë.

 

Vëndin e Shënjtë në Llapshticë

Ku Lokja Trimëreshë

Qerpik i pa tharë nga loti

Zgjat dorën dhe Zotit i flet.

 

Merri Zot Bijtë e mi

Therrorë i bëra për Lirinë

I desha si asnjë tjetër, por

Më shumë e dua Dardaninë.

 

Nëna dhe Lokja një simbol

I shënjte për cdo zog shqiptari

Nënlokja është e pavdekëshme

Sepse lind vetëm shqiponja mali.