Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Shahin Ibrahimi

| E shtune, 07.01.2012, 05:40 PM |


Shahin Ibrahimi

 

Fole në shpirt

 

Krenaria e dkurshme të ka ikur

Buzëqeshja të ka ngrirë buzëve

Batica s`ta hedh vështrimin si dikur

Se pluhuri i kohës na spërkat zemrave.

 

Në karvanin e kohërave endem

Me peisazhin e dikurshëm si plazhist

Nën peshën e betonimeve dergjem

Duke kërkuar çadrën,me çarçafin e shtëpisë.

 

Endet dëshira për një birrë të Korçës

Tek pista e vjetër nën folen e grenxave

Me re dashurie për shokët e moshës

Duke pirë e kënduar nën hijen e plepave.

 

Rëra ankohet nën thundrën e sheslongjeve

Nxehtësia e saj do trupin të prekë lehtë

Betoni urren krypën që vjen prej tapeteve

Lotët e pleqëve për lulishte,lapidarë ngijnë.

 

Rënkon tortuari nën peshën e tregëtisë

Kazanë plehrash është bërë plazhi sot

Makinat ndalojnë nga frika e njerëzisë

Akili dhe Qezari qajnë se,s`vënë rregull dot.

 

Gjaku mbetet gjak

 

Sa u martova dashuri më afruan

Për çdo gjë shpejt më informonin

Me bujarinë e tyre zemrën ma coptuan

Mendoja se me gjith shpirt më donin.

 

Fillova të shkëputesha nga njerëzit e mi

Shkoja për vizitë për qoka të mëdha

Sa një ditë babai ma përplasi në sy

Mos iu gëzo shirkut,është bosh nga brënda.

 

Më në fund më tha,vëri një herë në provë

Në thes vër dashin,thuaj kam vrarë njeri

Në derë ju trokita ,s`më pranuan në oborr

Kokë ulur u ktheva dhëndërr je në krushqi.

 

Babai tha shko tek Hysniu,kushëriri i tretë

Për nder të shtëpisë,unë sot kam vrar njeri

Hyrë brënda një herë ,si jeni me shëndet

Se kjo gjë rregullohet,se je gjaku im.

 

Djalin e madh thirri i dha porosi

Bashkë u ulëm bëmë muhabet

Kur desha të ikja më shoqëroi vetë ai

Gabova baba;- Gjaku–gjak do mbetet.

 

Fryma ngel varur

 

Sa herë që vijnë me kënaqësi më ftojnë

Por unë me dhjamin e kohës jam rritur

Dëshira të shoh si dhe ku jetojnë

Vendosa të shkoj,me pemët pa krasitur.

 

Darka dhe nata me ta,ëmbël më buzëqesh

Të mirat në tavolinë janë si në gosti

Vetmia ditën memec të bën të jesh,

Tretesh dhe vetes i buzëqesh me shpoti.

 

Fryma ngel varur kur s`flet gjuhën tënde

Vetmia ju vë perde buzëqeshjeve të stinëve

Fjala mbyt fytin,nuk shpreh çke në mëndje

Zemra ftohet merr erën e dimrave.

 

Kafen e pi,por i ngujuar nuk rri dot

Malli si malli në ëndërr i ngrohtë

Kujtoj,fshi qerpikët e mbushur me lot

Dua të flas Shqip,por me zë të fortë.

 

Në mëngjezin e heshtur veç gjelbërim shikoj

Shikimin dhe hapin e hedh me druaj

Njerëzit,ambienti,këtu dashuri tregojnë

Atje minuti më dukej orë,isha në dhe të huaj.