E merkure, 24.04.2024, 12:21 PM (GMT+1)

Mendime

Shefik Sadiku: Si Pashiqi, Titoja dhe Millosheviqi, ashtu po sillet edhe Tadiqi !

E shtune, 07.01.2012, 05:49 PM


Si Pashiqi, Titoja dhe Millosheviqi, ashtu po sillet edhe Tadiqi !

 

Nga Shefik Sadiku

 

Ata, të cilët e kuptojnë politikën serbe, mendojnë ndryshe nga politika ditore, sepse përgjegjësinë institucionale mundohen t’ia hedhin një apo dy qytetarëve serb, gjë që  është e papranueshme! Përgjegjëse për krimet ekonomike në Veri të Kosovës është politika zyrtare e Qeverisë serbe. Qytetarët mund të jenë zbatues të asaj politike që e servon Tadiqi, dhe suita e tij, në Njujork a kah do që shkon ministri i punëve të jashtme i Serbisë Vuk Jeremiq, si dhe ministri i brendshëm i qeverisë së Serbisë Ivica Daçiqi - imitues i politikës së Millosheviqit. Qytetarët serb edhe në veri të Kosovës po e befasojnë opinionin bashkëkohor, sepse nuk janë në gjendje t’i kuptojnë qëllimin e sakrificës së tyre individuale dhe Kolektive. Për ta,qeveria e Serbisë më së paku interesohet,sepse tradicionalisht,qeveritë e Serbisë që nga viti 1875 e këndej  kanë bërë gjenocid kundër popujve të tjerë në Ballkan,e veçanërisht kundër popullit Shqiptarë, duke i dëbuar nga toka e tyre dhe duke ua marrë atë, tokën! D.m.th. qeveritë e Serbisë janë të interesuara për territore, qofshin edhe pa komunitetin serb, nuk po ndalem vetëm te problemi i shqiptarëve dhe tokave të tyre por, po e ilustroj me pak fakte këtë mendim timin.

Bregdetin Adriatik,serbët e kanë ëndërruar që nga Lufta Ruso –Turke ( 1875-1878) kur i kanë dëbuan shqiptarët nga krahina e Toplicës, pikërisht në vitin 1880 Kotorrin, Tivarin dhe Ulqinin me ushtrinë Ruse dhe Franceze ia njohën Malit të zi ...pastaj, gjatë vitit 1911/12 dhe ’13 në marrëveshje me qeverinë greke e Bullgare (me bekimin e fuqive të mëdha) arriti ta pushtoj jo vetëm Kosovën e Podgoricën, Plavë e Guci, Grud e Hot etj., por edhe Maqedoninë e sotme, atëherë dy vilajete Shqiptare, siç ishin :Vilajetin e Kosovës dhe Vilajetin e Manastirit, kurse Grekut ia jepte Vilajetin e Janinës dhe Gjysmën e Shqipërisë së sotme (në rrjedhje të lumit  Shkumbin)... Kjo ishte Serbia e pangopshme me tokat shqiptare, e dërgonte popullin serb në fronte të luftës të cilët e humbnin jetën dhe qeveritë e Serbisë ju jepnin „moral” familjeve të atyre që nuk u diheshin eshtrat se ku i linin, në cilin front të luftës duke ju thënë se: Djemtë tuaj kanë rënë për „idealin e qeverisë serbe, për idealin e popullit serb”, kështu i vajtonin ushtarët serb të cilët pasi që e dogjën Krahinën e Lumës dhe popullin shqiptarë atje, nga acari i madh mbetën me mija ushtarë serb bjeshkëve të ngrirë (gjoja se duke u kthyer nga Selaniku në vitin 1915), qeveria e Serbisë edhe sot e kësaj dite e fajëson popullin shqiptarë pse nuk iu kanë dhënë bukë dhe strehim këtyre pushtuesve që të  mos vdisnin!?. Kështu ndodhi edhe me Shkodrën (1913 – 1914) dhe, përpjekjet për t’ia dhënë Malit të zi, sepse pak i dukej se nuk po rritet Mali i zi me tokat shqiptare, qeveritë serbe jo që e donin popullin malazias por, shpresonin se ata janë pak numerikisht e do t’i shpërndajnë-kolonizojnë,nëpër toka të shqiptarëve të kroatëve dhe të hungarezëve (në Vojvodinë), kurse në tokat e tyre ta rrisë numrin e popullsisë serbe, kështu që e ka më lehtë ta pushtoj Adriatikun që e ka në ëndërr çdo qeveri e Serbisë!

Dalmacinë, serbët e kanë ëndërruar deri në vitin 1995...por, populli Kroat me luftën e drejtë çlirimtare njëherë e përgjithmonë e zhbinë nga Dalmacia idenë Çetnike se kurrë më nuk do të mund të ngjallen në Kroaci, në emër të luftimit kundër ustashëve të Ante Paveliqit etj.... Kështu vepruan edhe”Komunistët” e Titos,sikurse  Çetnikët e Nikolla Pashiqi...

...Kështu ju ndodhi edhe me luftën e Kosovës që me shumë se një shekull përpjekje të shqiptarëve për Liri,ia arritën vetëm me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe pasuesit e tij, ta shporrin njëherë e përgjithmonë idenë e kriminelëve të tipit të Millosheviqit,dhe akedemikve serb (babai i tyre Dobrica Qosiqit etj.), duke iu falënderuar edhe ndihmës se paparë të NATO-s, të cilëve u printe SHBA-ja, Anglia, Gjermania, Franca, Italia e tjerë, për herë të parë në histori u mbështetë lufta e drejtë e shqiptarëve kundër regjimit të Millosheviqit (kundër një regjimi serb)! Megjithatë, komuniteti ndërkombëtar ia la mundësinë Serbisë që një pjesë të territorit të Kosovës ta kontrolloj siç është rasti me Veriun e Kosovës deri në ditët e sotme, këtë politikë e kanë mundësuar disa shtete më „liberale” të Evropës duke i pajtuar serbët se ”keni të drejtë që edhe ju të fitoni pak e të mos fitojnë vetëm shqiptarët” (duke u bazur ne rezolutën 1244 e KS te OKB-së ) ,kështu shpreheshin politikanët serb duke thënë se: nuk mund të fitojnë vetëm shqiptarët e serbët hiq!?!.... (Thua se toka e Kosovës ishte territor për zhvatje), sepse Kosova është djepi i Serbisë, sepse Kosova është zemra e Serbisë etj., shtrohet pyetja si mund të përkundet fëmiu shqiptarë në djepin e serbëve? Si mund të jetë zemra e serbit në trupin e shqiptarit? Këso anomali, si dhe me anën e mitologjive dëshironin ta dëbonin popullin shqiptarë nga Kosova dhe ta kolonizonin me serbë e Malazez. Malazezët t’i sjellin në Kosovë e serbët në Adriatik që një kohë të afërme t’ia mësyjnë edhe Shqipërisë e ta copëtojnë deri në lumin Shkumbin (siç u tha më lartë në këtë shkrim)! Ja ,pra vetëm në vitin 1999  ushtria pushtuese e qeverisë së Serbisë i shpërngulën nga Kosova më se 1 milion shqiptarë! Këtë krim nuk mund ta duroj as komuniteti ndërkombëtar,dhe ndërhyri me forca ushtarake duke i treguar Serbisë se ka edhe më të fortë se qeveria e Serbisë për arsye se ka shkaktuar krizë“humanitare „për këtë shkak,ia bombarduan ushtrinë dhe policinë kriminale e më në funde së bashku me UÇK-në, i larguan nga Kosova.

Përpjekjet e politikës aktuale të qeverisë së Serbisë e kanë të njëjtin qëllim t’i largojnë shqiptarët nga veriu i Kosovës dhe ta marrin veriun e Kosovës si „trofe të luftës” më shumë se një shekullore, si dhe ta ketë si pararojë veriun e Kosovës për luftërat e ardhshme që duhet t’i bëjnë qeveritë e Serbisë kundër tokave të Kosovës dhe te Shqipërisë! Qeveritë e Serbisë, i kanë ngritur institucionet paralele në Kosovën veriore, duke i sakrifikuar njerëzit atje për kusuritje politike, dhe për të sunduar më lehtë. Mirëpo,nëse vie koha Ne (qeveritarët serb) i sakrifikojmë, individët sikurse Arkanin, Kapetan Draganin, Sheshelin, Millosheviqin e tjerë, për të mbetur në pushtet qeveria e Serbisë dhe duke u qitur hi syve politikanëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të SHBA-ve! Shorti ju ka ra vëllezërve Veselinoviq, Zvonko dhe Zharko, paramendo, të shkretit, kanë luftuar për bukë goje, që të dy ishin punëtor të KEK-ut! Shtrohet pyetja si u bërën milioner vëllezërit Veselinoviq? A nuk e paska ditur qeveria e Serbisë se ata merren me kontrabandë? Jo. Ku janë Braqa Kariq, të cilët i ngriti me plaçkë Millosheviqi? Qeverisë serbe as zogu nuk i shpëton për dije, sepse edhe kjo gjeneratë është e përlyer me gjak të njerëzve si në Slloveni, Kroaci, Bosnje, Kosovë e tjerë. Si nuk i njeh kriminelët qeveria e Serbisë në Kosovë, kur krimin institucional e kanë në Kushtetutën e Serbisë? Në preambulën e Kushtetutës së Serbisë e kanë edhe Kosovën si „tokë të shenjtë të Serbisë” ,të cilën e ka miratuar Kuvendi i Serbisë më 28 mars 1989 e duke e fuqizuar Millosheviqi më 28.06.1989 në Gazimestan ku e festuan, në festën e VELIKDANIT serb! Në betejën e Kosovës, të cilën e kishin humbur para 600 viteve! Vetëm qeveritë serbe i festojnë betejat e humbura, pa qenë kriminale qeveritë kurrë popujt nuk mund të jenë kriminel... Këtë lojë edhe sot e luan qeveria e Serbisë, e cila e „do Lirinë”, është në dilemë se a donë të shkojnë në Evropë apo don me e mbajtur popullin serbë peng të qeverisë me mentalitet të para më se një shekulli e gjysmë ! Apo do të ec drejt Bashkimit Evropian së bashku me të gjithë popujt e Ballkanit duke e përfshirë edhe Kosovën si Shtet të Pavarur!?. Zgjedhja më e mirë është propozimi i qeverive të Bashkimit Evropian për qeverinë e Serbisë e sidomos e zonjës Angela Merkel, e cila ju tha serbëve: mos humbni kohë dhe pranoni realitetin e Kosovës se 22 shtete të BE-së e kanë pranuar si shtet të Pavarur si dhe, edhe SHBA-ja e disa shtete më të fuqishme ekonomike siç janë: Kanadaja dhe Japonia e tjerë, që gjithsejtë bëjnë 85 shtete! Mos harroni se Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë më 22 korrik 2010 e ka dhënë fjalën përfundimtare se Kosova është Shtet i Pavarur dhe Sovran.

Si përfundim, qeveria e Serbisë të mos i mashtrojë popullin serb në Kosovë se e kanë në radhët e saj „Ministër për Kosovë e Metohi” z. Bogdanoviq, si dhe sekretar,Oliver Ivanoviq. Cili shtet i Bashkimit Evropian i beson një qeverie të këtillë? As Greqia më nuk i beson Serbisë, edhe kisha ortodokse serbe, më nuk i beson qeverisë së Serbisë! As populli serb nuk bën me i besuar qeverisë së Serbisë, sepse pavarësia e shtetit më të ri në Evropë me emrin KOSOVË është realitet dhe kthim mbrapa nuk ka (Dëgjojeni, Çedomir Jovanoviqin, kryetar i Partisë Liberale serbe).Sovraniteti dhe Pavarësia e Republikës së Kosovës është i pacenueshëm sa e sa herë e kanë thënë Qeveritë e Bashkimit Evropian dhe Qeveritë e SHBA-ve. Qeveria e Republikës së Kosovës me çdo kusht duhet t’iu përmbahet ligjeve dhe Kushtetutës së saj gjithnjë duke kultivuar politikë që i respekton qytetarët e saj. Duhet të sundoj rendi dhe  ligji në çdo pjesë të shtetit të Kosovës gjithnjë duke i respektuar të drejtat elementare të shtetasve të vet në përputhje me Konventat ndërkombëtare si dhe të këtë obligime që sa më shpejtë të bëhet anëtare e Bashkimit evropian,se nuk mjafton të bëhet liberalizimi i vizave të qytetarëve të saj, por ta gëzojnë të drejtën e plotë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian... Mos hidhni plumba ndaj ushtarëve të KFOR-it, se ata nuk janë fajtorë për arsyen e çmendurisë së qeverive serbe, në vend që të kërkoni prej qeverisë serbe që të jep llogari për gjenocidin që e ka bërë kundër popullit shqiptarë, ju e përkrahni atë me ju izoluar nga popujt, përkatësisht shtetet evropiane... Arsyeja iu thërret ju , qytetarëve serbë, shfrytëzojeni autoritetin prej qytetari evropian se nuk ka në Evropë askund barrikada pos në mendjet e juaja që i keni barrikaduar („vullnetarisht me mëditje duke i paguar qytetarët me 15 apo 20 euro”) dhe në tokën e Kosovës veriore !

Liria ju takon të gjithë qytetarëve, por edhe shqiptarëve që të shkojnë të barabartë me të tjerët në Evropë!

 

Më 22.12.2010

Hodonoc

Dardanë



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora