E premte, 29.03.2024, 08:29 AM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Në Vjenë formohet Shoqata Kulturore ,,Aleksander Moisiu”

E premte, 06.01.2012, 08:05 PM


Aktivitete në diasporë: Viti i Ri me shoqatë të re

 

Në Vjenë formohet Shoqata Kulturore ,,Aleksander Moisiu”

 

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

 

Se njeriu ynë do kujtohet pareshtur, dhe jo vetëm kjo, por ai do jetë frymëzim i brezave po jetësohet tani me shoqërinë e re. Një grup krijuesish: poetë, shkrimtarë, artistë, publicistë që krijojnë në Austri, me bërthamë në kryeqytetin austriak-Vjenë, vendosen të zgjedhin emrin e artistit të madh, Aleksander Moisiu si bashkim i tyre në afirmimin e krijimtarisë së mërgimtarëve shqiptarë në Austri. Bërthama e krijuesve u zgjerua, u përpilua statusi e programi i punës dhe shoqata u regjistrua pranë organeve vendore. Në këtë aktivitet bërthamë kontribut dhanë: Anton Marku, Besim Xhelili, Amir Jonuzi etj.  Rrethi krijues u zgjerua dhe tani për herë të parë me 14 janar do bëhet promovimi i shoqërisë. Aty do lexohen krijime letrare, ekspozohen piktura, do organizohet bisedë kritike dhe aktivitete njohëse me krijuesit dhe veprat e tyre. Konfirmimin e pjesëmarrjes e kanë bërë dhjetëra krijues nga Austria. Kështu, emri i Aleksander Moisiut do përtëritet edhe një herë në rrjedhat tona krijuese letrare e artistike. Në Vjenë  imazhi ynë artistik po lartësohet nga krijues të rinj si: Fatmir Vela, Ardita Statovci, Shkelzen Doli, Astrit Hajdaraj, Destan Gashi, Ilir Ferra, Anton Marku, etj. Vargu i njerëzve tanë me rezultatet shkencore në hapësirat e auditorëve të UN-it   fatbardhësisht është i gjatë. Këta krijues arti e shkence do të kenë edhe një vatër bashkimi dhe afirmimi. Vlerat tona janë në rrënjët e thella pellazgë-ilire me peshë e emër në  rrjedhat kulturore e historike të kontinentit. Kryetar i shoqatës u zgjodh Besim Xhelil, poet.

 Një arsye më shumë

 Vjena, njëra nga  qendrat e kulturës evropiane ishte edhe vend i veprimtarisë së shumë figurave nga kultura shqiptare. Nuk dihet saktësisht se kur u vendosën shqiptarët e parë këtu, por dihet se nisma në studimet e albanologjisë ishte nga albanologët gjerman nga të cilët u shqua Norber Jockli. Nxënësit e tij studiues të njohur si Eqrem Çabej vazhduan dhe hapën rrugën e studimeve dhe krijimtarisë letrar pikërisht nga Vjena. Qe në vitin 1907 poeti e shkrimtari i njohur Hil Mosi dërgoi porosi përmes poezisë së tij ,,Gjuhës shqype” se rilindja e një kulture dhe kombi po vazhdon dhe hapë shtigje të reja krijuese pas natës së gjatë aziatike. Kjo natë i mbylli të gjitha portat e mësimit të gjuhës së shenjtë shqipe dhe krijimtarinë me gjuhën e saj.  Krijuesit ishin themeluesit e Shqipërisë Etnike në shpirtin e shqiptarëve patriot nga të cilët lindi alfabeti dhe vetëdija kombëtare, brumi i kombit e shtetit shqiptar. Këta krijues, rilindës e kishin të ndaluar atdheun por poezia e tyre ishte më e fuqishme se çdo ndalesë fizike. Kujtojmë këtu vargjet e Naimit , pas vizitës së armëve të Gjergj Kastriotit në Belvedere të Vjenës. Ato edhe sot janë frymëzuese për secilin.

Vjena ishte vendi ku u botuan disa gazeta si;,,Djalëria”,,Bashkimi Kombëtar”, “Ora e Shqipnrisë” ,,Vëllaznia” ,,Alba” etj. ku poetët e krijuesit i botuan punimet e tyre. Ata shprehën qëllimet e tyre në kultivimin gjuhës shqipe si zemër e kombit.

Në universitetet austriaku studiuan figurat historike kombëtare si: Hil Mosi, Eqrem Çabej, Aleks Buda, Fuad Asllani, Qamil e Safet Butka, Jani Basho, Lasgush Poradeci, Sokrat Dodbibaj, Ahmet Duhanxhiu, Rrok Gera, Kolë Mirëdita, Frederik Shiroka, Musa Juka, Aleksaner Moisiu, Skënder Luarasi, Skënder P. Luarasi, Remzi Baçe, Xhafer Belegu, Hasan Ceka,  Karl Gurakuqi, Kristo Kristidhi, Zef Malaj,  Ina Arapi e shumë të tjerë. Vjena ishte burim financimi në themelimin e shkollës shqipe në trevat shqiptare, vend shkollimi i priftërinjve patriot që luajtën rol me rëndësi në rrjedhat e  krijimit të shtetit  shqiptar. Rrugën e tyre si veprimtar  për çështjen kombëtare  e vazhduan bashkëkombësit tanë të cilët nga auditorët e UN- të Vjenës u renditën në kabinetet drejtuese të kombit. Duhet veçuar këtu shoqërinë ,,Albania” e Vjenës krahas  shoqërive simotra nga Bukureshti,  Stambolli, Bostoni, Kajro, do  të ketë një rol historik në formësimin  e kombit shqiptar dhe aspiratave kombëtare.  Kjo shoqëri studentore mblidhte rreth veti studentët shqiptarë ( rreth tridhjetë),  por edhe atdhetarët  e   miqtë tjerë në aktivitetet me rëndësi kombëtare. Këta intelektualë mendjendritur e kishin kuptuar se e ardhmja e Shqipërisë  varej më së shumti prej kulturës dhe arsimit të njeriut tonë, i privuar me shekuj nga robëria e gjatë.

Sot kur në trevat shqiptare është tjetër gjendje edhe diaspora merr frymë më lehtë dhe mund të organizohet edhe në krijimtari siç është krijimi letrar e poetik po edhe publicistik e kulturor.   Ne besojmë se këta anëtarë fillestar do jenë vetëm një hap drejt anëtarësisë nga radhët e krijuesve që jetojnë në Austri.  Këtu duhet shënuar  përfaqësimin në monografinë poetike në Austri nga krijuesit e ardhur në 19- të gjuhë, ku gjuha shqipe përfaqësohet nga poezitë e Anton Markut, anëtar i  Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Edhe një mundësi për krijuesit e rinj që jetojnë në Austri, ta gjejnë veten në mesin e përbashkët dhe në ecjen e përbashkët krijuese.

Literatura:

1.,,Djalëria” nr.1; prill, 1920, Vjenë

2.,,FESh” pjesa 1,2,3,  2009v.Tiranë,

3. ,Koha Jonë”, F.Tartari, F.Shiroka..15.12.2001

4.,,Jedremann”, Vjenë 1921v.

5.,,Alba” nr.6; 1999v.

 



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora