E shtune, 20.04.2024, 11:10 AM (GMT+1)

Mendime

Përparim Demi: Politika – feja dhe stabiliteti në Shqipëri

E enjte, 05.01.2012, 08:58 PM


Politika – feja dhe stabiliteti në Shqipëri

 

Nga Përparim Demi

 

Më tërhoqi vëmendjen këto ditë një shkrim i Pirro Priftit ”Stabiliteti i Shqipërisë - vetëm po të drejtohet nëpërmjet Përfaqësimit të Komuniteteve fetare”. Ky autor nuk shkruan keq, por herë pas here na servir idera që mbajne erë vorioepiriote. Çfarë propozon ai ne këtë shkrim, asgjë më pak se sa të marrin pushtetin prelatët fetarë në Shqipëri. Kjo na mungonte tani, se osmanizmin, komunizmin dhe pseudodemokracinë e provuam. Gjeniale! Imagjinoni sikur tja japim pushtetin Janullatosit, se ka keq vallahi, ve? kam hall se pas kesaj do na vej kusht Greqia të ndrojmë emrin e vëndit, si? po já bën Maqedonisë. Djalë me mënd, me perspektivë. Ku e ka bërë kët’ shkollë kaq të madhe?

Hidhet nga dega në degë duke na kujtuar patriotat e rilindjes të Kongresit të Manastirit. Haron i ziu se burra si ata nuk lindin përvit dhe në ?do kohë. Disa nga ata vërtet se kan qënë fetarë  por mbi të gjitha vunë Shqipërinë përpara, ngritën kombin shqiptar në këmbë dhe dhanë jetën për të. Shumë nga ata i vrau Patriarhia e Athinës, i burgosi Sulltani. Janullatosi, nuk e di a mund të jetë i zoti të ngrej një popull, por kuptohet sigurisht jo atë shqiptar, ndoshta ngre grekërit në këmbë, se këtë detyrë ka marrë. Apo ai prifti i Beratit që na e deklaroi Kosovën djepin Sërbisë.

Përsa i përket muslimanëve ata tani po shkollohen në Turqi, su ka ardhur rradha akoma, apo e ka llafin për vehabistët brekshkurtër me mjekra. Këta nuk i njoh, me thënë të drejtën, se na kanë bujtur pasi jam larguar nga Shqipëria. Mesa kam lexuar nëpër gazeta, këta s’na bëjnë fare për shqiptarë, bile as e njohin kombin dhe herojtë tanë. Për ta jemi muslimanë dhe kaq, ushtarët e ”Allahut” të tyre, ata duan që të luftojmë kundër kaurëve, për ngadhnjimin e islamizmit të tyre ”botëror”. Me këta do me nda pushtetin zoti Prifti. Të bukur stabilitet po na propozoka.

Sot feja është kthyer në ideollogji, në politikë. Luhet parja e madhe në këtë mês. Nuk është si? e mendon dikush se ka qënë. Për mendimin tim besimi fetar nuk fare lidhje me prelatët politikanë që vjelin dhe manipulojnë popullin në dobi të njërës apo tjetrës parti apo fuqi shovine. Besimi është ?ështje personale, mesa di unë, dhe jo shtetërore. Kur kisha morri pushtetin në mesjetë, shpiku inkuizicionin. U deshën shekuj tja hiqnin fuqin nga duart, bile akoma në shumë vënde priftërintë dhe hoxhallarët sundojnë. Shikoni Greqinë, ose Iranin se? bëhet. Ku e ke atë stabilitet që po na e servir zoti Prifti.

Kam pas një dajko shumë besimtar. Me medresenë e Stambollit, katër herë Haxhi, zotëronte shumë gjuhë të huaja, që nga turqishtja e deri tek persishtja. Rob zoti, si i themi andej nga Tirana. Shihte punën e tij, gjithë ditën falej dhe lexonte qitapet e tija. Kurr ndonjëherë se kam dëgjuar të na bënte propagandë fetare, bile as neve nipërve, asnjëherë nuk më ka thënë të besoj atë që besonte ai. Më fliste për historinë e vëndit, të botës, për besimet dhe filozofit e lashta në përgjithësi. Më fliste për Shqipërinë, Pirron dhe Skënderbeun. Fenë duhet ta besosh vetë - thoshte ai, nuk bën tja fusish tjetrit me zor. Kur vinte puna për priftërinj dhe hoxhallarë, as donte të dëgjonte, i konsideronte të pafe, që e përdornin fenë për përfitime personale. Në gjuhën popullore i konsideronte kodosha. Njëri më të ndershëm dhe më të pastër në karakter, rrallë se gjen sot. Një musliman i vërtet, në punë të vet dhe me zotin, gjet rahmet.

Nejse dola pak nga tema, por ai njëri më ka mbetur në kujtes si personifikimi i një njëriu me kulturë dhe me bindje fetare të shëndosha. Kur bie fjala për fenë mëndja tek ai më shkon, si punë simboli i ndershmërisë dhe virtytit. Pisllëqet e sotme të prelatëve politikanë janë larg, shumë larg atij besimtari. As kanë të krahasuar. Sot sheh priftërinj të sekteve të ndryshme që rihen për një copë tokë, kush e kush të dali në krye. Marifetet e tyre s’kanë të mbaruar, dhe me djallin lidhen po qe se u del ndonjë përfitim. Se çfarë bën Patriarhia e Athinës, bashkë me qeverinë greke, që të uzurpojë jugun e Shqipërisë të gjithë e dimë, e di dhe qeveria e Tiranës që mbyll sytë. Se ?farë bën Patriarhia e Beogradit që të sundojë në Kosovë, po kështu nuk ka nevoj tua them unë. Pisllëqet në emër të fesë sot janë në rendin e ditës. Për ?farë stabiliteti po na flet ky prift gazetar, që iu hap barku dhe na qaka për Shqipërinë.

E dini si është puna e ideve të kësaj natyre? Ngrihet një i marr dhe hedh një gur në pus, mblidhen njëqind të mën?ur pastaj dhe se nxjerin dot. Ndoshta këtu e ka llafin dhe zoti Prifti, ndoshta mendon ai që haj ta hedh llafin se bën vaki dhe zë vënd. Llafi që të zërë vënd do peshë zoti Prifti, me gogla të tilla se fiton asnjëherë davanë, përkundrazi e humb që sa të hapish gojën. Mjafton ky shkrim që të kuptojmë se në ?farë ujrash noton autori, s’ka nevoj më tepër.

Stabilitet në Shqipëri, Kosovë dhe kudo gjetkë ku rrojnë shqiptarët, nuk e sjellin dot prelatët e ?farëdo feje qofshin ata, atë e sjell bashkimi, uniteti i shqiptarëve rreth ?ështjes kombëtare, e sjell emancipimi, dituria, edukata e shëndosh familjare, identiteti ynë i patjetërsueshëm. E sjell puna dhe kultura, altruizmi dhe demokracia e vërtet.

 

(Bukuresht, 01.01.2012)



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora