E enjte, 25.04.2024, 05:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: Në takimet tradicionale letrare ''Kadri Kadriu - 2011'', u dhanë pesë çmime

E enjte, 05.01.2012, 08:57 PM


 

NË TAKIMET TRADICIONALE LETRARE "KADRI KADRIU - 2011",U DHANË PESË ÇMIME LETRARE

 

Nga Milazim KADRIU

 

Çmimin “Kadri Kadriu” e morën Ilirianë Hoxha, Nehat S. Hoxha dhe Milazim F.  Kadriu, çmimin nga votimi i krijuesve e mori Isak Havolli,ndërsa çmimin “Afrim Maliqi” e mori Lutfi Lepaja.

 

  organizim të Qendrës së Kulturës në Podujevë për të 21 –ën herë me radhë u mbajtën takimet tashmë tradicionale kulturore "Kadri Kadriu". Kështu në sallën e kinemasë në Podujevë u mbajt ora e madhe letrare në të cilën morën pjesë  krijues të shumtë, nga të gjitha anët e Kosovës dha jashtë sajë. Krijuesit lexuan krijimet e tyre letrare që konkurruan për çmimin “Kadri Kadriu” dhe u dhanë tri çmime të barabarta  për poezitë më të mira, një çmim që e zgjodhën vetë krijuesit pjesëmarrës si dhe çmimi “Afrim Maliqi” që kësaj radhe u dha për librin më të mirë të botuar këtë vit. Për çmimin “Kadri Kadriu” në konkurrencë ishin 35 poezi që i lexuan këta krijues : Shehrije Mustafa, Age Ruqi, Nehat S. Hoxha, Sadie Ismaili, Milazim F. Kadriu, Hasije Kryeziu, Isak Havolli, Hamdi Aliu, Arbërie Aliu, Merita Haxhiu, Arif Bozaxhi, Ruzhdi Berisha, Rrustem Berisha, Ramadan Oraca, Shefqete Gosallci, Iliriana Hoxha, Bilall Maliqi, Raif Gashi, Dritë Maxhuni, Violetë Gashi, Salih Salihu, Nexhmi Dibrani, Adem Zaplluzha, Ismail Simnica, Imer Topanica, Avni Rudaku, Shaban Pllana. Ndërkaq juria në përbërje prof.dr. Shyqri Galica, Fadil Halimi dhe Isuf Sadriu, shpalli fitues të çmimit  “Kadri Kadriu” poezitë e autorëve  Ilirianë Hoxha, Nehat Hoxha dhe Milazim Kadriu, ndërsa çmimin nga votimi i krijuesve e mori Isak Havolli. Ndërkaq Qendra e kulturës çmimin “Afrim Maliqi” kësaj radhe e dha për romanin “Ofertë për pendim “ të autorit Lutfi Lepaja. Me këtë rast mbesa e profesorit, poetit dhe intelektualit të njohur llapjan Kadri Kadriu, emrin e të cilit e mbajnë këto takime letrare, Liridonë Mehmeti në shenjë nderimi Qendrës së kulturës i dhuroi një pikturë. Kurse Aulonë dhe Aurelë Kadriu recituan poezi kushtuar Kadri Kadriut. Në fund të këtij manifestimi kulturor aktorja e mirënjohur kosovare Safete Rogova recitoi një poezi ndërsa Shefqete Gosallci të pranishmit i argëtoi me një këngë të bukur. Takimet letrare  mbajnë emrin  e profesorit, poetit dhe intelektualit të njohur llapjan Kadri Kadriu. Njëherësh takimet “Kadri Kadriu”shënojnë të arriturat kulturore brenda këtij viti në komunën e Podujevës.

 

 



(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora