E premte, 19.04.2024, 01:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Murat Gecaj: Ka ditëlindjen atdhetari, publicisti e poeti, Skënder Zogaj

E enjte, 05.01.2012, 08:58 PM


Mesazh urimi

 

KA DITËLINDJEN ATDHETARI, PUBLICISTI E POETI,

SKËNDER  ZOGAJ

 

Nga: Prof. Murat Gecaj

Publicist e studiues-Tiranë

 

I dashur mik e koleg, sivëlla Skënder Zogaj!

Në këtë ditë të shënuar për ty dhe familjen tënde, për miq e dashamirë tu të shumtë, të dërgoj nga Tirana përshëndetjet dhe urimet më të mira të zemrës, me rastin e 62-vjetorit të lindjes!

U njohëm bashkë në vitet e vështira të Kosovës sonë, kur ajo lëngonte nën thundrën e egër serbe dhe ti, bashkë me kolegë të tjerë, kishe gjetur mikpritje dhe strehë të sigurtë në Atdheun-nënë, pra në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Në atë periudhë, ju vazhdonit të kryenit një mision të shenjtë atdhetar e qytetar, si dhe publicistik-botimin këtu të gazetës së dashur, me emrin simbolik "Rilindja". Kujtoj se atëherë, kur shërbeja në gazetën javore "Mësuesi", organ i Ministrisë së Arsimit e Shkencës, kam patur kënaqësinë të jem bashkëpunëtor i rregullt i gazetës suaj Kështu, aty kam publikuar disa shkrime, kushtuar sidomos figurave të shquara atdhetare, çështjeve të arsimit, kulturës, letëresisë e tjerë. Ka ndoshur kështu, se aty gjeta dashamirësinë e kolegëve të gazetës “Rilindja”, ndër të cilët më i afërti dhe më i dashuri për mua ishe  pikërisht  ti, Skënder Zogaj, poet e publicist i talentuar. Disa botime të librave tu ti m'i dhurove atëherë, me shënime dashamirese dhe unë bëra komente modeste për to, në faqet e shtypit të asaj kohe.

Por edhe kur  ti, mik e koleg, sivëllai Skënder, u riktheve me banim e punë në vendlindjen tënde, Fushë-Kosovë ose në Prishtinë, ne përsëri i mbajtëm të pashkëputura lidhjet e mëparshme. Pa e zgjatur, shënoj këtu se dhe në fundvitin 2011 e për Vitin e Ri 2012, ne kemi shkëmbyer mesazhe vëllazërore, duke e informuar njeri-tjetrin për veprimtaritë e punët që bëjmë, për jetën familjare e tjerë.

Ja, çfarë më ke shkruar, ti Skënder, në mesazhin tënd të urimit, para pak ditëve: “Me ndjenjat më të ngrohta të respektit të lartë për ju dhe familjen tuaj, me rastin e festave të fundvitit 2011, kam kënaqësinë që, nga thellësia e zemrës, t’ju uroj:

Gëzuar Festa e Vitit të Ri 2012!

Lavdia dhe ndihma e Zotit qoftë gjithmonë në përkrahjen tuaj dhe ju dhashtë forcë, për punë krijuese të mbara e të dobishme! Gjithashtu, ju uroj shëndet e gëzime shumë, suksese në të gjitha fushat e jetës dhe realizim të plotë të të gjitha dëshirave, që e ushqejnë mendjen dhe zemrën tuaj dritëplote!

Sinqerisht: Skënder Zogaj”.

Përveç disa disa librave me poezi të frymëzuara, ku spikatin ndjenjat tua të flakta atdhetare dhe për të cilët duhen faqe të tëra për t’i përshkruar, ti ke publikuar sa e sa shkrime publicistikë, në mbrojtje të çështjes së madhe të popullit të Kosovës martire dhe të mbarë Kombit Shqiptar. Po rikujtoj këtu pak radhë, nga një shkrim i kohëve të fundit, ku ti ke shkruar për një realitet të ri në Ballkan: “Kosova ka ardhur aty ku, as në ëndërr nuk ka qenë e mundur të mendohej se mund të arrinte. Po, ka ndodhur që edhe Kosova, tanimë, është shtet i lirë dhe i pavarur”. Ndërsa, duke e fshikulluar politikën shoviniste dhe dritëshkurtër të Serbisë fqinje, në një shkrim tjetër ke nënvizuar, se: “Për Kosovën vendosim ne vetë !

Serbisë zyrtare po i ngushtohet laku rreth qafës, po e lëshon takati dhe, përfundimisht, po bindet se i doli ndoresh Kosova, që kurrë më nuk do të jetë pjesë përbërëse e saj!”

...Në mbyllje të këtyre pak radhëve, të urojmë nga zemra ty, atdhetari i flakët, publicisti e poeti i njohur, kolegu e sivëllai i dashur Skënder Zogaj:

Të keshë shëndet të plotë, arritjet më të mira në punë e krijimtari, lumturi në familjen tuaj të nderuar dhe jetëgjatësi, sa të duash ti vetë!

Me dëshirën e mirë e shpresën, që të takohemi dhe të çmallemi sa më parë me njëri-tjetrin, përqafime me mall, nga larg: Murat Gecaj.

 



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora