E shtune, 20.04.2024, 04:30 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Shqiptarët, popull mushkë?

E enjte, 05.01.2012, 08:59 PM


Shqiptarët,  popull mushkë?

 

Nga Fahri Xharra

 

Retina është karrika kryesore e të pamurit. Ajo e mveshë krejt kokërdhokun e syrit përmbrenda, dhe si e tillë përbëhet nga qelizat dritë-marrëse(foto-receptorë) të quajtura shkopthat. Shkopthat e zbërthejnë dritën e cila fokalohet. Pastaj informata pamore bartet në tru nëpërmjet nervit optik, një zgjatje e retinës.

 Edhe populli i yne e kemi retinën tonë-intelektualët, të cilët duhet të zbëthejnë të mirën dhe të keqën që na rrethon, dhe të dërgon sinjale ne trurin e popullit në mënyrë që të dihet se çka të bëhët më tutje.

 Retina  e syrit si e tillë,  përveq tjerash është e ballafaquar edhe me një mundësi fatale të dëmtimit t`ashtuquajturën  shkoqitje e retinës ( Lat.Ablatio Retinae) .Kjo ndodhë kur një pjesë e saj çkoqet (shkulet) nga mbajtësi i saj –epiteli pigmentor. Kjo është një hata e keqe e cila kulmon me humbjen e fukcionit pamor të syrit,  shikimin e turbulltë, njolla të zeza dhe përfundon me verbimin e përherëshëm..

 Deshta të bëj analogji me retinën –intelektualet tonë (kuptohet disa), të cilët përditë e më këmbëngulës janë në shkuljen e tyre vullnetare nga kokërdhoku i kombit me ide dhe teori nga më të ndryshmet,  të cilat përditë e më tepër, po krijojnë bindjen se ne me të vërtetë jemi një popull pa origjinë. Një përforcim të ides së shkulitjes së kombit shqiptar nga trungu i saj mijëravjeqar.

 Me shkrimet e tyre, përditë e më tepër më bëjnë të besojmë që na jemi një popull – mushkë.

 Popujt Mulat, janë nëpër botë,  ka bile edhe shumë . Por, për shqiptaret as bëhët fjalë. Etymologjia e fjalës Mulat rrjedhë nga gjuhet  spanishte dhe potugeze “mulato” e cila vet ajo rrjedhë nga fjala latine m?lus që do të thotë   Mushkë, një rrjedhojë e bashkimit të pelës me gomarin . Edhe arabishtja e ka këtë fjalë Muwallad, që shprehë pjellën e mashkullit Arab me një të femër të huaj jo arabe.

 

A jemi ne,  mulat? A jemi ne,  popull mushkë ?

 

 Në amerikën Latine, janë në jetë përzierjet tri racore dhe shumëetnike.P.sh. në Brazil, të gjithë ata të lindur  si bashkëdyzim i shumë etnive apo racave quhen “pardo”. Populli i Brazilit vetvetën e quan edhe” Moreno” Përzierjet e grupeve multietnike më të mëdha janë në mes Afrikanëve dhe Europianëve (mulato) dhe Amerindianëve dhe Europianëve (caboclo ose mameluco),  Në Singapur dhe Malejzi përzierjet ndër racore dhe ndëretnike janë në mes të Hindusëve dhe Kinezëve, the pjella e tillë quhet “Kindiane”.

 

 Më karakteristik janë populli Ujdhesave Fixhi, si vendi më multietnik në botë, i përbër nga një trashëgimi multi-etnike dhe multi-raciale.Vendasit Fixhianë janë përzierje Melanezianëve dhe Polonezianëve si rezultat i migrimeve shekullore te popujve të ndryshëm të ujëdhesave  të ndryshme duke u përzier ndërveti pas çdo valeje migrimi.  Popullata Indo-Fixhiase është gjithashtu një “sallatë e përzier” nga aziatikët jugorë ( të quajtur Girmmits) të cilët erdhën si punëtorë krahu.

Kombi i ardhmërisë,  Kombi Kosovar? Perzierje me kend?.  Përzierjet heterogjene në shoqëritë e ndryshme në botë janë duke e prodhuar një shoqëri homogjene, duke u “shkrirë së bashku” në një  kulturë harmonike të përbashkët në t`ashtuquajturin “ vegëshi i shkrirjes”.

 A jemi ne në tokat tona shqiptare rast i “vegëshit të shkrierjes” ?

Çka do me thënë kombi multietnik ? Ku janë qëllimet e këtij propagimi nga ana e retinës sonë të shkulitur nga kokërdhoku i kombit?  A duhet të brengosemi me këmbëngulësinë e tyre?

Pse ata janë aq të zëshëm ? Ku dhe nga kush e kanë përkrahjen? Apo po punojnë në krye në vete për të zbuluar diçka që i bën të mbesin në  shportën e historisë? A ka pasoja nga kjo propagandë shumë agresive ?

 

Multietniciteti i një kombi monoetnik ( shqiptarët) është një teori afatgjate e cila e drejton kombin drejt multikulturalizmit (harrimit të vetvetës) me qëllim asimilimi. Asimilimi më i quditëshmi në botë që kurr nuk ka ndodhur.

Krijimi i shtetit të dytë shqiptarë në botë, ua humbi torruan qarqeve të huaja dhe të mbrendshme antishqiptare.Llogaritjet dhe planet e përgaditura më herët për humbjen e identitëtin shqiptar të shqiptarëve të Kosovës iu ranë në ujë . Duhej aktivuar plane dhe strategji të reja, të cilat e kanë të njejtin qëllim asimilimin e popullit shqiptarë. Me kend? Me vetveten, me vetë shqiptarët.

 Si planifikohet kjo ? Thjesht. Bile shumë thjesht. Mohimi i së kaluarës,  mohimi i historisë, historija pa heronj.Multikulturalizmi dhe multietniciteti –  nga një popull me një kuturë të gjerë, me një gjuhë nga më të vjetrat në botë, me qellime të pastërta të mbijetesës, dhe me një histori mijëra vjeqare. Të gjitha këto çojnë ujë në mullirin e asimilimit dhe zhbërjës së vetvetës, më një qëllim të caktuar të krijimit të një kombi “ mameluco, ose caboclo ose girmitts “  apo një kombi të ri të ardhmërisë,  popullit  X  të Kosovës.

Torija e “vegëshit të shkrierjes” trumbeton, që ne,  mos ta harrojmë historinë tonë (?), por me kusht që ajo të jetë e shkruar nga të huajt,  të ruajmë ca fletë nga vetëvetja në mënyrë “”sallata e zhbërjes “ të përmbanë edhe diçka të tonën. Që në të  quhemi vetëm qytetar Kosovarë, dhe kënaqemi  vetëm me ate që këtu kemi lindur.

Rrjepja nga historija e jonë dhe krijimi i popullit “mushkë” nga vetë teoreticienët tanë.nuk bënë gjë tjetër vetëm se e trashë  idenë atyre që me të madhe trumbetojnë se kur erdhën këtu nuk gjetën civilizim,  nuk gjetën njerëz por gjusmë njerëz që posa kishin zbritur nga drunjët. Kures për ne thuhej:”  Albert Dymo thotë se ”nuk ka racë më të vjetër se shqiptarët në Evropë”. Ilirët gjendeshin në qendrën e saj para se të lindte nocioni i Evropës.”

Antropologjisti Kubanez Fernardo Ortiz, 1940, e përshkruante Transkulturalizmin si bartjen e një kultureje në tjetrën, duke cekur që kulturat nuk janë  vetëm,  të veçuara dhe ndërvepruara. Në këtë mënyrë ai mendonte për popullin e tij të Kubës që ishte multietnike dhe multi kulturore.

A jemi në Shqiparët, kudo që jetojmë të detyruar të pranojmë Transkulturalizmin, si metodë të re të asimilimit me vetehtën? Nga cila kulturë, duhet të marrim ato  që duhetpër të na zhbërë më shumë . A mos po na kërkohet shumë?

Si shërohet shkulitja e Retinës ?,  në të njejtën mënyrë   duhen të shërohen edhe intelektualët tanë, në mënyrë që shikimi i tyre mos të jetë i turbullt me anim kah verbimi i përherëshëm.



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora