E marte, 28.06.2022, 08:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Festa e Vitit të Ri

E merkure, 04.01.2012, 08:33 PM


FESTA E VITIT TË RI

 

Nënë e babë,  motra e vëllazëri ,

Nipa , mbesa e kurbetçi ,

Janë mbledhë  s’ bashku  pleq e t’ ri –

Ta festojnë Vitin e Ri !

 

Ngritin gotat e gëzimit ,

Zgjedhin fjalët e urimit ,

Njëri – tjetrin përqafojnë ,

Këngë e lot s’ bashku  vallëzojnë  .

 

Zemrat mbushur me dëshira ,

Me urimet ma të mira –

Për një vit plot dashuri ,

Plot  shëndet e lumturi !

 

Për një vit me shumë gëzime ,

Plot suksese e përparime !

Për një vit t’ lirisë e  t’ paqes ,

T’ harmonisë edhe të kënaqjes !

 

Për një vit ma të shëndetshëm ,

Për një vit ma të suksesshëm ,

Për një vit ma të hareshëm ,

Për një vit ma t’ bereqetshëm !

 

Për një vit ma të begatshëm ,

Për një vit ma të kënaqshëm ,

Për një vit pa  vajë ,  përleshje ,

Për një vit me  këngë , buzëqeshje !

 

Për një vit pa fëmijë t’ uritur ,

Pa njerëz t’ varfër  për punë duke pritur !

Për një vit me jetë të mbarë ,

Të mos ketë kurrë n’ rrugë lypsarë !

 

Për një vit ku nuk prekë hilja ,

N’ harmoni  ku rron  familja !

T’ prijë e mbara ,  t’ ju prijë fati ,

Sa ma larg prej taksirati !

 

Na i sjelltë  Zoti  gjithë të  mirat  ,

Na i plotësoftë të gjithë dëshirat  !

Na priftë fati e  shëndeti ,

Ardhshin t’ mirat si valë deti !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 01. 01. 2012.        



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora