E enjte, 18.04.2024, 10:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Agron Shabani: Një histori e shkruar me gjak, vuajtje, lot, shkëlqim, mburrje dhe krenari. .

E merkure, 04.01.2012, 09:04 PM


Nga Ditari i kujtimëve të paharruara:

 

Një histori e shkruar me gjak,  vuajtje,  lot,  shkëlqim,  mburrje dhe krenari. . .

 

Nga Agron Shabani

 

1.  Tek po rrinim dhe bisedonim bashkë në ambientët e bukura të kafenesë së klubit të njohur të Artistëve të Teatrit Kombëtar Kroat ( lëxo: Hrvatsko Narodno Kazalishte ) në Zagreb të Kroacisë e pyetur asokohe nga ne ish studentët dhe studentet e saj të Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit lidhur me Demonstratat e njohura historike dhe patriotike të studentëve dhe popullit tonë shqiptar në Prishtinë (Kosovë ) në vitin 1981 ? Profesoresha jonë e nderuar dhe akademikja e shquar kroate,  prof. dr. Livia Kardum që ishte ligjeruese e lëndës së njohur të historisë së përgjithshme politike të shekullit njëzetë ( lëxo në serbo-kroatisht "Opça politiçka povjest 2O stoljeça ): Me kujtohet se asokohe  do të na përgjigjej në menyrë të tërthortë dhe tepër lakonike me këto fjalë,  citat:Siç e dini edhe ju vet të dashur kolegë ,  nëpër etapat ose periudhat e ndryshme të  imperializmit dhe sistemëve të dikurshme koloniale ose gjysëmkolonialiste që i ngritën dhe prodhuan madje edhe popujt e ndryshëm" artificial" dhe "johistorik"! Nuk kanë qenë aspak të lehta mbijetesa dhe ekzistenca  shtetërore,  nacionale  dhe poltike e popujve dhe vendëve të ndryshme  ( me të vogla ) nën kurorën e mbretërive ose perandorive te ndryshme me të medha në kohë dhe hapësirë. Duke na i rikujtuar në sfond absloutizmin e Bachut,  "sistemin" e Metternichut,  "konceptin" dhe "definicionin nacional" të Herderit,  Makjavelit,  Tosquevillt,  Gjon Lokut, Clode Levi Straussit,  Xhuzepe (Guesepe) Mazzinit, Garibaldit, Schwarzenbergut,  Bismarkut etj.  Se këndejmi,  me "popuj artificial" ose "johistorik"  nepër etapat ose periudhat e ndryshme të imperalizmit dhe kolonializmit të njohur shtetëror dhe nacional atëbotë definohëshin dhe konceptohëshin sllovenët,  sllovakët,  boshnjakët dhe popujt e ndryshëm nën "çatinë" ose "kurorën mbrëterore" të ish perandorisë austrohungareze dhe kështu me radhë. Në nën tjetër ndërkaq,  në kohën e sundimit dhe perndorive të njohura të sllavëve të jugut (ish Jugosllavisë) dhe sllavëve të lindjes( ish BRSS-së) ishin ngritur dhe projektuar asokohe të të ashtuquajturit " populli( narodi) jugosllav dhe ai "ruso-sovjetik" për qëllime dhe orekse tashmë të njohura hegjemone, militare dhe reaksionare- ekspanzioniste të Serbisë dhe Rusisë.

 

2.  Atëherë ishte vjeshtë e vonë e vitit 1981 në Zagreb të Kroacisë. . . Me profesoreshen dhe akademken e lartëpërmendur kroate,  prof. dr. Livia Kardum tek sapo i kishim vizituar redaksitë e njohura të gazetave të përditshme kroate si "Vjesnik" dhe "Veçernji List" që ishin të shquara asokohe për shkrimet,  vështrimet,  reporatzhet,  komentët dhe analizt e tyre të përditshme ose periodike që kishin të bënin me nzgjarjet dhe zhvillimët e atëhershme historike dhe dramatike në vendin tonë. Respektivisht,  në Kosovën e vitëve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar.  Në këtë sfond atëbotë të binin në sy dhe ishin për t´u përshendetur dhe admiruar aq shumë komentët, vështrimet,  rubrikat dhe kronikat e njohura të gazetares dhe publicistes së shquar kroate,  znj. Tanja Torbarina në "Veçernji List",  të Branko Tuxhenit në "Vjesnik",    akademik Vllatko Miletës në "Studentski List" të Zagrebit ose në "Slobodna Dalmacia" të Splitit,  të prof. dr.  Aeksander Stipçeviçit etj. Dorën në zemër e tërë elita e asokohshme shkencore,  intelektuale, kulturore, informative, politike ose akademike e popullit (kombit) mik të Kroacisë ishin vënë  si të thuash në mbrojtje të aspiratave dhe interesave të njohura çlirimtare dhe patriotike të njerëzve dhe popullit shqiptar në Kosovë. Ndërkohë që Emri i shquar i Simbolit të Luftës dhe Rezistencës sonë të njohur për liri dhe pavarësi,  z.  Adem Demaçi ishte emri me i lakuar në shtypin e atëhershëm periodik të Kroacisë. Aty ishte edhe klubi i atëhershëm i studentëve shqiptar në Zagreb të Kroacisë i pagëzuar asokohe me emrin "Shkëndia". Me kujtohet se kryetar i klubit të lartëpërmendur të studentëve shqiptar në Universitetin e Zagrebit (lëxo: i klubit "Shkëndia") ishte z.  Muharrem Nexhipi nga Manastiri i Maqedonisë.  Ndërkaq, strukturën,  substancën ose bëthamën e gjithëmbarshme konspirative dhe logjistike të klubit të lartëpërmendur studentor "Shkëndia"në Zagreb të Kroacisë mesa me kujtohet mua  e përbënin  si të thuash zotërinjët e nderuar dhe miqtë e mi të paharruar si Ton Marku,  Behar Mullajupa,  Ahmet (Met) Molliqi, Fehmi Lladroci, Bujar Lluka,  Isa Olloni,  Avdullah (Dula) Olloni, Naim Veselaj,  Beqir Kadriaj,  Llukman Halili (Lluki),  Nexhat Lila,  Bardh Grezda,  Qazim Osmani (Feliksi),  Diana Rexhepi, Besnik Stavileci,  Ylli Koshi,  Rexhep Qarri,  Mithat Rraci( Tati),  z. Shllaku ,  Nexhdet Gaxha,  Përparim (Lim) Spahiu dhe shumë të tjerë që për shkak të një distance të gjatë në kohë dhe hapësirë ua kam harruar emrat dhe  mbiemrat e tyre.  U kërkoj ndjesë të sinqertë.  Mosha dhe vitët e kanë bërë të vetën.  Aty ishin edhe argjentarët dhe afaristët e shquar shqiptar në Zagreb të Kroacisë si Vëllezërit dhe patriotët e njohur

shqiptar Simon dhe Mikel Kuzhnini, vëllezërit Kristë,  Pal,  Prend,  Pjetër, Gjon dhe Prekë Gjergjaj,  vëllezërit Kaqinari,  Gjergj Lekaj,  vëllezërit Selim,  Hazir,  Asllan, Sokol,  Hajdar,  Kamber dhe Smajl Shabanaj, profesor Vehbiu( Nuk me kujtohet mbiemri i tij!) nga Tetova- pronar i restorantit të njohur kinez në qendër të qytetit të Zagrebit,  vëllezërit Dobruna nga Gjakova,  vëllezërit Prenkpalaj,  vëllezërit  Mon dhe Lek (Leon) Martini-Sokoli nga rrethi i Gjakovës,  Ismajl Boshlani- një intelektual i ngritur shqiptar dhe patriot i madh e kushtrimtar i palëkundur-deri në tempull nga Vushtria  dhe shumë e shumë të tjerë që njerëzve(studentëve) , kombit dhe atdheut tonë u janë gjendur gjithmonë pranë kur e kishim mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Respekt. Gjatë kësaj kohe kam patur nderin,  respektin dhe krenarinë e posaçme të njoh dhe takoj intelektual dhe atdhetar të spikatur shqiptarë si  Fehmi Lladroci (Komandant i njohur i UÇK-së dhe Deshmorë i kombit),  Sabit Veliqi,  Ismajl Boshlani,  Vëllezërit Dugolli,  vëllezërit Pantina,  Fetah Zogu (luftetar i UÇK-së i plagosur rëndë ne betejen e njohur të Llapushnikut!) dihe shumë e shumë të tjerë. Sëcili me patriot se tjetri.

 

3.  Me profesoreshen dhe akdemiken e lartëpërmendur kroate,  znj. Livia Kardum u ndamë gjatë asaj pasditeje të thyer tetori me shi për t´u takuar sërish të nesërmen në ligjerata,  kolokfiume ose  punime të ndryshme seminarike dhe kabinetike në fakultetin tonë në Zagreb të Kroacisë.  Mbaj mend se i takonim si të thuash gjeneratës ose klasës (shkollës)së njohur politike dhe akademike të profesorëve të shquar kroat në Fakultetin e Shkencave Politike të Zagrebit si Ante Pazhanin,  Vllatko Mileta,  Jovan Miriç,  Ivan Lluçev,  Dag Stërpiç,  Livia Kardum,  Branko Caratan,  Zvonko Lerotiç,  Branko Vukadinoviç,  Ante Fjamengo,  Dubravica etj. 

 

( Vazhdim në numrat e ardhshëm të Zemrës Shqiptare me tituj, vështrime, paralele dhe analiza të ndryshme politike , nacionale dhe historike mbi luftën e njohur të UÇK/së,  shtetin ose etnitetin e ri kosovar etj. Dhe. . të gjitha këto nga Mësimet dhe përvoja e përgjithshme praktike dhe teorike nga Universiteti i famshëm i Zagrebit. )



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora