E premte, 29.03.2024, 05:15 AM (GMT)

Kulturë

Cikël me poezi nga Përparim Hysi

E enjte, 05.01.2012, 07:35 PM


Përparim Hysi

 

Oh,e njoh mirë atë"peizazh!"

 

Atë "peizazh!" unë mirë e njoh

Se akoma nuk më kanë lënë sytë

E shoh dhe nga larg,sa nuk bëj"oh!"

Sikur dikush të më ngulë një thikë.

 

Hedh sytë dhe kundroj "peizahin?!"

Fytyrën e dashur dhe aq hyjnore

Dhe s'kam se si nuk e shpreh mallin

Për atë fytyrë që është aq njerëzore.

 

E bukur si një shtojzovalle

Me atë trup të drejtë si një kavak

Malle,o malle!Ç'më mundoni, o malle!

Në këtë moshë të vonë që jam plak.

 

Po"peizazhi" sa vjen e bëhet më i freskët

Tek vjen e çpozon para sysh

Po unë kot jam i vdekshëm

Që mos psherëtij shpirtërisht?

 

Ky"peizazh" për mua i shtrenjtë

Sado që e kundroj nga larg

Kam thënë që nuk jam shënjtë

Dhe sahanët i kam pa kapak.

 

Jam i "pafat"

 

Tani që një mike më bën apel

U provua katërcipërisht që jam i "pafat!"

Mërgim të vesh mu në esfel!

Ndërsa ajo më tha:-Të pres në shtrat!...

 

Ti

 

Ti po fle për shtatë qejfe

Edhe burrin ke përbri

Po mua pse më zunë"ethe?!"

Fluturim e mbrrij aty.

 

 

Burrin e përzë me "shqelma"

(Mjaft e "hëngri" "arën time")

Dhe,pse ngopem me pandehma,

Zë e shkoqem si thërrime...

 

Dashuria

 

Dashuria sundon si sovrane

Për asgjë në botë nuk do t'ia dijë

Ndaj më fton mua asaj ane

Asaj"ane" ku prej kohësh jeton ti.

 

Dashuria nuk pyet për nder e virtut

Nuk pyet as për ligj dhe as për moral

Dashuria është,ndonjëherë,si "kurth"

A si çarg...dhe mund të shkosh në djall.

 

Dashuria është,ndonjëherë,si kala

Por si një kala që ka bedena

Mund të pësosh dhe "hata"

Sikur të jesh dhe Ali Pashë Tepelena.

 

Dashuria është si fruthi

Që pleqtë i mundon më shumë.

Dashuria s'di ç'është turpi

Dhe ç'shkruaj,i kam provuar unë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora