E diele, 27.11.2022, 02:22 AM (GMT)

Kulturë

Sallah Januzi: Ne duhet të mësohemi me kritikën e mirëfilltë

E merkure, 04.01.2012, 07:31 PM


Fjala e z. Sallah Januzi, kryetar i Nëndegës së LDK-së në St. Gallen të Zvicrës

Me rastin e promovimit të librit "11 MINUTA PARA ORËS '00 ose mirazhi i suksest të LDK-së ", të Shefqet Dibranit.

 

Përshëndetja:

 

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

miq të dashur, aktivist dhe personalitete të jetës publike!

Shkas për tubimin tonë është miku ynë, veprimtari shumëvjeçar, poeti dhe shkrimtari Shefqet Dibrani të cilin e përshëndes ngrohtësisht, bashkë me familjen e tij.

Natyrisht nuk do të mungojë një përshëndetje e ngrohtë për të gjithë ju që keni ardhur në këtë tubim tonin për ta nderuar bashkërisht  një krijues, po më shumë për ta nderuar me diskutimet tuaja veprën e një autori, që tashmë po dëshmohet se është mjaftë i suksesshëm!

Ndoshta dikush do të pyeste pse ky tubim në emër të Nëndegës së LDK-së, pas kaq e kaq vitesh heshtjeje. Nuk dua t'i elaborojë në këtë aktivitet kulturor, por pa dyshim ishte sakrifica dhe guximi i Shefqet Dibranit, jo për të kritikuar, por për të hapur debat brenda LDK-së që më shtyri të solidarizohem me konceptet dhe pikëpamjet e tija. Me një Njeri, i cili qoftë si aktivist, por më shumë si krijues është dëshmuar i fort dhe i qëndrueshëm, dhe kjo ishte gjëja më e pakt që në këto momente mundja të bëja për te, sepse kam vërejtur: Ne si komb gjithçka mund t'i pranojmë njëri tjetrit por suksesin nuk mund t'ia pranojmë askujt.

Le të mbetet ky gjest i Nëndegës së LDK-së në St. Gallen një simbolik e të kundërtës, sepse edhe ashtu të gjitha arritjet e Shefqet Dibranit rrënjët i kanë në këtë qytet, bashkë me të gjitha nismat e tij edhe në fushën letrare.

 

***

 

VËSHTRIM:

NE DUHET TË MËSOHEMI ME KRITIKËN E MIRËFILLTË DHE AJO DUHET TË RESPEKTOHET!...

(Shefqet DIBRANI: „11 MINUTA PARA ORËS '00 ose mirazhi i suksesit të LDK-së“, Prishtinë 2011).

 

Të flasësh në mënyrë profesionale si kritik, (pasi unë nuk jam i kësaj fushe), kam hezitim, por e di se të flasësh për librin e një autori, në këtë rast të Shefqet Dibranit duhesh ta njohësh mirë aktivitetin, jetën, peripecitë dhe rrugën nëpër të cilën kaloi dhe veproi ai deri sa u bë autor i njohur. Në këtë pikë ndjehem më i sigurt, pasi i ka mbi 20 vite që kemi punuar bashkërisht, prandaj po i jap vetës të drejt që të flas edhe si kritik i veprës por edhe i jetës së autorit!

Rrugë kjo përplot pengesa, madje jeta e tij u përcoll edhe me kërcënime e likuidime fizike, jo për gjë tjetër, vetëm pse Sh. D. gjithmonë e ka thënë të vërteten, drejt,  troç mu ashtu siç edhe ishin. Kjo vepër, sjell përshkrimin e tij jetësor, si një pjesë e aktivitetit të tij, që kanë dalë si një lloj proteste për anomalitë e shumta që nga viti 1990, kur edhe u themelua Nëndega e LDK-së e gjer më sivjet kur u botua ky libër. Me këtë vepër autori u tregua si Njeriu që më së miri i ka mbrojtur pikëpamjet politike dhe kombëtare që udhëhiqeshin nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Vullneti i mirë dhe misioni i tij fisnik përmes LDK-së i shërbeu Kosovës.

Këtë gjë më mirë se kushdo tjetër e ka konkretizuar Shefqet Dibrani, qoftë përmes angazhimit të tij në politikë, e qoftë me analizat brilante të cilat me kalimin e kohës u dëshmuan mjaftë të sakta. Autori e  ka ruajtur një koncept dhe vizion të qartë që nga dita e anëtarësimit në LDK e deri më sot, por kritika  e tij për zhvillimet e brendshme politike, kanë qenë tipar i vazhdueshëm, dhe me sa e kuptoj unë, gjithmonë me qëllimin më të mirë për ta përparuar LDK-në dhe për ta quar çështjen kombëtare përpara.

Aktiviteti politik i Sh. Dibranit nis dhe zhvillohet përmes shkrimeve e komenteve mjaftë realiste. Ato bazohen në ngjarjet e përditshme, qofshin ato në vendlindjen e tij a në trojet shqiptare, po më shumë në diasporën shqiptare. Pra, libri “11 MINUTA PARA ORËS '00 ose mirazhi i suksesit të LDK-së”,  është një përmbledhje kronologjike e parashikimeve të tij rreth zhvillimeve politike që ndodhnin  në vendlindje, si dhe parashikimet dhe pasojat që do të lënë vragë në të ardhmen e Kosovës.

Interesant, libri fillon me një letër-korrespondencë në mes mërgimtarit Shefqet D. dhe këshilltarit politik I. Berisha, që ky i fundit, ishte te presidenti i Republikës së Kosovë  Fatmir Sejdiu. Autori e përshkruan në mënyrë shumë të qartë se si injorohet ai – qytetari nga ana e këtij këshilltari, kurse kryetari i shtetit hesht duke mos e përfillur interesin e qytetarit – popullit si dhe ligjet kushtetuese. Në këtë rast, poeti e përshkruan injorancën dhe poshtërimet e këtyre njerëzve që i bënin LDK-së dhe dr. Ibrahim Rugovës, ku një pjesë e këtyre njerëzve siç thotë vet autori, mrizonin nën hijen e kryesisë së LDK-së.

Siç thamë: Libri është sajuar nga shkrimet, reagimet, analizat dhe komentet gjatë  zhvillimeve politike që kanë ndodhur në LDK, si një apel për reforma në LDK. Veçmas duhet përmendur shkrimi “A do ta kapërcej LDK-ja Ylberin”, botuar në gazetën "Bota sot", të datës 16 maj 2000, ku autori i librit në këtë shkrim jo që paraqet pikëpamjet e tij për zhvillimet politike që ndodhnin në LDK, por qysh atëherë ai ka prezantuar publikisht një platformë politike për reforma, reforma që nuk u bënë kurrë, por që i kushtuan shumë LDK-së dhe Kosovës s'ka dyshim. Analiza  në fjalë  është aktuale  edhe sot për kryesinë e LDK-së.

Autori në këtë libër i ka paraqitur në mënyrë realiste zhvillimet dhe ngjarjet  që ndodhën në kryesin e LDK-së, që nga fillimi i saj e deri më sot. Në mënyrë shumë të mirë i përshkruan qëllimet e garniturës dhe grupeve marksiste-leniniste që ishin futur në kryesinë e LDK-së, për ta marrë siç thuhej  "Kalanë nga brenda", po më shumë për ta penguar e shantazhuar veprimin demokratik të LDK-së, ato grupe duke e penguar LDK-në, e dëmtonin rëndë çështjen kombëtare.

Me këto sjellje kryesia e LDK-së u gjet e papërgatitur për të përballuar luftën e armatosur. Autori i përshkruan mirë veprimet e shëmtuara të këtyre grupeve  që ishin stacionuar në vilat luksoze të socialistëve në Tiranë, pastaj ai kritikon edhe veprimin poshtërues të strukturave komanduese në Qeverinë e Kosovës në ekzil  të cilës i printe Bujar Bukoshi, i cili i shantazhonte veprimet e mira të LDK-së, në rrethanat më të ashpërsuara që kalonte Kosova. Kurse mjerimin e kësaj garniture e praqet në mënyrë të saktë dhe kronologjike, gjë që shihet se ka mbajtur shënime dhe ka ruajtur dokumente.

Siç thamë, autori  i përshkruan në hollësi veprimet poshtëruese të qeverisë së Kosovës në egzil në krye me Bujar Bukoshin të cilët i sabotonin veprimet e mira të Kryesisë Qendrore të LDK-së, Institucionin e Presidencës, Qendrën për Informim të Kosovës, pra QIK-un, të cilën e udhëhoqi deri sa e vranë Enver Maloku. Pastaj ai, përmes këtij libri na i rikujton edhe rastin e shkarkimit të z. Nazmi Peci nga Komisionin i 3 % në Zvicër, shkarkimet tjera mafioze dhe misterioze në përfaqësinë e zyrës së Kosovës në Tiranë: të Dr. Ali Aliut, Anton Kolës, pastaj shkarkimin e Mr. Nikë Gjeloshit dhe Ramush Tahirit nga postet më të larta në Qeveri, acarimin e raporteve me Hafiz Gagicën –Kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani etj. etj.

Të gjitha këto veprime Bukoshi i ka bërë në koordinim me të majtën e Kosovës dhe Partinë Socialistet të Shqipërisë, në dëm të interesave kombëtare e veçmas në dëm të LDK-së.

Në shkrimin analitik "Kush do ta trondit skenën politike në Kosovë" autori e përshkuan hollësisht se si klani komunist e kishte pushtuar kalanë e LDK-së dhe e kishte arritur maksimumin e qëllimit të tyre duke e paralizuar gjithë veprimtarin politike të LDK-së, në një kohë shumë të vështirë  për Kosovën sepse mu atëherë duhej të ishte unik faktori politik në qëndrimet diplomatike dhe ushtarake.

Për LDK-në, siç thotë autori,  gangrenë e shndërruar në sëmundje kancerogjene që po i ngulfatin veprimet demokratike, "janë funksionet e dyfishta dhe postet e pesëfishta" të cilat i mbajnë një klan i ngushtë në kreun e LDK-së, dhe që duhet të bartin përgjegjësi për të gjitha dështimet që po i ndodhin LDK-së, shtresë kjo e cila plot gojën e ka reforma e demokraci dhe asgjë nuk bëjnë për demokracinë, veçmas pas vdekjes së Presidentit dr. Ibrahim Rugova, ku nuk kanë të bëjnë asgjë të përbashkët me demokracinë.

Mesazhi i autorit në këtë libër, nuk është qëllimi  që ti etiketojë:  politikanët, qeveritarët, gazetarët, por që t'i ndërgjegjësojë veprimet e tyre  antinjerëzore,  antiligjore dhe antikombëtare, e thelbi i gjithë kësaj është që të mos dominojë e keqja mbi të mirën, por të dominoj njerëzorja dhe kombëtarja. Pra ai sugjeron që në çdo instancë apo pore të jetës të dominojë vlera e jo anti vlera, dija dhe jo mosdija, drejtësia e jo padrejtësia, pra me një fjalë  respektimi i etikës njerëzore dhe ligjeve në fuqi.

Të gjitha këto autori i thotë me qëllimin më të mirë që t'u lëshohet vendi gjeneratave të reja të cilat duhet ta marrin në dorë udhëheqjen dhe ndërtimin e shtetit, gjenerata këto që jam i bindur se do të din ta ndërtojnë të ardhmen e vendit, të krijojnë ura miqësie me të gjitha shtetet e botës, e në veçanti me shtetet mike në krye me SHBA-të.

Këto çështje që i theksuam më lartë, janë në librin e autorit, gjëra këto të cilat nuk i ka shpikur autori, por të dëshmuara dhe të argumentuara me fakte konkrete, edhe pse për dikë e vërteta është shumë e dhembshme, ne duhet të mësohemi me kritikën e mirëfilltë, dhe ajo duhet të respektohet!...

 

St. Gallen, 18 dhjetor 2011.

Prof. Sallah Januzi



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora