| E merkure, 04.01.2012, 07:21 PM |
CIKËL ME POEZI NGA FAIK KRASNIQI
TË KËRKOVA
Të kërkova edhe kur shpinën ma ktheve,
të kërkova edhe atëherë kur nuk më flisje më,
të kërkova edhe kur më injorove,
të kërkova dhe nuk ndalova të të kërkoja,
edhe atëherë kur shpresë nuk kisha më,
të dashurova si i çmendur,
për ty dhe për dashurinë e madhe që kisha,
u bëra pas teje duke të kërkuar si një lypsar
DUA TË JEM ME TY
Dua të jem me ty
aty ku je edhe ti
Dua të të shoqërojë
çdokund ku ti shkon
Dua që jetën
me ty bashkë ta kaloj
Ku vetëm vdekja
mund të na ndajë
VETËM PËR NE TË DY
Kur u pamë për herë të parë
Nga emocionet nuk mundë t'i themi
njëri tjetrit asnjë fjalë
T'i putha buzët e tua të ëmbla
se mu duken sikur ishin me mjaltë
Kur bëmë Dashuri
na u dukë se bota është krijuar
vetëm për ne të DY
MË DEHE
Më dehe me ëmbëlsinë tënde
dhe me fjalët e tua të ngrohta
që ishin si raki,
nuk e dija a isha i dehur,
apo ishin fjalët e tua
që më dehën verbërisht
PËRSËRI
Përsëri po agon një ditë e re,
Mëngjesi i ri nuk na solli asgjë të re,
unë jam këtu e ti atje,
duke pritur të na sjellë diçka të re
BUZËT E TUA TË ËMBLA
Merrja krahët zogut
dhe fluturo,
eja tek unë
dhe fort më shtrëngo
Do të pres me mall
dhe padurim,
që buzët e tua të ëmbla
t'i kem në agim
MË NGJALLË NDJENJËN E DASHURISË
Ti je në ëndrrën time
o engjëll e lumturisë,
Ti më jep gëzimin
dhe më ngjallë ndjenjën
e Dashurisë
MË BËN TË NDJEHEM MË MIRË PRANË TEJE
Çdo natë unë qaj për TY,
sepse më mungon.
Sytë e mi Ty të kërkojnë ,
por Ti nuk je këtu me mua.
Më mungojnë sytë e tua
të cilat aq bukur më shikojnë.
Më mungojnë buzët e tua,
të cilat butë më prekin mua.
Më mungon prania jote,
që më bën të ndjehem
më mirë pranë teje
O SHPIRTI IM
Çdo ëndërr do ta ndaj me ty,
zemrën do ta fal me dorën time,
që gjithmonë të jesh aty,
përjetë o shpirti im
MALLI PËR MUA TË KISHTE MARRË
Unë sillem rreth e rrotull teje
por ti s'më shikon me sy,
të afrohem sa më afër teje
të të prek me duar trupin tënd
Vë duart e mia në belin tënd
dhe të shtrëngojë fort,
ti kthehesh nga unë
dhe unë të puth
Ti më përshpërit diçka në vesh
por unë bëhem sikur nuk po dëgjojë,
vetëm një fjalë e dëgjova
se malli për mua të kishte marrë