E marte, 23.04.2024, 08:24 AM (GMT+1)

Mendime

Leon Duhanaj: Presidentja Jahjaga drita e vetme në një tunel të errët

E merkure, 04.01.2012, 08:59 PM


PRESIDENTJA JAHJAGA DRITA E VETME NË NJË TUNEL TE ERRËT

 

Nga Leon Duhanaj

 

Viti qe lamë pas, për Kosovën ishte një vit i sfidave te mëdha dhe i sukseseve të pakta. Një shteti te ri, siç është Kosova, ende i panjohur ne mase te dëshirueshme ndërkombëtarisht dhe i pa inkuadruar sa duhet ne mekanizmat kryesor ndërkombëtare. Posaçërisht pengesat dhe problemet e mëdha te cilat i bëhen barre ne ecjen përpara drejt integrimeve dhe perspektives ndërkombëtare , padyshim qe janë problemet me imazhin e vendit dhe te përfaqësuesve politik shtetërore. Sidomos, pas vjeshtës se vitit 2010, kur edhe u prish koalicioni i madh PDK-LDK dhe vendi shkoj ne zgjedhje te parakohshme, Kosova u përballë me një bllokade ne skenën ndërkombëtare si pasoje ngjarjeve te pakëndshme te cilat ndodhen po ne ketë kohe.

Njëra nder ngjarjet me te pakëndshme, ishte padyshim kthimi mbrapa ne atë çka njihej me pare si pozitive ne Kosove, pra zgjedhjet e lira e te cilat kësaj radhe pësuan rënie drastike dhe te cilat u cilësuan si te manipuluara dhe jodemokratike. Natyrisht qe edhe institucionet te cilat dalin si rezultat i zgjedhjeve te manipuluara dhe jodemokratike , nuk vlerësohen si te mira dhe te pranueshme si ne rrafshin kombëtar ashtu edhe ndërkombëtare. Një hendikep, po aq i madh, pa dyshim se ishte akuza nda Kryeministrit Thaqi, i cili edhe doli si me i votuari nga zgjedhjet e cilësuara si te manipuluara dhe për te cilat përgjegjësia kryesore bije mbi te .

Në anën tjetër, ndodhi edhe akuza e rënd, e cila po ashtu bije mbi supet e Kryeministrit Thaqi. Nga anëtari i Këshillit te Europës Dick Marty, i cili paraqiti akuza te renda ndaj disa strukturave te UQK-ës dhe me te cilat pretendohej qe zoti Thaqi te kishte lidhje direke. Tani pa e marre parasysh se Kosova dhe shqiptaret ne përgjithësi i cilësuan këto akuza si te shpifura dhe te pabazuara ne fakte, ato e dhanë efektin e vet negativ, duke e shtyre Kosovën ne një kënd shumë te papërshtatshëm ne raport me boten demokratike.

Në sheqerit e emancipuara ne një rast te këtillë in apostrofuari ne fjalë ne këtë rast z. Thaqi, do te largohej nga politika duke i shprehur besimin e plote organeve te hetuesisë vendore dhe ndërkombëtare, ne mënyrë qe mos te behet pengese direke për prosperitetin e vendit. Mirëpo ne rastin e Kosovës por edhe ne rrafsh kombëtar  një gjë e tillë nuk ndodh dhe as qe është e imagjinueshme, ngase vete akteret politik nuk besojnë ne drejtësi, ngase  dine mire se çfarë drejtësie kane ndërtuar, dhe se e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar asaj drejtësisë është duke qene ne krye te shtetit apo mbi te( drejtësinë), gjë që ndikon shume negativisht ne imazhin e shtetit .

Një sfidë e rëndë, padyshim ishte edhe ardhja e z. Pacolli ne krye te politikës, si rezultat i koalicionit dhe kushtëzimeve te shumta, dhe manipulimeve dhe abuzimeve ne mënyrë te hapur me deputet erdhi ne krye te postit me te larte te shtetit ( President) .

Behxhet Pacolli, një figure mjaft kontroverse, rezultojë te jete e papranueshme si ne rrafshin kombëtar ashtu edhe ne atë ndërkombëtare, e aq me shume kur ai nuk e kishte as përkrahjen minimale te popullit. Këto ngjarje e sollën Kosovën në një gjendje te mjerueshme politike duke mos pasur as minimumin e asaj me çfarë ne mund te dilnim te paktën faqebardhe para faktorin aq te  rëndësishëm  ndërkombëtare, e qe për një shtet te rij siç është Kosova është e një rëndësie jetike.

Për fat te mire ne gjithë këtë kaos institucional , funksionoj një organ i larte i shtetit e që ishte Gjykata Kushtetuese,  me verdiktin e saje konstatoj që zgjedhja e Presidentit te vendit ishte antikushtetuese dhe se do duhej përsëritur votimi.

Pasi që  ne një votim te rij ishte e pamundur te zgjidhej z. Pacolli dhe vendi rrezikohej te shkonte prapë ne zgjedhje te jashtëzakonshme , u arrit një kompromis i cili solli një zgjidhje fatlume për vendin ne te gjitha aspektet.

Në postin e Presidentit te vendit erdhi znj. Atifete Jahiaga, një figure mbase e panjohur ne skenën politike por aq e respektuar dhe e pranueshme për te gjithë. Ishte hera e parë që ne patëm një konsensus te gjerë për sa i përket postit te Presidentit.

Ishte figura e Presidentes Jahiaga ajo drita pothuaj e vetme ne një tunel te errët e cila sadopak përmirësoj imazhin e vendit.

Presidentja Jahiaga, është një figurë e cila përpos disa vështirësive te imta te cilat mund t’i atribuohen mungesës së eksperiencës , ka arritur që vendin ta prezantoj ne mënyrë mjaft te suksesshme, si ne rrafshin kombëtar ashtu edhe ne atë ndërkombëtare. Ajo po e bën tashme gati një vit ne krye te shtetit she përpos disa lëshimeve te vogla ( teknike) pët të cilet u detyrua të panoj edhe disa  kritika banale , nuk ka ra ne sy për asnjë gabim për te cilin do duhej ndëshkuar për mos rivotim ne këtë post.

Kohëve te fundit shume lëvizje dhe planifikime bëhen për  zgjedhjet e ardhshme nga te cilat pritet te dale Presidenti i vendit ne forme direke nga vota e popullit. Nga partitë politike lakohen emra të llojllojshëm për kandidat te mundshëm, po ashtu edhe nga analist politik dhe mediat. Por pak ose aspak nuk kalkulohet me emrin e Presidentes Jahiaga për ri kandidim, gjegjësisht rizgjedhje ne këtë post. A thua pse?

Sepse  znj. Jahiaga  nuk i takon asnjërës nga rrymat partiake dhe se partitë politike fiksohen se do ta humbin ndikimin ne këtë post pas zgjedhjes se saj. Mirëpo, a do duhej populli ta votonte një kandidat të pa komprometuar dhe pa asnjë hipotekë e cila në nj mënyre apo ne tjetrën do ta pengonte ne ushtrimin e funksionit  ne postin e te parit te vendit. Normalisht që po, por këtë do ta bënte populli nëse ka arritur shkallen e duhur te emancipimit politik.  Do duhej dhëne besimi një politikaneje  qofte edhe te pa eksperiencë te duhur por me ambicie dhe me aftësi për përmirësime e qe ka vërtet vlera te pakontestueshme ne vete. Apo ndoshta e ka humbur shansin për një rizgjedhje pasi qe edhe pas një viti ne postin e presidentit ende jeton ne banesë me qira. Dhe se ne këtë shoqëri do duhej me qenë vërtet e aftë për te vjedhur dhe për t’u korruptuar ne çastin e pare te mundshëm për te fituar përkrahje dhe respekt.

Është koha e fundit kur ne si shoqëri do duhej treguar shkallë të lartë te emancipimit politik, dhe vërtet te jemi syçelë kënd dhe si e zgjedhim ne krye te shtetit.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora