E merkure, 24.04.2024, 05:04 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: E keqja edhe nëse falet, ajo nuk harrohet

E merkure, 04.01.2012, 08:59 PM


E KEQJA EDHE NËSE FALET, AJO NUK HARROHET

 

Nga Ramiz DËRMAKU

 

Nuk desha të shkruaj këtë shkrim mjaftë të qëlluar dhe mjaftë domethënës të Aurel Dasareti, mirëpo më shtyri kurreshtja e ime e madhe dhe respekti që kamë ndaj Aurel Dasaretit, Gëzim Markut, Ilir Dardanit, dhe stafit punues të “Zemrës Shqiptare“, sepse njeriu normal deri në vdekje ka nevojë për të lexuar , mësuar e paisur me njohuri të reja. Mirëpo, gjatë kësaj kohe njeriu duhët bërë përpjekje që sa më tepër të mësojë gjëra të mira, të vlefshme, gjëra të cilat i sjellin atij respektë, dashuri ndaj punës, atdheut , shokëve, familjes, rrethit, miqëve.., dhe vetë jetës së tij. Pastaj kur njeriu, intelektuali, paraqitet, shkruan, apo edhe e thotë të pa vërtetën nuk dij se si ai“ njeri“ lejon vehten të dalë para opinjonit, lexuesëve ; me rrena, me gënjeshtra, me intriga, me shpifje, me akuza të pa argumentuara, trillime, etiketime , etj . Po të ndalesh e ti bëshë një vështrim të kaluarës sonë vite më parë nën regjimin kriminel të satrapit të Ballkanit, Millosheviqit, kur disa nuk guxonin asë të mendonin.., se jo të flisnin kundra regjimit titistë- komunistë , sot ju kanë ngjitur proceseve demokratike sikur egjra grurit. Gënjeshtra, intriga, shpifja, etiketimi, e shumë e shumë dukuri tjera negative kurrë nuk u përkrahën nga populli shqipëtarë – pra nga shqiptarët e vërtetë. Njeriu normal e aq më tepër ai që e quan vehten Shqipëtarë –kurrë nuk do tën merret me; akuza, shpifje, trillime dhe shumë e shumë dukuri tjera negative, të cilat nuk ishin , nuk janë dhe kurrë nuk do të jenë veti të shqipëtarit. Të lexosh një shkrim të një“analisti, gazetari, apo atdhetari“.., të mbushur me fjalë të ndyta e banale, këtë nuk o ta bënte shqiptari i vërtetë, atdhetari, veprimtari, e aq më tepër intelektuali. Kur lexuesi lexon shpifjet, intrigat, gënjeshtrat, trillimet, më shkonë mendja tek Kanuni i Lek Dugagjinit, i cili do të merrte masa ndaj“njerëzve“ të tillë dhe do ti izolonte nga rrethi shoqëror, mirëpo sot ardhja e proceseve demokratike – demokracisë i mundëson shpifësit të shpifë, të sulmon, të ofendon, të akuzon, …,.Mirëp thënë shkurt “njerëz“ të tillë ka shumë pakë sot. Po, ata“njerëz“ që formën dhe trupin e kanë të njeriut por sjelljet dhe edukata e tyre i ngjanë një bishe mali. Po më kujtohet thënja e filozofit Tomas Hobsi, i cili thonte se : Njeriu për njeriun është Ujkë, dhe tani po e kuptoj se me të drejtë e paska thëne filozofi Tomas Hobsi. Në këtë grupë është fatë i madhë që bëjnë pjesë një grupë i vogël i njerëzve. Po sikur në Kosovë të funksiononte rendi e të zbatohej ligji, me siguri se ata“njerëz“ do të dënoheshin apo thënë shkkurtë do të sanksionoheshin mag ligji. Poqese shpifësi, gënjeshtari, akuzuesi, i pa fëtyri, i pa besi, i shpëton gjygjit , atë, do ta dënojë gjygji më e rëndë pra GJYGJI I POPULLIT. Edhe sikur“njerëz“ të tillë do të pendoheshin për vepërat e tyre të kryera, një fjalë e urtë e populli t thotë: E keqja edhe nëse falet ajo nuk harrohet.

Vepërat e kryera nga“njerëz“të tillë edhe sikur të vinin tek dera ime e të kërkonin falje, publike, unë do ti pranoja edhe në shtëpi, do ju jepja nga një kafe, por kur do i përcillja do u thoja se e keqja edhe nëse falet ajo nuk harrohet.

 

Weingarten-Gjermani

28.12.2011



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora