E enjte, 25.04.2024, 03:03 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXV)

E enjte, 05.01.2012, 09:02 PM


“MOS  JU  RAFTË  ME  I  HARRUE..!”

 

(Pjesa e Nj?zet e pest?)

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Më shkruen një mik prej larg: “Edhe një ditë zi per Sabri Godon!..”, e vazhdon shpjegimin e bajtjes së arkivolave nga ushtarakët e naltë të permalluem ku nuk shkon ma!

Ramiz Alia duket se ka terhjekë shkarpat rrëshqanë... Me të vertetë që Tirana po përjeton vdekje të “shëmtueme”, po ka kenë një shprehje që perdorej dikur në Shkodër: “Mortja marrtë mbarë!”...Vonë boll, por fillimi asht i mbarë! Askush nuk e përballoi ma me forcë atë vdekje ma fort se PPSh, me të gjitha metastazat e veta, tue përfshi kryesisht organin terrorist, të cilit i asht kenë përkushtue që në moshen e ré: “Sigurimin e shtetit”, agjent i të cilit ishte porsa u prezentue nga OZN-a. Vdiq me zemër plot: Edhe KGB- ja nuk e kishte harrue agjentin e saj të vjeter... Ajo “medalje kujtimi” që i dërgoi në vitin 2005 me anën e ambasadorit rus në Tiranë, nuk ka të paguem...as nuk mund të qendrojnë me asnjë nga titujt e dekoratat që i ka pasë vue në gjoks Enver Hoxha e Haxhi Lleshi... e që as nuk guxon kush me ia prekë me dorë as sot! Edhe “dr. prof e akademikët” e kanë tregue burrninë e tyne. Asnjeni nuk e heqë një pikë a presje nga shkrimet e veta, edhe pse Erdogan i porositi që “duhet rishikuar historia!” Ai kujtoi se né e shkruejmë historinë si e kanë shkrue ata. Na nuk merremi me çashtje të vogla. Asht shkrue çka asht shkrue per Haxhi Qamilin, por askush nuk guxon me kundërshtue mendimin e Enverit dhe historianëve tanë per figurën e tij dhe rolin e madh që ka luejtë në luftën kundër Shqiptarëve tue thirrë “dum baben”! Tirana, që me Haxhi Qamilin ka hy në historinë e lëvizjes turke dhe prej asaj kohë mund të kenë ndrrue pakte, marrveshje, traktate, po mos harroni se Tirana po mbushë plot 20 vjet në 2012 antare e Konferencës Islamike... As në traktatin e Varshavës nuk ka qendrue aq sa me “vëllezërit e gjakut”... E di se po ju çoj zemren peshë, po me thanë të verteten, jemi në ditë zije të fortë dhe mendja shetitë sa në një vorr, sa tek tjetri...

Tue pa dashninë e madhe të Kuvendit Popullor dhe të sundimtarëve të Tiranës per familjen mbretnore dhe trashigimtarët e saj, besoj se nuk asht e largët që deputetet tanë do të rendisin me “Herojt e Popullit”, ashtu si i takon, ose po nuk pat dekorata të ruejtuna për atë titull, të pakten me dekoraten “Nderi i Kombit”, edhe Esad Pashë Toptanin, që t’i bahet qejfi edhe Erdogan, se po dekorohen edhe Pashallarët e lanun në harresë!..

Ka me i takue me heqë pak keq trashigimtarëve të tyne në presidencë me ba pak ndryshime nder mbiemna, por nuk besoj se pritojnë me shtue një “Pashë” në mes dhe një “tani” në fund...që, per nderimin e madh që i bahet familjeve të tyne, kjo nuk asht asgja.

Ka me dalë edhe ndonjë shkodran i vjeter me kerkue me trashigue mbiemnin e Vaso Pashë Shkodranit, po besoj se nuk ka me mujtë me u rreshtue me herojt e siperm, se ka me i shkue goja e ka me pyetë Jozefinen: “Po ty, kush të ka zhytë me krye në hi?!”...

Kur të rishikoni historinë e 1924 asht mirë edhe Bajram Currin me e nxjerrë nga Shpella e Dragobisë...se edhe Ai sikur nuk lidhet me “lëvizjen fshatare të Tropojës...” dhe intelektualët e saj që ka nxjerrë në vitet e fundit, “kjoftë per atëherë”!.. Na vdiq edhe ky Sabri Godo, se per këta Ali Pash Tepelenat e shekullit XXI ka kenë specialist... Merita e tij ishte se kur kjé hetues, masakroi Bep Shantojen, i cili pat lanë perkufizimin filozofik të komunizmit: “Vetëm të marrët nuk çmendën nga sistemi komunist!”...

Po na ikin një nga një “dijetarët e PPSh”, që ishin të pazevendsueshem! Edhe po vrapojnë me shkue pa lanë me i ra “dheu fëtyrës” ata që na pezmatuen ma fort, po nuk kemi çka me ba: “Sabri ka selametin!”... prej kësaj shprehje i paten vu emnin Sabriut...

Tash e ka rradhen...mos kjoftë permendë emni i saj...se po kam frikë se po na e ndryshon dreqi projektin që ka fillue... edhe ajo duhet nderue fort, si këta tjerët, po sa e sa veprat (se gati shkrova vorret) ka lanë në Truellin e Shqipnisë ky brez i paharrueshem nga trashigimtarët e tyne sundues, veç “na paçin marrë të keqen” si thotë Populli...

Më vjen keq per ata oficerat që po i duhet me bajtë pleh nder supat e tyne...

Kur vdekja vazhdon me korrë ashtu si ka fillue në Shqipni, e sidomos kur zija asht e fortë, malsorët kanë pasë perdorë një thanje: “Mos ju raftë me i harrue!”...

Nuk duhet keqkuptue kjo thanje, mbasi në këte rasë ka edhe kuptimin që “duhet me vazhdue me vdekë prej tyne të pakten një në dy ditë...” kështu, nuk harrohen!

Po edhe kjo nuk asht e drejtë...

 

Ba mos me më ardhë keq per oficerat që shkojnë me bajtë arkivolat e qelbun të tyne, do të kishe thanë: “Jo një në dy ditë, por dhjetë në ditë prej tyne edhe janë pak!”...

 

E dij se ndokujt do të mi mbesin hatri...

E ka me më thanë: “Po pse dhjetë në ditë e jo njëzet!”...

Ma mirë nga dhjetë se një krye muejt!...Ashtu nuk marohen kurrë!



(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXIV) Fritz Radovani: Zotni M. Gorbaçov viziton kopshtin zoologjim t? Tiran?s... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXIII) Fritz Radovani: Lirika nga At Gjergj Fishta Fritz Radovani: Kultura europjane dhe ''pyka'' turke... Fritz Radovani: Kur gegët do të ndiejnë veten n'atdheun e vet?! Fritz Radovani: Një propozim për atdhetarët e trojeve të Shqipnisë Fritz Radovani: Katër Maria... Heroina rreth Rozafës... Fritz Radovani: Tallja asht ma e randë se vrasja e tyne Fritz Radovani: A ishin trima ''çlirimtarët'' tanë Fritz Radovani: Edhe shqipet po ikin nga çerdhet shekullore... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXI) Fritz Radovani: Kam vetëm një pyetje për shqiptarët muslimanë Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVIII) Fritz Radovani: ‘’Një re e zezë’’ që nuk po na ndahet!... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVI)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora