E shtune, 20.04.2024, 07:09 AM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Liga e ligë dhe libri i keq i Mikut të mirë

E marte, 03.01.2012, 09:03 PM


Liga e ligë dhe libri i keq i Mikut të mirë

 

Nga Baki Ymeri

 

Pritëm të kalojnë Krishtlindjet dhe nata e gëzuar e Vitit të Ri për të nxjerrë në pah një mashtrim të ri rumun me karakter pseudoshqiptar. Autorja (Maria Dobrescu) e turpëron emrin e shenjtë të Shën Marisë sepse i shërben servilizmit antikosovar të padrones së saj (Oana Manolescu), duke botuar një libër të gjymtë mbi diplomacinë rumuno-shiqptare ku anashkalohet subjekti i Kosovës dhe Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, e para (pas revolucionit antikomunist) dhe e vetmja organizatë e mirëfilltë e etnisë shqiptare në këtë vend. Të botosh një libër me 256 faqe mbi relacionet rumuno-shqiptare, pa e përmendur Dr. Xhelku Maksutin (Dalaj Lamën e shqiptarëve të Rumanisë, figurën qëndrore që ka dhënë kontribut të pashoq për përforcimin e lidhjeve respektive), dhe atë me lekët e një Lige të ligë që ia zhvat me dinakëri Qeverisë rumune në emër të minoritetit shqiptar, don të thotë të mashtrosh opinionin dhe të tallesh me fatin e këtij komuniteti historik.

          Stop Oana Manolescut në Korçë dhe Tiranë! Nuk e kemi ndër mend të tallemi me kohën dhe as të bezdisim lexuesin me subjekte të këtilla konotacionesh negative, por po i biem shkurt e shqip, sa për t’ia bërë më dije Qeverisë së Tiranës dhe opinionit shqiptar, se deputetja joshqiptare e Parlamentit rumun, Oana Manolescu, është delja e zezë e komunitetit shqiptar dhe Juda i shqiptarëve të Rumanisë të cilët janë të paktë (rreth 500 veta që e deklarojnë etninë), por të sinqertë dhe të mrekullueshëm. Libri i servilistes së Judës nuk është libër, por një intervistë e gjatë dhe e bezdisshme, e zhvilluar nga Maria Dobrescu me ish ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, Gjorgje Miku, i cili ka kontributin e vet për përforcimin e miqësisë diplomatike mes dy vendeve, por nuk ka biografi të kristaltë sepse, së bashku me burrin e Maria Dobrescut (Marius Dobrescu) është autor i një komunikate kundër bombardimeve të NATO-s “për mbrotjen e sovranitetit të shtetit serb” (1999), një fakt konkret që e ka përmendur edhe Kopi Kyçyku në librin e tij të gjymtë “Zinxhiri i anktheve”. Çka don të thotë kjo?

Kjo don të thotë se, edhepse në gjuhën shqipe mbiemri Miku përfaqëson miqësinë, rumanisht “mic” don të thotë “i vogël”. I madh përnga pamja dhe i vogël përnga karakteri, sepse, edhepse i dhamë shansin të bëhet president i Shoqatës së Miqësisës Rumuno-Shqiptare”, shoqata e tij mbeti vetëm në letër, pa kurrfarë mbledhjesh, aksionesh dhe kontributesh konkrete që justifikojnë ekzistencën e saj si personalitet juridik. Po i rikthemi librit respektiv, për kompletimin e të cilit, Gjorgje Miku na kërkoi një tekst mbi afirmimin e shqiptarëve të Kosovës në gjuhën rumune, dhe i cili mungon. Pse? Sepse Oana Manolescu që ia boton këtë vepër të dështuar, mburret me politikën  rumune që s’e njeh pavarësinë e Kosovës, sepse ajo e shpërblen me pesëmijë euro në muaj pagë të pamerituar parlamentare. Libri ka titull atraktiv (“Pesë dekada të diplomacisë – Mbi relacionet rumuno-shqiptare në një dialog me ambasadorin Gheorghe Micu”) dhe strukturë të dështuar ku bëhet më shumë fjalë për ndjekje e shërbime sekrete, se sa për subjekte fisnike, me fotografitë e Titos, Stalinit, Enverit, Hrushçovit, Çausheskut, Ramiz Alisë, Brezhnjevit, Nexhmije Hoxhës, Mao Cedunit, në vend të fotografive të Xhelku Maksutit, Luan Topçiut, Sherban Tabakut, apo, madje, edhe të autorit të këtij shkrimi që e falënderon Mikun e shqiptarëve për dedikimin që na e ka dhënë me “urime për të kontribuar gjithnjë e më shumë për një njohje më të mirë ndërmjet popullit rumun dhe shqiptar”.

Natyrisht që në kontekst, kjo broshurë voluminoze ka disa fotografi interesante të ambasadorllëkut rumun në Shqipëri, por ndër to mungon edhe lënda, edhe fotografia e dy miqve tjerë të mëdhenj të shqiptarëve, Tiberius Puiu dhe Gjorgje Bukura. Një anë pozitive e këtij libri është botimi i listës së ambasadorëve të Shqipërisë në Rumani (1926-2011), dhe i diplomatëve rumunë në Tiranë (1914-2009). Përndryshe, përnga natyra, Gjorgje Miku duket i urtë, i qetë dhe i sinqertë, me një buzëqeshje karakteristike protokolare, por librit të tij i mungon struktura e brendshme, sepse Liga e ligë e Oana Manolescut që ia ka botuar, me gjithë buxhetin e majmë të Qeverisë rumune që e gëlltit në emër të etnisë shqiptare, nuk ka asnjë shqiptar në gjirin e saj. Miku i mirë mund ta ketë përmendur për të mirë emrin e Dr. Xhelku Maksutit gjatë realizimit të intervistës, por ku ta dimë ne në nuk ka vepruar cenzura e ish aktivistes komuniste Oana Manolescu, pseudodeputetja e vetëshpallur e komunitetit shqiptar, e demaskuar publikisht nga revista humoristike prestigjioze Academia Catavencu.

 

BOX



(Vota: 21 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora