Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sejdi Berisha: Në këtë prag të Viti Ri…

| E marte, 03.01.2012, 07:08 PM |


Sejdi BERISHA:

 

NË KËTË PRAG TË VITIT RI!…

 

Pse kaq shumë acar

Në xhamin e dritarës

Në këtë dimër

Kur fjala shkrinë çdo gjë

Edhe borën mbi varrin e nënës

Edhe akullin e lëvarur

Mbi epitafin e varrit babait

 

Pse kaq ftohtë

Mbi lapsin tim

Kur desha ta shkruaj

Vetëm një varg

 

Bash në acar

Kur akulli then çerpikun

Dhembjen e ka ngrirë

Në shikimin e etur

 

Në acar nuk ka flutura

Për t’mi ndezur

Ngjyrat e këngës

Me krihët pikaloshë

 

Sa padrejtësi

Në këtë prag të Viti Ri