E premte, 29.03.2024, 06:20 AM (GMT)

Mendime

Zejdush Kastrati: Zoti ju marroftë!

E marte, 03.01.2012, 07:56 PM


Zoti ju marroftë !

 

Njeriun e paturpshëm nuk e bënë trupi, por dëshira.

S.Publilius.

 

Nga Zejdush Kastrati

 

    Pasi që Policia e Kosovës nuk po ju heton,pasi që Prokuroria e Kosovës nuk po ju ngritë akuzë e nuk po ju ndjek,pasi qe Gjyqësori I Kosovës,  po bënë sehir, dhe nuk po ju dënon,pasi që Eulexi, vetëm po ju vëzhgon, e herë herë, edhe me ju po bashkëjeton, dhe, pasi që politika kosovare, dhe  një pjesë edhe e asaj ndërkombëtare, po ju mbështet dhe po ju kurajon, atëherë,si duket,  nuk ka  mbetur tjetër, pos të shpresojmë,  se eksiston,  ndonjë fuqi  natyrore,  që do të veprojë, dhe do të ju dënojë,andaj, tash për tash, shpresa  dhe shprehja e vetme, që  ka mbetë, dhe që ju drejtojmë, të gjithë JUVE, është -“Zoti ju marroftë!

    Shumë kategori njerëzish,profesionesh e gjinish,moshash e etnish,në këtë Kosovën e pasluftës,janë akterë dhe pretendente, të denjë të këtij epiteti,por, dalja në shesh, e të palarave të shumta, apo ajo, që si duket, gjatë këtyre ditëve  ia ka vu “kapakun”, kuptohet për të keq, është , gjendja në Universitetin e Prishtinës,përkatësisht, veprimet e të  parëve  të këtij Institucioni publik, ku  sado pak, është  shpresuar dhe menduar, se me kalimin e viteve ,ky Institucion që në botën e  zhvilluar, evidentohet, si bastion i dijes ,intelegjences e ardhmerisë,por edhe krenarisë,  do të kursehet nga  allashvereshet dhe devijimet, të cilat degradojnë, cdo vlerë,  me shpresë, se në një të ardhme të afërt, do dalin kuadro, që marrin barrën e përgjgjegjësisë për zhvillimin dhe përparimin e një vendi.

       Fillimisht,publikimi me fakte  e dëshmi, në medie ,i një raporti, për paga marramendëse, të rektorit Mujë Rugova,por  edhe sejmenëve  tjerë në rektorat,  që me siguri, nuk janë të vetmit,e që nuk mund të emërtohen ndryshe pos plackitje dhe manipulim, i skajshëm, me paranë  publike,si dhe  arsyetimi  banal i tyre, se ata, kanë respketuar ligjet dhe nuk ndihen fajtorë ,(në një prononcim  për media edhe  Hajredin Kuqi minsitër i drejtësisë, thekson se nëse nuk kanë shkel ligjet, nuk  janë fajtorë),ishte nismë e daljes në opinion,  të paftyrësisë dhe demagogjisë, të atyre, që erdhen në këto  poste(si shumë të tjerë),  përmes “sms”-ve dhe politikës, dhe  pas kësaj, “ngjyra e kuqe” për rektorin Muja ,mund të llogaritet,një dhuratë e këndshme ,në krahasim, me ate, cka ka merituar të shpërblehen ky pseudopatriot dhe pseudointelektual !

    Pjesa e dytë e lojës, në Universitetin e Prishtinës, përkatësishtë, kaptina më e flliqtë dhe më e errët e prezantimit të ngjarjeve dhe ndodhive, është, publikimi i rastit më të dhimbshëm dhe me pasoja të paparashikue- shme,e që ka të bëjë me rekrutimin e studentëve te rinjë në tërsi në Universitetin e Prishtinës,  e që janë bërë, duke shpërfillë, kuotat e Ministrisë së Arsimit.(flitet për mbi 23oo sish)!

    Më konkretishtë, në shumë fakultete,por në veqanti në Fakultetin e Mjekësisë,përkatësisht në drejtimin e Përgjithshëm dhe  të Stomatologjisë,por edhe në Farmaci,si dhe në Fakultetin  e Arqitekturës,Ndërtimtarisë… kuptohet,  gjithnjë me bekimin dhe vendimet arbitrare, të MUJES së “madhë”,  së pari, u pranuan fëmijët: të Kryeparlamentarit Krasniqi,Ministrit Ceku,por edhe  fëmijë profesorësh e politikajshë tjere,por edhe beznismenësh,  edhe pse nuk kishin kaluar provimin pranues as 5 për qind nga 3o për qind të vënë në konkurs.

    Pra,  nga raportet e publikuara , del se, edhe pse  disa fëmijë, të këtyre politikajëve,  ishin ranguar të 184-të në listë, përkatësishtë, të 116, ata me “izën” e Mujës,

, por  me siguri, edhe me lejen e kërkesën e”Kupës” dhe të tjerëve,  edhe pse “ngelca”,iu bashkuan, qetës së studentëve  mantelbardhë!

    Fajin për këto veprime, nuk e  bartin fëmijët, apo ata që u regjistruan, edhe, pse nuk kishin kaluar testin  pranues,por në radhë të parë,  prindëritë e atyre, që janë, pjesë të Institucioneve  të Kosovës, si dhe ata, që janë, në krye të Universiteteve, në veqanti   i pari I Rektoratit,që bashkarishtë pa fije turpi, bënë këso krimesh,dhe  lëndimin  dhe dëmtimin, më të madhë ,në këtë rast, e përjetojnë, shumë studentë, që, nuk mundën të regjistrohen aty ku deshën, edhe pse  u mungonin në disa raste edhe  o,5  deri në 5 pikë, për të kaluar testin e provimit pranues, dhe për të vazhduar,  studimet,aty ku  dëshiruan dhe ëndërruan,që  nga bangat e shkollës fillore.

    Zatën, raste të tilla, ka me shumicë, dhe me siguri  numri i tyre, është  me qindra,    sa i përket suksesit të treguar qoftë gjatë shkollimit në shkollat e mesme  por edhe në provime pranuese ,  me siguri  janë para 2300 të tillëve , që janë regjistruar,   dhe ate  vetëm falë faktit dhe fatit, që janë, fëmijë, të  elitës politike,pastaj fëmijë të profesorve të Universitetit, beznismenëve por edhe “lekëve”që po kryejnë punën më të madhe në këso raste.

    Edhe largimi  i ish dekanit të Fakultetit të Mjeksise ,profesorit Gani Bajraktari, menjiherë pas mbajtjes së provimit pranues në këtë fakultet, me arsyetim , se  ka tendencë dhe dyshime  për manipulime, me rastin e regjistrimit, hap dyshime  se e gjithë kjo, është një lojë dhe skenar i përagtitur me kohë, .pikërisht nga Mujë Rugova dhe të tjerët, për të realizuar këtë skenar që u zbulua tani !

    Për fund dua ta përfundoj këtë shkrim me një deklaratë “bombastike “ të Mujës së’ Madh,’, i cili  në një prononcim ,pasi që iu nda një mirënjohje e  merituar,pat deklaruar se ai është “ bir cubi, e jo pisi” ,   kurse,   nëse bazohemi edhe në fakte, dhe dëshmi,  nga realiteti, apo shikuar gjenetekisht, ka shumë raste, kur babai i mirë, ka nxjerr femijë të këqinjë apo problemtaikë, apo e kundërta,por nuk është mirë të thirremi në familje,të afërm ,miqë e shokë, e që fetkeqësisht, po ndodh shumë herë, në veqanti, tani, pas luftës,  me të vetmin qëllim që të mbrohemi mbarpa tyre për turpet dhe marrit që po bajmë,por  populli thot” një gjë  që duket nuk do kallauz”.

Andaj, z rektor,ju,jeni  gjithëcka tjetër,por  burrë i ndershëm, patriot e atdhetar, nuk jeni me siguri, e më së paku jeni Akedemik.Jeni lakmiqar dhe servil.

    Zoti ju marroftë,së bashku me shumë të tjerë, që po  na vidhni, paratë tona, dhe mundin tonë!

 

zkastrati@hotmail.com



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora