E enjte, 25.04.2024, 04:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Agron Shele: Brishtësia dhe zjarri i shpirtit në poezinë e Bajame Hoxhës

E marte, 03.01.2012, 08:35 PM


Brishtësia dhe zjarri i shpirtit në poezinë e Bajame Hoxhës

 

Nga Agron Shele

 

Si një buqetë shumëngjyrëshe, me bukuri petalesh art dhe freski mendimi e meditimi, vjen krijimtaria e Bajame Hoxhës, e cila ashtu e ndërthurur  përbrenda shumë zhanreve, prozë, fabula e  poezi, plotëson dhe perfomon kreaturën e një personaliteti krijues. Në epiqendër të artit të saj gjen shtjellën njeri, me gjithë dinamikën dhe proçesionet që e shoqërojnë, gjen koherencën  kohë me gjithë kohezionin dhe reminishincat e saj, gjen akuartitetin shpirt me gjithë ëndrrat dhe shpresën jetë, gjen rilindjen e madhe me gjithë atavizmat dhe trubulimin e diktatit të kaluar.  Arti i saj ka larminë dhe subjiktivitetin e përjetimeve të thella, ka partiturën e një shpirti kolorit dhe për më tepër ka dritëhijet e vetë qënësisë, me dhimbjen dhe ëndrrat e mbetura pas kufizimeve jetë. Forcën e ndjenjës për tu ringritur dhe për të ravijëzuar një botë të tërë shpirtërore e gjen më së miri tek vëllimi poetik “Puthmë”, vëllim i cili karakterizohet nga një bosht i tërë lirik, me idil të përkryer dhe të sigmatizuar tek ajo ndjenjësi, që luan me zjarrin dhe akullin, me valët dhe bregun soditës.

 

“Tani endemi brigjeve të erës,

me valët tizare zihem çdo herë,

dhe zhytem thellë në pellgun e verës,

se dallgët e jetës më vranë përherë.”

 

Poezia e saj ka përgjithësisht strukturë të rregullt, vargje të puthitura dhe rimë, ka kadencë dhe muzikalitet dhe për më teper ka mendim dhe filozofi shprehëse. Vetëm përbrenda kësaj strofe gjen mesazhin dhe lajmotivin e autores për dashurinë, e cila figurshëm e vendos brigjeve të erës me valë tinëzare, për të vazhduar më pas tek kupa e verës, tek ajo kupë simbolizuese persiane, e cila e ngre dhe e çon ndjenjën gjer në dalldisje, gjer në harrim, atij harrimi të madh që nuk mund  të lejojë kujtimet trisht të së dieshmes dallgë herezi.Në kontekst të plotë me virtualitetin dhe vizualitetin e konceptimit të kësaj ndjenje njerëzore, vihet re elokuenca e vargut dhe brishtësia e fjalës, ana kompozicionale dhe srukturimi që nis me endjen e subkoshiencës, dikur... diku, lakonizon me valën që tinëzon, shqetëson, rrebelon dhe më pas refleksioni i kupës trazim, harbim, se, sepse ajo jetë e suverjuar dhe frikuar nga marrëzia mentale  hidhëron  dhe vret. Retrospektiva e poezisë së Bajames ka veçantinë dhe gjetjet e saj, ka kurbaturën e ngritjes dhe shpërthimin, ka befasinë dhe çiltërsinë.

 

“Përherë pasionet me zjarr i ndeza,

me metafora shpërtheva, unë ditë e natë,

dallgëvë, intrigave, përballë u dola,

që lumi i tyre të shterte në shtrat.”

 

   Natyrshëm autorja ngre mijëra pasione përbrenda zjarrit të shpirtit, të cilat sëmbojë dhe prekin, grishin dhe ndjenjëzojnë, shpërthejnë sfondin errëti dhe metaforizojnë të bardhën dlirësi, tronditin dhe refleksojnë .Vetë në thelb kjo është poezia, që të ngrejë magjinë fjalë në art dhe artin ta shndërrojë në letrargji, të mesazhojë sublimitetin dhe të optimizojë jetën e thjeshtë njerëzore. Dhe gjithë sinteza e ketyre vargjeve përmblidhet në një titull të thjeshtë në dukje, por domethënes “Tani”. Tani endet, tani jeton, tani ka vrarë kujtesën e kaluar mbi tela me gjemba, tani ka rilindur shpresën e së nesërmes, tani ka ndezur flakën e pasioneve dhe prapë tani ka risjellur bukurinë profarme të pranverës.Vëllimi poetik i Bajames ka ndjesi emocionale, por ka dhe larminë e vargjeve të lirë, ku caku i hermetizmit me futurizmin sjellin lirshën të tjera koncepte dhe evokimi rreth përgjegjësisë që individi ka dhe duhet të ketë për vendlindjen e tij:

 

Kur lë pas detin, i përflakur shtrihet vendi im,

me madhështi statujash ëndrramushur pret,

loti, malli, fuqishëm manifestojnë në shpirt stuhi

Zot, të puth dheu im,

jam në Atdheun tim përsëri.

 

   Fjalë profetike, dedikim i pastër për atë çka ndien dhe atë ç'farë përfaqëson atdheu për një poet, përshkrim narrativ të ngritur në odeon “Madheshti statujash” dhe përshkrim ndjesor “loti, malli” dhe së fundi thirrmë dhe pasthirrmë “Zot, të puth dheu im”, sepse atdheu është kudo, në mendim, në shpirt, në vetëdije dhe jeton e frymon me frymimin e individit.

 

   Autorja Bajame Hoxha në  vëllimin e saj  ka sinkronizuar dhe perifrazuar zërin autentik të shpirtit, ka përcjellur  tharmin poetik  me vetëdije pasionale, elokuencë, brishtësi dhe figuracion të plotë, ka alternuar poezinë  traditacionale me vargje të rregullta strofike në  trajta dhe forma më të lirshme dhe   me eufizmat e përdorura i ka dhënë dritë dhe hapësirë mesazhit artstik.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora