E enjte, 25.04.2024, 08:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Halil Matoshi: Satira politike si protestë

E marte, 03.01.2012, 08:34 PM


Satira politike si protestë

 

Nga Halil Matoshi

 

Sinan Kamberaj rikthen në letrat shqipe satirën politike, të lëvruar me sukses në letrat shqipe të traditës, që nga Faik Konica, At Gjergj Fishta, Fan Noli, Ali Asllani etj.

Autori ka zgjedhur zhanrin e satirës politike si protestë ndaj një mosmarrëveshjeje historike dhe etnopsikologjike ndër shqiptarët, por ai e lufton këtë mosmarrëveshje, jo me pezm e urrejtje, por përmes humorit dhe qeshjes.

Qeveria e parë e Kosovës së pavarme, sëbashku me drejtuesit e tjerë të shtetit (Kryetari,Kryeparlamentari, por edhe opozita) në lirikën

humoristike të këtij autori, paradizohet përmes reminishencave të një mosmarrëveshjeje gati fataliste, që rishfaqet nëpër etapat historike, në përmasat e një mallkimi a name: Shqiptarët i ngrisin dallkaukët e banditët tek retë - heronjtë e vërtetë i ulin tek pluhuri.

Pse ndodh kjo? Në mendësinë shqiptare, të themi në pamendësinë e tyre, e veçantë në Kosovë, injoranca është fuqi - sepse është shumicë, i dituri dhe i urti shpërfillet, madje cilësohet qyqan!

Qe, kjo është ajo mosmarrëveshja e shekujve, sepse pushteti kuptohet veç si fuqi, karshillëk e mujshi, por jo edhe sferë humane e shoqërisë; pastaj lakmia për me u pasunue nga zyra publike dhe pa profesion e rezultate, e ngrit pushtetin në kleptokraci.

Liderët shqiptarë i shquan mburravecëria e njeriut të mbijetuar mbi një pirg kufomash (Elias Canetti), e jo bashkëqeverimi

me njerëzit e gjallë.

Kombi i ndërtuem mbi paradokse dhe i konfuzuem me “Kombin komunist” (Njeriu i ri), në vargjet e Kamberajt shfaqet herë paranojak (që shpesh s’e di a do të të përqafojë apo do të të versulet për të të rrahur), herë i zemëruar deri në urrejtje, e shpesh euforik deri në marrëzi.

Kryeparadoksi, megjithatë është se të varfërit i vishet maska e zëngjinit, e ky i fundit dalldiset.

Përmes vargjesh, autori, duke u mbështetur në traditën e gojtarit popullor, shpotit dhe qorton, e më shpesh bën kritikë shoqërore, gjithnjë brenda zhanrit që e ka zgjedhur për t’u shprehë.

Atë që e bën kritika shoqërore dhe gazetaria e mirë, atë që e bën karikatura ose pllakati politik dhe kolazhi (p.sh. Xenini); ose atë që e bën Rock-Bendi “Troja” - po atë mëton edhe ky autor - ta fisnikërojë politikën dhe shoqërinë, duke i vënë në siklet - duke shkaktuar të qeshura.

Me këto vargje satirike, Kamberaj nuk e ndjell gjumin, por zgjimin dhe korrigjimin e vetes, ai fton që të zgjidhet mosmarrëveshja, jo me

krekosje, por me modesti e urtësi. Autori tall veset e këqija, por nuk urren, parodizon të fuqishmit, do që t’i bëjë më normalë. Sëpaku i

grish që të reflektojnë.

Këto vargje edhe kur t’i nxjerrin lotët nga e qeshura dhe qësendia - në skenë nuk bienkoka e gjak.

Autori ç’heroizon të marrët për t’i lëshuar rend heroit të vërtetë.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora