E enjte, 18.04.2024, 04:47 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Vaclav Havel, Demokrati cek - një model që i duhej Shqipërisë

E hene, 02.01.2012, 08:33 PM


Vaclav Havel Havel, Demokrati  cek - një model që  i duhej  Shqipërisë

 

Nga Pirro Prifti

priftipirro@hotmail.com

 

Vdekja e Vlaclav Havel (5 October 1936 – 18 December 2011) heroit te revolucionit te kadifenjte, shkrimtari, poeti dhe politikani i cili u be presidenti i Ckeise me 1990 deri me 2003 kur ai la presidencen per shkak te kancerit te kolon-it (pasi  u operua ne Viene), kundërshtarit te tij me te ashper  politik Vlaclav Klauss, - la nje gjurmë të pashlyeshme në vendin e tij por dhe në gjithë Europën qendrore dhe lindore e në botë me figurën e tij të papërlyer me mbeturinat e  doktrinës komuniste ashtu si ndodhi në vendin tonë dhe dhe në Europën lindore.

Nderimi i figurës së tij pa dyshim   i ka bërë nder kujtdo në Shqipëri dhe në botë, sepse Havel ishte figura e një demokrati model sidomos në diktaturat komuniste të vëneve të ish traktatit të Varshavës, në të cilën edhe vendi ynëishte pjesë e tij deri më 1968 juridikisht dhe politikisht .

Historia e këtij disidenti të rregjimit komunist i cili shkruajti  rreth 20 romane si dhe një numur të shumtë artikujsh të përkthyera shumica në gjuhët   kryesore  të huaja, vepra e tij politike e nderuar me çmimin Nobel, kërkesat e tij për të respektuar një ditë të caktuar në kujtim të  `Dita Europinane për viktimat e Stalinizmit dhe Nazizmit`, medaljet e marra në nderim të tij si `Medalja Ambasador i shperblimit  për Vetëdijen`,  Shpërblimi  për  Katër Liritë`, Medalja ` Presidenciale per Lirine` , Medalja e `Lirise nga Filadelfia, medalja ` Urdheri  i Kanadasë`, si dhe renditja e tij në 100 intelektualët më në zë sipas revistës  `Prospekt` në vitin 2005 paraqet edhe një here vlerësimin e lartë ndërkombëtar për këtë figurë të shquar intelektuale e cila ndikoi në rënien e komunizmit në Cekosllovaki,,  figurë e cila ishte gjithashtu dhe kampione e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Historia e jetës së  tij është një histori brilante e jetës së një intelektuali të vendosur,  të pa korruptuar  nga rregjimi komunist dhe në luftë të papajtueshme me  diktaturën komuniste të atëhershme. Pas Pranverës së Pragës MË 1968 (pas pushtimit të Cekoslovakisë nga trupat e Traktatit të Varshavës), dhe pas komenteve të tij në Radio e Lirë e Cekoslovakisë `Liberec`, ai u bë shumë i njohur dhe politikisht aktiv në atë kohë. Vlaclav Havel ishte bashkë autor i  Kartës së të drejtave Humane që u quajt Karta 77, e cila e njohu atë në arenën ndërkombëtare si një lider i opozitës ceke të Dubcekut. Për pasojë rregjimi i atëhershëm komunist cek e persekutoi dhe e futi në burg. Në vitin 1989 kurr regjimet komuniste ranë njëri pas tjetrit ai u bë lideri i të ashtuquajturit Revolucioni i Kadifenjtë Cek dhe u bë për herë të parë që nga 1945 presidenti i parë cek jo komunist. Presidenti demokrat Vlaclav Havel pranoi ndarjen e Cekoslovakise në dy shtete pikërisht për hir të të drejtave dhe lirive të njeriut në Ceki dhe Slovaki, anëtarsoi Cekinë në NATO dhe në BE ( në fakt, anëtarësimi në BE, u bë 1 vit pas dorëheqjes së tij për shkak të sëmundjes më 2004). Në periudhën e komunizmit novelat e tij `Vanjek`, `Letra Ollgës` (kjo e fundit flet për burgimin e tij të gjatë), esse-të  e gjata dhe të famshme të tij  ` Fuqia e të Pafuqishmëve`, lanë një përshtypje të thellë në popull dhe më vonë u përkthyen dhe jashtë shtetit duke i dhënë një famë të padiskutueshme si shkrimtar.

Fama e tij si themeluesi dhe drejtuesi i Revolucionit të Kadifenjtë i cili përmbysi pa gjak komunizmin në Cekoslovaki, qëndron në një kontrast të plotë me ndryshimin e sistemeve në Europën lindore dhe në ish-Jugosllavi, për shumë arsye :

·         Së pari sepse në Shqipëri nuk ka patur intelektualë të këtij tipi përvecse në burg, dhe se në përgjithësi intelektualët dissidentë në Shqipëri ishin deri diku të lidhur me rregjimin ose të lëshuar nga ky rregjim për të dis-informuar publikun e atëhershëm,

·         Së dyti sepse në Shqipëri rregjimi komunist ishte shumë më i ashpër dhe më  diktatorial se sa rregjimi komunist në Cekoslovakinë e atëhershme për shkakun se rregjimi komunist shqiptar ndërhyrë në aspkete shpritërore të shoqërisë shqiptare duke e detyruar të largohej  nga feja me detyrim –pra duke u bërë rregjim i parë atesit në botë, si dhe duke cpronësuar më dhunë të gjoithë popullatën shqiptare. Këto nuk ndodhën    Ceki.

·         Së treti dhe së fundmi, intelektualët shqiptarë ishin shumë të indoktrinuar, dhe se klasa intelektuale ishte vecanërisht e dhunuar nga rregjimi komunist (pra dhe në Cekolovaki) dhe  komandohej e drejtohej paradoksalisht nga përfaqësues të fshatarësisë kooperativiste dhe nga klasa punëtore (kujtoni grupet punëtore fshatare që kontrollonin inteligjencen), duke krijuar në Shqipëri një klimë terrori të vërtetë.

Megjithatë një tip intelektuali si  Vlaclav Havel duhej të ishte një simbol i inteligjencës edhe në inteligjencën shqiptare por që në fakt mungoi. Kjo pati pasoja të rënda pas ndërrimit të detyruar dhe të domosdoshme të sistemëve duke sjellë mungesë stabilitetit për 20 vitë rresht në Shqipëri.

Nderimi dhe respekti që i jep populli shqiptar dhe vecanërisht inteligjencia shqiptare ashtu si dhe unë nëpërmjet këtij shkrmi modest, është në fakt një apologji për atë që duhej të bënim në ato kohëra në mënyrë që të mos linim, por dhe të mos e lëmë akoma Shqipërinë e sotme në pezullin dhe kënetën e tranzicionit.

I përjetëshëm qoftë kujtimi i tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora